Rama tregon “kanalin e emergjencës” ku qytetarët mund të shkruajnë problemet e tyre

redaktor

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga sot qytetarët shqiptarë do të ketë në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me të apo ministrat, duke u treguar problemet e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve. Nga sot, ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al”, shkroi Rama në Facebook.

“Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I lo❤e you”, shtoi Rama në postimin e tij.

 

e.k. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Dhjaksal Todri?
    Bingooooooo! Sikur ta dija qe do na e nxirrnin prap.
    He me ju lumte juve. 10 here para buke, 10 here pas buke…
    Hajde nje duratrokitje shoke…
    Jepi orkestra, forca dirigjenti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *