Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim, kryetarët e AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) në rrethe. Teksa vuri theksin tek korrupsioni në këtë sektor dhe problematikat e ndeshura në 4 vitet e kaluara, kryeministri Rama tha se do të vendoset një standard i ri në këtë drejtim.
Kreu i Qeverisë theksoi se nuk do të lejohet më therja e kafshëve në rrugë, gjë që sipas tij në vendet e rajonit dhe të Europës dënohet me burg.
Rama tha se prioritet i AKU për 100 ditë e para të punës për këtë mandat do të jetë mbyllja e të gjithë thertoreve që ushtrojnë aktivitetin e tyre janë standardeve, apo therin kafshë në rrugë.
“AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Janë vënë gjoba korruptive, dhe ju e dini mirë për çfarë po flas. Therje në rrugë nuk mund të ketë më. Jemi i vetmi vend në kontinent që ther në rrugë. Në asnjë vend të rajonit dhe Europës, nuk theret gjë e gjallë në rrugë. Dhe për gjakun e derdhur në rrugë shkon në burg. Këtu thertoret janë të përhapura në të katra anët si dyqanet që shesin rroba. Mbyllja e thertoreve që nuk plotësojnë standardet dhe therin në rrugë, është plani kryesor i AKU për këto 100 ditë”, u shpreh kryeministri Rama.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kryetari i ri i AKU-së, i cili u prezantua ditën e sotme.

Bravo i kjoft kryeminstrit qe kerkon te veje rregull ne therjen e bagetive!
Qeveria duhet te vendosin vendin e duhur per cdo thertore te licensuar,njikohesisht dhe norme numeri per cdo bashki.Bile bile si ne vendet e perendimit ku duhet te anetaresohemi te ndalohet rreptesisht therja e bagetive ne vendbanim,shtepia.Kush shkel vendimin te gjobitet qe ti vije mendja verdall,per te mos perseritur se dyti.
mjaft e drejte, pervecse te ndalohet therja e bagetise ne vendbanim, dhe te licensohen thertoret, gjithashtu:
te forcohet kontrolli mbi pushtetin lokal, te promovohet angazhimi i qytetareve ne kontrollin e pushtetit lokal.