Rama thirrje emigrantëve: 5 mijë euro për çdo emigrant që kthehet dhe do të hapë bujtina

J L

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në agro-turizëm.

I pranishëm në Burrel, në një takim me të rinjtë, Rama tha se do t’i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo prindërve.

Po ashtu, kryeministri shtoi se do të bëjë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, mjafton që ato të mos jenë para krimi, në mënyrë që ata të investojnë dhe të marrin fitime që, për Ramën, do të jenë më të larta se sa ata marrin duke punuar për të tjerë në emigracion.

“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është  e mundur”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Nuk kane nevoje emigrantet,qe ju t’u jepni nga 5 mije euro,por ata kane nevoje qe qeveria shqiptare te shporre padrejtesite e medha,qe i bene dikur ata,qe te largohen nga vendi!
    Emigrantet nuk jane femije qe t’i mashtrosh me karamele,se ata kane pervojen e shtetit ligjor dhe demokracise ne vendet ku banojne dhe punojne gje qe i ben ata te nxiten apo jo te vijne ketu,ne se do bejne vleresimin pozitiv apo negativ te realityetit!
    Se emigrantet ju njohin mire juve,z.kryeminister,qe pervec propagandes mashtruese,taksave te larta,varferimit skandaloz te shumices se shqiptareve,administrates publike te pa afte dhe te korruptuar , etj asgje te mire nuk gjejne ketu!
    Per ata eshte i mjaftueshem fakti se pse per 30 vjet nuk vijne investitore te medhenj,qe kurre nuk keni krijuar nje Zone te Lire ekonomike,qe minierat e kromit nuk ua dhate me koncesion Kines,qe kla qene bleresja kryesore e kromit tone,ne menyre qe jo vetem te zhvillonte zonat e banuara perreth minierave,por te vinte ne pune hekurudhen,te modernizonte portin e Shengjinit etj!
    Ju nuk i keni dhene ishullin e Sazanit,plazhin e Divjakes etj si koncesione shteteve apo bizneseve te fuqishme veriore,si vendet skandinave,Britanise se Madhe etj,qe jo vetem te ndertonin resorte turistike te nivelit boteror,por edhe te kishin garantuar klientele gjithe vjetore!
    Se dimri ne Shqiperi eshte si vera ne veri etj!
    Por edhe sot minierat e kromit,bakrit,hekur nikelit,Sazani,Divjaka etj jane pasuri te rrenuara qe vidhen nga hajdutet etj!
    Minerali i bakrit,kromit,hekur nikelit etj ka qene me cikel te mbyllur!
    Nga bakri prodhohej kabllo dhe tela bakri ne Shkoder i cilesise boterore,ku 95% e prodhimit eksportohej!
    ]Ne Korce ishte Uzina e Instrumenteve mates me teknologji moderne gjermano pertendimore,prodhimi i se ciles eksportohej per llogari te vete gjermaneve 95% e prodhimit!
    Po keshtu moderne ishte edhe Uzina e Urese ne Fier etj!
    Pse nuk funksionojne keto pasuri tani?
    Kjo eshte arsyeja pse emigrantet nuk kane besim tek ju,z.Rama,prandaj propaganden tuaj perdoreni per te mashtruar militantet!

    • duhet të jesh emigrant në burkina faso që të gënjehesh me 5 mijë euro!!
      e çfar mund të bësh me 5 euro,dy rroga gjermane,e një zvicre??
      janë 10 rroga të mira shqiptare por po flitet për të joshur një emigrant për tu këthyer në shqipëri dhe për të investuar!!
      e nuk ma merr mëndja se do ti duhen vetëm 5 mijë euro!!

      • Nuk eshte çeshtje parash. Une qe kam 20 vjet ne perendim ju them se seshte pune paresh. Shpesh ma bejne pyetje kur vij me pushime. Pse eshte me mire andej? Ja sa leke merr ti atje? Pergjigja qe jap eshte se jane mijera gjera te vogla, te thjeshta qe ta bejne jeten te jetueshme. Eshte ceshtje perspektive. Askush nuk do qe femijet e lindur ne nje sistem ku respektohet dinjiteti njerezòr te kthehen ne nje vend ku fjala dinjitet nuk ka kuptim. Pse te kthehen ,qe femijet e tyre te riemigrojne serish? Gjithsesi une personalisht do ti uroja fat çdo shqiptari qe deshiron te kthehet.

  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Nëse një emigrant me shumën 500 mijë Euro vjen në Shqipëri për të investuar, tatohet 10% (minimalja) e shumës që ka sjellë me vete,pra 50 mijë Euro.Nga keto 50 mijë Euro të tijat,Edvin D’Rama do ti “dhurojë” 5 mijë Euro,pjesa tjetër 45 mijë Euro përfundojn në xhepat e mafiozëve të “rilindjes”! 45 mijë Euro jan dy vite punë në vendet perendimore dhe 12 vite punë në Shqiperi.Është e qartë se kush fiton në këtë ofertë.Një humbje të tillë nuk e merr parasysh një mafioz që i ka fituar Eurot me pisllëqe,por jo një emigrant që i ka fituar Eurot me djersë.Qeveria Tuniziane u afron tunizianëve që punojn në vendet Perendimore dhe posedojn akoma nënshtetësinë tuniziane,apartamente në bregdetë me sipërfaqe 120 m2 me çmimin 12.5 mijë Euro (që është kosto e ndërtimit të apartamentit në një truall shtetrorë).Pra pa asnjë përfitim.Përfitimi konsiston në ate,që nështetasit tunizianë të jenë të lidhur me vendlindjen në formën e një turisti,qe pushimet e tij i bën në Tunizi,pa shumë harxhime.

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Je bere i neveritshem o Rame ,si nuk e kupton .
    Pa pike turpi flet se edhe leket do i legalizosh ,edhe ato qe i mbani poshte jastikut .Me kete e qe thua, i bije deres qe te degjoje pragu .Do ti pastrosh parate vehtes tende dhe ministrave te korruptuar te tu . .Refugjatet kane leke te pastra , i kane me djersen e ballit ,prandaj ,leri triblat o Rame .

    Kurse o urjaip ,refugjateve nuk i dhate mundesine per te votuar ,i kini frike domosdo.

    Dhe e fundit o Rame eshte se refugjati nuk te vjen ne shqiperi ,jo vetem per nga ana ekonomike ,por refugjati qe jeton ne perendim ,ku fuksionon shteti ka dinjitet ,kurse ne Shqiperi me keqeardhje nuk funksionon shteti , nuk funksionon ligji fare ,nuk ka transparence ,dhe si e tille ,ne shqiperi ska as edhe nje njeri i pa perkrahur DINJITET :.Me fal se harova me kryesoren ,ju te gjithe e keni monopolizuar deri ne embrion tregetine .Ne shqiperi nuk ka treg te lire ..Pse aq budallenj i ben ti refugjatet o Rame i “zgjuari ”
    Leri pallavrat o Rame ,jo per ndonje gje ,po po e ul vehten tende .

  • Ma nxore me xhengela o Rame .
    Edhe une jam refugjat .Por kem vite dekata te tera ne gjygjet e juaja te korruptuara ,per ceshtje pronash .Kam dhe ullishte por kam edhe ne bregdet . Ne bregdet kane ndertuar mafjozet politikane pa leje ,sme keni lene ,i pari ti sot e dje Berisha ,sikur edhe nje kasolle te ndertoje sa per 10 dite plazh ne truallin shume te madh timin ??? .Nga ullishtet e trojet e tjera i keni ndare me ligjin famekeq 7501 , ku ne te Netes tende ,te investoj une o Ramut .Na bere te permendim te vdekurit ,dhe nuk e kam per edukate te shprehem keshtu .Sinqerisht tme fali e ndjera ,pamvaresisht ka pjelle e ritur nje komunist te pa pergjegjshem .Prandaj ishalla te hedhin ne Lane votuesit kesaj here , ty o Rame mashtruesi , e demagogu rugac .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *