Rama: Thesari i Marubëve do dalë nga burgu i harresës

anazapta

Paraditen e sotme është zhvilluar në qytetin e Shkodrës konkursi “Restaurimi dhe Muzealizimi i Fototekës Kombëtare “Marubi””, ku ka nisur prezantimi i fazës së fundit të përzgjedhjes së projekteve fituese për restaurimin e fototekës “Marubi”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qënë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila në fjalën e saj e cilësoi fototekën “Marubi” si një thesar të cilin duhet vetëm ta sigurojmë dhe ta gëzojmë, duke shtuar se në përfundim të këtij muzeu, thesarin e fototekës Marubi synojmë ta regjistrojmë në thesaret e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

“Thesari “Marubi” është një thesar që duhet të vendoset në zemër të Shkodrës, sepse vetëm aty ai është i sigurt. Thesarin “Marubi” ne nuk duhet vetëm ta sigurojmë, por edhe ta gëzojmë”, citohet Kumbaro nga Ora News.

Ndërsa kryeministri Rama shkroi në Facebook se më në fund thesari i Marubëve do dalë nga burgu i harresës e lagështirës.

“Konkursi ndërkombëtar për muzeun Marubi në Shkodër. Më në fund thesari i Marubëve do dalë nga burgu i harresës e lagështirës”, shkruan Rama.

Sot do të prezantohen pesë projekte, për të mundësuar restaurimin e “Marubit”. Këto pesë projekte dolën nga gara e parë ku morën pjesë 26 propozime nga 8 vende të botës.

Share This Article
11 Comments
  • ore ky Edi Rama ka ardhur ne qeveri per te nxjerr shqiperine nga kriza e per te shpetuar shqiptaret nga varferia, apo per te hapur ekspozita, si e ka koinceptuar qevberin ky njeri, si galeri artesh te Lame-Lumes e Shkrelit, apo si qeverisje te halleve te popullit e te vendit?????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • O injorant po si thua ti te leme nje kulture aq te vyer e te rendesishme te europes te na humbi? Ai po e ben shume mire dhe pjesen e nxjerrjes nga kriza packa se ka dhe njerez “te verber” te cilet nuk arrijne te dallojne asnje ndryshim nga ata hajdutat e pd-se!!

    • BRavo z.Rama qe po merreni dhe me kulturen e ketij vendi se eshte shume e nevojshme sepse ka qene per vite te tera e harruar nga qeveria!! Ju pergezoj per vendimin e marre!!

    • Na vjen keq qe ju shpellareve ju duket pune e kote, por njerezit me vizion, kete dine te bejne, te shkulin antikulturen dhe te rivendosin dinjitetin kulturor.

  • Me gezon ky lajm.Rivitalizimin e kujteses historike dhe artistike shqiptare e shoh si nje sherbim te vyer kombetar.Uroj ta shohim e gezojme sa me shpejt rezultati .

  • Te bejne pershtypje theniet e zotit kryeminister se gjoja thesari i fotografit te njohur te Shkodres, Marubi na paska qene ne burgun e harreses.
    Une mund te permend vetem nje botim te Shtepise Botuese “8 Nentori”, Tirane 1982 me titullin ” Gjurme te historise kombetare ne fototeken e Shkodres”, ku ne fund te botimit eshte shkruar se fotografite jane te pergatitur nga Gege Marubi.
    Pra si zakonisht ky kryeminister karagjoz shpreson qe qytetaret nuk e kane idene se kush ka qene fotografi i mirenjohur shkodran dhe tani qe ai eshte kryeminister po na e nxjerre nga ” Burgu i harreses “. Nuk jane shqipetaret dhe shkodranet ata qe harrojne. Sic shihet nga botimet e viteve 80 dhe me pare ose me vone kur ka qene nevoja ketij personaliteti te kultures se Shkodres dhe te mbare vendit i eshte dhene vendi qe e ka merituar.
    Perpjekja e ketij kryeministri eshte thjeshte qe qytetaret ta harrojne kete fakt dhe te thone se
    pikerisht ai E.Rama eshte shpetuesi i vlerave te kultures te popullit shqipetar.
    I denje per batuta shakashe qe do te levrojne ne Shkoder, mbas ketyre pretendimeve bajate.

  • Urime Fototekes Kombetare Marubi. Nje vlere qe ben krenar jo vetem shkodranet, por te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Kjo pasuri meriton nje muze dhe njohje sa me te plote ne shkollat tona e me gjere. Shkodra ka qene kryeqytet i artit,kultures dhe i atdhetarise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *