Rama tregon ditën kur do të prezantojë programin e qeverisë

Gazeta Dita

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi, në seancën e sotme tha se më 11 shtator në seancën plenare, kryeministri do të paraqesë programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

“Më 11 shtator do jetë dita kur kryeministri do të paraqesë në Kuvend programin politik dhe përbërjen e kabinetin qeveritar”, tha Ruçi. Ndërsa edhe kryeministri Edi Rama e ka pohuar kete pas përfundimit të seancën plenare, duke falënderuar edhe Presidentin e Republikës.

“Të hënë paraqesim kabinetin dhe programin. Falënderoj Presidentin e Republikës që ka reaguar duke bërë të lehtë nga ana procedurale rrugën drejt së hënës.

Do të mundohemi të reagojmë ndaj çka do të jetë racionale dhe në përputhje me programin tonë dhe shpresojmë që opozita të jetë në këtë sallë një sfidë e vërtetë për ne dhe jo boshkllëk programi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *