Rama thirrje qytetarëve: Ejani në koalicionin e hapur, ta kuptojnë drejtorët në zyra se…

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen platformës për qeverisjen e vendit. Nga qyteti i Beratit ku ka vijuar dëgjesat pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, Rama tha se çdokush që dëshiron mund të bëhet pjesë e koalicionit të hapur për të patur akses në procesin e vendimmarrjes.
Rama tha se vetëm në këtë mënyrë qytetarët mund të shprehin shqetësimet e tyre, dhe të denoncojmë mungesën e shërbimeve.

Sipas kryeministrit çdo qytetar mund të ndjekë punën që bën administrata, duke u shprehur edhe njëherë se çdo punonjës duhet të bëjë detyrën e tij.

“Platforma jonë do të jetë e hapur për njerëzit me krijimin e qeverisë së re. Aty do të ftojmë këdo që do të bëhet pjesë i koalicionit të hapur.

Ata që duan të bëhen anëtare të koalicionit mund të regjistrohen dhe të kenë akses në procesin e vendimmarrjes, realisht, sipas sektorëve ku janë të interesuar. Unë e kam ndjekur aventurën e vajzës që dëgjuat.

Ne kemi mbështetur sa kemi patur mundësinë e këtij aktiviteti rafting, nga hiçi. Është një nismë që ka përfitime të mëdha, për komunitetin, për imazhin e Shqipërisë, e me radhë.

Nëse ajo dhe shumë të tjerë që janë të interesuar në turizmin e aventurës do të regjistrohen në këtë platformë dhe do të japin mendime e tyre në të gjitha rastet kur bëhet një ligj, apo merret një vendim apo masë në shërbim të turizmit, çdo veprim do të ishte më i vlefshëm.

Atëherë do ta kuptojnë drejtorët se janë të rrezikuar në çdo rast kur nuk bëjnë punën. Se nuk duhet të jesh vetëm mik i Nardit, për të ndërhyrë, por çdo kush mund të bëjë kërkesat e tij.

pas ekranit do të jetë një armatë e tërë njerëzisht që do ndjekin një për një shqetësimet e qytetarëve, dhe do t’i verifikojnë të gjitha. Se mund të ndodhë edhe që të ketë të drejtë zyra. Do e shoqërojmë këtë edhe me masa në ligj.

Do të bashkëqeverisim. Do të dëgjohet zëri juaj. Unë e di që uji i pijshëm është një problem shumë i madh. Po të marrim në letra shifrat që janë harxhuar në këtë drejtim, do të kuptoni se do të ishte bërë shumë më shumë.

Përsa i përket sektorit të bujqësisë jemi të vetëdijshëm se duhet reformuar plotësisht. Edhe pse deri më tani është bërë punë”, u shpreh kryeministri Rama.

Share This Article
5 Comments
  • Tashti populli mos ta marrin per fushat.Keto qe deklaron Rama jane premtime mbas fushate mbas fitoret te shumices se votuesve te popullit dhe do bahen.Per kete,Rama afron sa ma shume njerez qe ta marrin situaten ne dore dhe shqiperia te behet shtet qe drejtohet dhe administrohet me ligjin e ligjet e kushtetutes.

  • Po sa here te thane njerezit per drejtoreshat e tatimeve dhe doganave por ti hic! Sa here te denoncuan drejtoret trafikante por ti jo vetem qe e3 bere veshin shurdh por i mbroje. Sa here te thane qe vendi po mbushej me droge kurse ti flisje percart per mushkonja me tallje. sa here te thane qe Tahorri eshte koka e krimit ndersa ti jo vetem qe nuk e hoqe por e promovove e tani do ta rivendosesh minister per te bere gjema te reja. Sa here tu tha per avokatet e Strasburgut qe tu kthyen mbrapsht por ti hic vazhdove duke ia cuar emrin kunatit te Xhafajt duke habitur gjyqtaret e Strasburgut me kokeortesine tende, sa here tu ankuan qytetaret per Gjushin qe betonizoi Durresin dhe shkaterroi pjesen antike te tij por ti hic madje talleshe. Eh sa gjera tu thane por ti e kishe mendjen tek kazanet e tepsite. Kesaj here ne fund te katervjecarit nuk do te kesh as alibine e LSI se per deshtimet ndaj po kerkon qe te gjesh ndonje qe t’ia lesh fajin se vete e ke problem qe te besh “mea culpa”. Ne shtator do te shohim nese do te besh aleance me Lulin e me pas do te shohim qyfyre pafund nga te gjithe servilet.

  • THirrje ne force,Thirrje ne fuqi,Thirrje ne mesime,Thirrje ne besim.Thirrje ne Popull, mesuesin me te madh,me besnik e me te urret.Ky eshte aleati me besnik i cdo partie politike,PS eshte shembulli me i mire,qe mori besimin dhe pranoi detyren t’i sherbej popullit me perkushtim e sinqeritet te pergjegjshem,PD eshte e vetmja parti politike, qe fitoi kete besim nga sovrani qe e vetem ne kualiucion me popullin-votuesin te formoje qeverine dhe ne kete kualicion te qeverise ete jet pergjegjese para votuesit,Vertet shembull i veçante,”Sui generis”. Mesim per te tjeret dhe shembull per demokracine moderne Evropiane

  • Edi Rames:Ju thoni”…me krijimin e qeverise se re , do te ftojme cilindo, te behet pjese e koalicionit te hapur ” A mos do te thote kjo se nji pjese nga keta qe afrohen ne koalicionin e hapur do te jene edhe pjese e kabinetit te ri qeveritar? Do te ishte ndoshta nji zgjedhe e merituar per cilin do qe cfaqet aktiv ne kete levizje : dhe do te merte kuptim nji qeveri e popullit.

  • Coni para drejtesise dhe sekuestroni gjithe pasurine e
    tundeshme dhe te patundeshme familjes se kryekriminelit
    te Vicidolit ! Vetem duke bere kete hap,sigurisht permes
    organeve kopetente,organeve te drejtesise se ardhesh-
    me dhe jo kesaj drejtesie gjrize e ujrave te zeza, ju zoti
    K/minister keni realizuar 85 perqind tepremtimeve qe i
    keni bere shqiptareve, ndryshe do t’i zhgenjesh shume
    shqiptaret,megjithese une si individ besoj shume ne ate
    qe ju e perseritni vazhdimisht si sllogan : ” S’keni pare
    gje akoma”
    Shenim : Sot Dio Guardi ka bere nje deklarate te forte per
    familjen e Vicidolit,fstkeqesia me e madhe e Shqiperise
    dhe kombit shqiptar !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *