Rama thumbon Mziun për rrugët në Kamëz: Më kthyen vite pas…

DITA Online

Nga Kamza, kryeministri Edi Rama thumboi kryebashkiakun demokrat Xhelal Mziu për investimet në infrastrukturë.

Gjatë takimit me të rinj në kuadër të anëtarësimeve të reja në PS, Rama tha se rruga atje i kujtoi rrugët në disa zona të Tiranës kur ai sapo ishte zgjedhur kryebashkiak i Tiranës.

“Dëgjoni përditë njerëz që thonë jo vetëm që nuk merrem me politikë por as nuk dua t’ia di. Por në fakt është një iluzion sepse politika merret me ty gjithë kohës. Duke ardhur këtu më bëri përshtypje rruga, ishte si ato rrugët e zonave të Tiranës kur unë u bëra kryetar bashkie shumë vite më parë.

Në pamje të parë duket sikur ajo nuk ka lidhje me ty por në fakt ajo ka lidhje me ata që votojnë dhe me ata që nuk votojnë, me ata që angazhohen dhe me ata që nuk angazhohen.

Sa më shumë njerëz të angazhohen aq më shumë politika ndikohet prej tyre, sa më pak të angazhohen aq më shumë pjesa tjetër vuan vendimet e gabuara apo mospërfilljen e politikës.

Të marrësh pjesë nuk do të thotë domsdoshmërisht të merresh me politikë por të ndikosh për të bërë mundur gjëra që vetëm nuk i bën dot kurrë”, tha Rama.

 

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Me keto “thumba” leshi qe ka leshuar Rama, per Mziun Daullexhiun ai rron edhe 1 mjije vjet, nuk i rruhet per qytetare e per qytet.

  • Rruget behen me leke jo me llafe e duke u kthyer pak ne kohe , kur ti Rame kallami ne fushaten e vitit 2015 per zgjedhjet vendore deklaroje se nuk do te marin asnje lek ato bashki qe do te fitohen nga pd , prandaj mos ironizo o Jago !!!!!!!

  • sa her qe ka ndonji SKANDAL shteteror ,
    qe z.kryeminister i duhet te mbaj menjiher qendrim
    dhe
    deklaroj qendrimin e qeverrise se tij mbi kte
    agresion Grek (i cili duhet denancuar ne BE ,
    se si Shteti Grek ,abuzon me Miljonat e Paketave te Ndihmes qe taxapaguesi Europian i jep prej vitesh Greqis ,per te dale nga Kriza )

    zoteria e tij kryeminiter arratiset Staneve mes Bajgave !

    Kjo nuk eshte aspak serioze z. kryeminister .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *