Kreu i qeverise, Edi Rama gjatë një emisioni në TV Klan, rrëfeu për takimin e parë me ish- ministrin Saimir Tahiri.
Rama tha se është takuar për herë të parë me Tahirin në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.
“Jam njohur në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003. Ka qenë një nga pjesëtarët e të rinjve dhe e kam njohur në distancë.
Ai më dërgoi një email kur paraqiste idetë e tij për ngritjen e PS, lamë një takim dhe takuar poshtë bashkisë dhe më pas ka ardhur më ka takuar dhe ka filluar punë në Partinë Socialistë.”
Më kërkoi të ndërtonte një rrjet vullnetar për PS. Më ofroi vullnetin e tij për punë dhe pasionin për t’i çuar gjërat deri në fund – tha Rama.

“…me ofroi vullnetin e tij per ti cuar gjerat der ne fund…”
Sa i sinqerte eshte treguar Tahiri me Ramen!
Por bombe e vertete mediatike do jete ne Emisionin tjeter ZONE E LIRE kur Edi Rama do rrefeje Takimin e pare me filozofin dhe mendjendriturin e Rilindjes, Taulant Ballen…
Ajo nate do gozhdoje para ekraneve te gjithe shqiptaret…
Te dy shkojne tek i njejti doktor.