Rama: Tifozët u rrahën nga një çetë barbarësh që mbron qeverinë

redaktor

Edi Rama reagon pas dhunes se ushtruar nga policia ndaj tifozeve te ekipit te Tiranes. “Tifozat e Tiranës u rrahën dje nga policia pasi bërtitën kundër qeverisë.” Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Korça, ku po prezanton programin për një “Rilindje Shqiptare”

“Të gjithë mësuan lajmin e djeshëm, atë të rrahjes masive të sportdashësve të Tiranës, pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë, nga një polici që provon përditë që është një polici që mbron qeverinë nga populli, dhe jo popullin nga krimi. Është një çetë barbarësh, ku është arritur niveli më i lartë i krahinarizmit në këtë planet.”- tha Rama.

Sipas tij, më shumë se 95% e punonjësve të policisë vijnë nga një rreth, nga 36 që ka vendi.

Krysocialisti theksoi se Rilindja duhet të fillojë pikërisht nga depolitizomi i jetës shoqërore, ndaj çdo aktiviteti sportiv dhe shoqëror.

Gjithçka ndodhi në pushim të ndeshjes mes Tiranës dhe Skëndërbeut të Korçës dhe në fillim të pjesës së dytë.

Pas përplasjeve me policinë në stadium, tifozët e Tiranës kërkuan që skuadra të mos vazhdonte ndeshjen, kjo në shenjë revolte ndaj dhunës që, sipas tyre, po ushtrohej nga forcat e rendit.

Gjatë deklaratës së Ramës në sallën ku po bëhej prezantimi i programit u ndërpre dhe u rikthye pas disa castesh energjia elektrike.

Share This Article
12 Comments
  • Nuk e kuptoj se pse i keqperdorni ngjarjet!? Eshte e vertete se dje ka patur perplasje me policine, por jo sepse eshte share qeveria, apo Sali Berisha. Nuk me duket i drejte ky keqinterpretim me dashje i ngjarjeve. Zoti Rama, nese doni te beni politike, bejeni ne menyre te drejte. SPORTI NUK ESHTE POLITIKE!
    Sa per thirrjet e djeshme, kane qene: Poshte Komunizmi. Dhe ju Zoti Rama e dini shume mire lidhjen mes tifozeve te Tirones dhe antikomunizmit…

  • Kunji qe kane tifozat eshte se bashkia po negocion per te bere sponsor zyrtar te klubit nje kuksian.

  • Zoti Rama pse jepni te tilla deklarata dhe perhapni panik kot ne popull? Kush bertiti kundra qeverise kush tha parrulla kundra qeverise? Gjithmone tifozat e klubit Tirona kane mbeshtetur Kryeministrin dhe gjithmone kane permendur frazen poshte komunizmi. Prandaj une e kuptoj qe kjo eshte pjese e fushates tuaj e lojes politike qe beni por ta dini se nuk e keni mire keshtu ju sygjeroj qe mos ta perzini poitiken me Sportin!

  • Edo mos u merr me Tironen e tifozat e saj, se kur ishe ti Kryetar, nuk ke bere me shume se Lulzimja . Tifozat e Tirones e kane share Sali Bishen , biles shume me rende, duke thene POSHTE KOMUNIZMI. A e kuptoni qe eshte i vetmi i mbijetuar i KOMUNZMIT ne Europe. Saliu te lejon ta shash nga familja, por jo nga Komunizmi.

  • Dje te gjitha mediat e dhane protesten ne stadium kur sportdashesit bertisnin poshte qeveria, ndersa sot na dalka zedhenesi i policise (nje servili i perjetshem i shefave-turp te kete),per ta mohuar. Kur s’eshte e vertete pse nderhyri policia te shkallet e tribunes perballe?
    Policia, ne kundershtim me ligjin dhe statusin e saj, eshte rreshtuar keq ne krah te pushtetit dhe po zbaton urdhera politike te ministrit dhe kryeministrit. I pari e filloi Dr.i PPSh-i fameshmi Hyse, duke refuzuar zbatimin e urdherave te ligjshem te Prokurorit per arrestimin e vrasesve te 21 janarit. Per te vazhduar me te tjera raste e shembuj flagrante antiligjore.
    Nje keshille per punonjesit e policise qe, me pushtetin nuk i lidhin abuzimet ligjore : Mos zbatoni urdhera qe bien ndesh me ligjin, varka e pushtetit abuzivist te shefave ka marre uje, mendoni per kalamajte tuaj, se shefat e kane ne terezi.

  • Mbas rradhes, qe u rrafen tifozat e Tirones, e ka rradhen Edi Rama, me dt 23 Qershor.. Ky bojaxhi qe dhe muret i ben pis kur i lyhen, po tregohet shpirt mire dhe zemer gjere, per tifozet e Tirones, ne nje kohe qe i gjithe populli ka kaluar ne dru, nga Policia e Sali Bishes dhe Ed ” trimi ” nuk thote nje gjysem llafi. Nuk e dime edhe mire, se mos eshte bo trim tani qe eshte bashku me Ilirin Skraparlliun pa Qafe e do t’ja u rruajne te gjitheve ……. mos e merrni per keq se kisha per pronat e jo aty ku ju shkon mendja juaj. Te dy e kane zanat dhe jane te certifikuar per vjedhje. E kane te shkruar ne biografi nga nje Parti a ne Pushtet: Per Edin, kujdes se eshte xhepist, per Ilirin e ka damken Ilir Florir ( shinim ,Marre nga kujtimet e Sali Kriminelit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *