Përmes një postimi në “Facebook” Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të vlerësojnë shërbimin e marrë nga institucionet në vend.
Rama thekson se notat do të gjenerohen periodikishtë nga të cilat do të dali një notë mesatare.
Kryeministri shton se për çdo shkelje do të merren masat e nevojshme, ndërsa për ata të cilët do të vlerësohen pozitivisht do të ketë shpërblime.
Postimi i plotë:
“ NOTA JUAJ
Ju lutem hidhini një sy dhe mundësisht shkruani çfarë mendoni.
Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.
Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.
Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.
Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një seri masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut✌️”-shprehet Rama.
E.Xh

I drejte, i sakte, i shpejte, i kompjuterizuar dhe vleresues ky mekanizem qe propozoni Z. Kryeminister.
Urime dhe suksese.
Sygjeroj edhe organizmin e seancave per skjarimet e nevojshme me qytetaret qe ata te jene te pergjegjeshem dhe serioze ne dhenien e mendimeve te tyre per nepunesit e administrates. Nuk eshte e lehte te arrihet ndergjegjesimi dhen pergjegjesia e qytetareve, por plotesisht objektiv i arritshem.
Zoti Rama!
Se pari ,me duket habi kjo risi sepse ky shtet mizerabel nuk e ka degjuar kurre qytetarin.
Kjo ka ndodhur per disa arsye:
1-Pushteti eshte ndare si placke lufte dhe me placken e luftes ben cfar te duash.
2-Administrata eshte mbushur me militante e jo profesioniste.
3-Korrupsioni u be sistem sepse
kontrolli i brendshem ka qene formal thjesht tek zbatimi i orarit te punes.
4-Ministra u caktuan politikane e jo profesioniste.
Eshte krim qe ministri i financave te jete mesues anglishte ndersa ministri i drejtesise mjek etj.
Cfare organizimi e drejtimi mund te beje nje amator kur vartesit e tij jane 100 here me specialiste se ai?
Administrata duhet te jetee kontrollueshme ne cdo pune qe ben.
Te gjithe duhet te jene te kontrolluar per cdo pune nga vete hallkat dhe eproret e tyre.
Ne se kapet me shkelje nje vartes nga kontrollet e nje shkalle me lart,atehere duhet denuar i pari eprori i tij me i afert qe nuk e ka kapur shkeljen me pare.etj
Si keto ka plot,por ju nuk i ftoni specialistet e vjeter qofte edhe pensioniste qe te japin pervojen e tyre te vyer.
Kete mund ta beni edhe formalisht per nje kohe, ne se persosjen e vazhdueshme te admimistrates nuk e keni seriozisht.
Bukur Z.Rama e mendoj qe te gjindet nje form per te vleresuar vendimet e gjykatesve dhe prokuroreve ! Shqiperia dhe shqiptaret prej ketyre vuajn e ktu esht celsi i korupsionit makaber ! Nuk di si realizohet kjo, sepse ankesat nga nje shkall ne nje tjeter mbeten po ato, se sorra sorres syt nuk ja nxjer
Ja fillojeni ti vini notat Rames, Beqajt, Tahorrit, Gjiknurit, Lali Erit qe po e than Tiranen per uje vetem per te justifikuar rritjen e befte te cmimit te ujit, doganat, tatimet, e meradhe. “Sheshi fantastik” i lali Erit duket si shkretetira e Saharase gjate dites ku veshtire te gjesh guximtare qe ta kalojne mes permes.
Z.kryeminister,
Meso nga gabimet e ish kryeministrit.
Mos u bej populist ,krijo institucione të perendimore,dhe …….hesht,shfaqu sa me pak ne TV ….ndryshe hik pirdhu edhe ti
Fuck of with other words.
Inderuar Kryeminister . Institucjoni me njerez me te paafte me partiake njerez jokopetente hajduta organike teper e fryre arrogante rrugecer ,nuk te zgjidhin asnjere pune . Uthua eshte gabimi im te pergjigjem eshte i juaji pergjigju.Nuk e dime ne e ka sistemi .Mendoj ta fillosh me Tatimet.
Shume e drejtë,shumë interesante dhe frymëzuese ideja Juaj z.Rama.Jam në Francë dhe jam i mrekulluar me pritjen e shërbimin e administratës,Është e pa imagjinueshme sjellja këtu.Përpikmëria,falnderimet që merr sapo vete e paraqitesh,ai të falnderon jo ti,dëgjesa që të kushton,shpjegimet që të jep,qetësia dhe përqëndrimi për ty ndonse radha mund të jetë e gjatë,ai-zyrtari-ka për qëllim se si të të shërbejë ty,që ti ta kuptosh problemin apo detyrën apo shërbimin qoft edhe teknik,qoftë edhe për një blerje telefoni.Nuk të lë ti thuash por ta thotë vetë përpar mirëmëngjez apo faleminderit,të jep me shkrim datën tjetër të takimit,bile të merr në telefon e të kujton se sot ora xxxx ke takim do paraqitesh?? etjere e tjera.Këta janë zyrtarë të ligjit por edhe populli përbëhet nga qytetarë të ligjit.Shteti punon për TA dhe qytetarë punojnë për shtetin e TYRE.Duhet të ndërgjegjësohemi se jemi shumë larg duhet të bëjmë hapa të mëdha e të shpejta ndryshe nuk varet shumë nga Europa sepse edhe sikur të na fusin në Europë nuk funksionon dot pa këto anë të tjera por jetike.
Ky njeri pasi e rrenoi plotesisht per 4 vite ekonomine Shqiptare. Pasi beri deputete kriminele me kushtin qe te paguanin per emrin ne liste, pasi e krheu Shqiperine ne hashashistan dhe shendetesine ne koncesione me perqindje Beqaj, tani del dhe thote qiqra ne hell ne FB. meqenae FB na qenka kthyer ne faqen zyrtare te kryeministrise. Mund ta besomi sa te doni kete karagjoz cirku, por ju garantoj se keq e me keq ka per tu bere aty. Njerezit jane pa buke e ky krihet ne FB. Nuk e di sa do te vazhdoj te qeverisi, por nje gje eshte e sigurt. Shtrengoni rripin se deri sa te zhduket ky nga Kryeministria, keni per te ngelur pa breke fare.
Fatkeqesia e ketij kombi eshte se ka 80% katunaroprovincjale dhe deri pardje kishim nje kryeminister Katundar safi. Eshte e veshtire qe keta katundare safi te dallojne qytetarine safi
Dallohet qytetari, posi. Sidomos kur vishet me kostum te zi e atlete te bardha. Po si nuk e kuptuan njehere keta fshataret e trashe, kete cunin e tirones. Po si ta marin kuptojne te shkretet njerez kete kokrren e BQ…….ir-it, kur ky ngeli vetem kryeminister FB-ku e fasadash?
Pse ka njeri qe i beson kto dokrra?As qe do ti vlersoj njeri kto shkresa si puna e flet rrufeve.Sa ju kerkue Rames qe te largoj ministrin e mbrendeshem dhe te shendetsis duke i dhen edhe fakte e as qe e vuri ata uje ne zjarr.Sajmiri lejoj e bashkpunoj me baronet e droges duke mbjell ne cdo fshat kanabis.Si dhe Beqajt qe i dha mbi 30 tendra vetem nje personi.Ne ate krah flini se te tilla endrra shifni more te shkret.
Zoti Rama!
Fakti qe u drejtohesh popullit per te vleresuar punonjesit e administrates shtetetore,verteton se ju vete jo vetem nuk keni besim tek ajo,por me keq se ju nuk keni bere
akoma detyren tuaj.
Ju duhet te csktoni ne krye te puneve jo thjesht militante politike,por profesioniste nga me te miret,jo minister finance nje mesues anglishte,minister drejtesie nje mjek etj.
Kjo do ishte nje karikature e shtetit.
Pervec kesaj drejtuesit duhet te jene te ndershem,te duan shtetin si veten e tyre dhe mbi te gjitha te jene idealiste patriote..
Qeveria dhe te gjitha institucionet duhet te krijojne mundesine qe qytetaret te ankohen dhe se keto ankesa duhet te zgjidhen brenda nje kohe te caktuar.
Une si qytetar i Bashkise se Tiranes kam mbi dy vjet qe nuk di se cfare ka parashikuar si investime per vendbanimin tim prej 50 mije banoresh,Yzberish,qe jetojme si ne sektoret e fermave te dikurshme:
-Rruge me gropa,balte pluhur,pa asnje cerdhe e kopesht shteteror,pa asnje lulishte apo kend lojrash,pa asnje ambient per pensionistet etj.
Ju e krni per zrmer lal Erin,por per mua ai punon per show,sepse investon atje ku mund te reklamohet puna me shume.
Ai i ndan qytetaret e Bashkise ne te dores se PARE dhe te dores se DYTE.
Banoreve te ish komunave i quan te RRETHINAVE,koncept ky i rrezikshem dhe antiligjor.
Kjo eshte arsyeja pse ai nuk ka ngulur asnje gozhde ne Yzberish-in rrethine.
Sa per sheshin Skenderbej,qe ju e quani sukses te madh,po ju them se ky ishte varianti me i keq per ta bere kete shesh.
Ujin qe rrjedh ngs pllakat ndslojeni menjehere se eshte nje zgjidhje idiote.
Kerko informacion se si e ka zgjidhur freskimin e pedonaleve buze liwenit qytetii Detroitit ne SHBA dhe do kuptoni shkallen e idiotise se projektuesve te ketyre ujrave qe lagin kupolen “SKENDERBEJ”!
Nembremje njerezit ne dhesh rrine ne erresire te plote si te burgosurit ne ajrim.
Edhe SKENDERBEUN e keni abandonuan perseri.
Me skandaloze jane ferrat qe keni mbjelle si peme.
Kryeministrit Rama!Per dite nji gje e re ; kjo eshte mire edhe keq., sepse shpesh na duhet te perserisim te njejtet persona per te njejten gje :J une p.sh.kam provuar arrogancen , fyerjen dhe shperfilljen e punonjesve te O.Sh.E.ne arkat ne qender te TIranes ,tek pallati me shigjeta (perballe ) tij, jam konfliktuar me nji arketare me mbiemrin Koci ,qe per habine time vazhdon akoma punen ,e njejta sjellje arrogante dhe shperfillese edhe nga arkat e UK ne sheshin Yllson ne Tirane. edhe ne kete rast me gjith se kam bere ankese prane drejtorise ujesjellesit gjendja mbetet po ajo .Per keto dy ndermarrje qe mbajne keta punonjes une jap noten :-1-Po si do te pasqyrohet ky vleresim i imi per keto dy ndermarrje , kur une ankesen e kam per arke dhe jo per ndermarrjen ne teresi?
SHKRIJI FARE INSTITUCIONET, VEPRO ME ORGANIZATAT BAZE TE PARTISE.
ESHTE METODE E PROVUAR QE PRODHON MIREQENIE, SIC PATEM PER 50 VITE KOMUNIZEM.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
Keto jane si “Tufezat dhe arezat ” e z. Ramiz Alija ! Jane veprime qe kane ndodhur ne kohen e Komunizmit dhe ne qe e kemi jetuar ate kohe , na vjen ” Ballajdi “. te vendose note ai qe nuk di te shkruaje .nuk me pelqejne keto gjera .
Ide e drejte, por kam frike se, ne rastet kur do te abuzohet, apo do te shfaqen paaftesi, me cfare do te zevendesohen, pasi dihet nga te gjithe qe, shkolla jone eshte per toke, dhe mjaft maturante dhe ndjekes te fakulteteve, nuk dine jo vetem te bejne llogarite me elementare matematikore, por ne shume raste, as te shkruajne mire e bukur shqip! Jetojme kohen me te erret te arsimimit te popullit (me perjashtime fare te vogla)! Mire me thoshte nje miku im: ne do qe te poshterosh, ta kapitullosh, apo ta shkaterrosh nje komb, degjeneroji arsimin dhe kulturen, dhe e keni kryer misionin! Jam pesimist, dhe lus te jem i gabuar! Faleminderit kush me ka lexuar!