Edi Rama*
“Liderat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Trieste, Itali, të mërkurën, me rastin e konferencës së përvitshme të Procesit të Berlinit. Do të jetë një mundësi jo vetëm për të diskutuar mbi rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, por edhe për të mbyllur plagët e të shkuarës, për t’u bërë bashkë rreth një ideje dhe më e rëndësishmja, për të krijuar një platformë për rritjen ekonomike. Midis të tjerave, do të na kërkohet që të mbështesim, krijimin e një zone ekonomike rajonale. Unë do të argumentoj pro saj.
Pas disa dekadash autokraci, Shqipëria dhe fqinjët e saj kanë vuajtur në dy dekadat e fundit ekzaktësisht të kundërtën. Kjo përfshin luftë, përleshje, kaos dhe të tjera. Me to ka ardhur edhe korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, teksa fraksione të ndryshme politike luftojnë për pushtetin vetëm për të “plaçkitur” pasuri.
Shqiptarët kërkojnë që t’i japin fund kësaj një herë e mirë. Ky është mesazhi që na dhanë votuesit në zgjedhjet që u mbajtën një muaj më parë. Pas katër vitesh në koalicion me një partner më të vogël, partia ime bëri fushatë për të pasur një mandat të fuqishëm për të pastruar shtëpinë tonë dhe fituam, si rrallë herë, shumicën parlamentare. Shqiptarët mbështetën planin tonë për shtetndërtimin dhe reformat institucionale, plane që përfundimisht do të depolitizojnë qeverisjen dhe do të shpërblejnë mundimet e njerëzve të zakonshëm.
Kështu shpresojmë që të fitojmë stabilitet për vendin tonë dhe kështu, shpresojmë që së bashku të vazhdojmë të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Vendimi për të çelur negociatat brenda këtij viti është i mundshëm, pasi të kemi përmbushur angazhimin tonë për të reformuar gjykatat dhe sistemin e drejtësisë, si dhe për të forcuar shtetin e së drejtës.
Megjithatë, faktorët ekonomikë ndihen edhe në këtë situatë. Shqiptarët dhe fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë vuajtur nga vite të tëra mungese qëndrueshmërie, pjesërisht për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik. Ne kemi gjykatës dhe prokurorë të korruptuar pikërisht, sepse ata duan pjesën e tyre të thërrimeve. Politikanët e korruptuar na kanë zaptuar pikërisht për të njëjtën arsye.
Kur mënyra më e mirë për të krijuar influencë është politika, në vend të nismës personale dhe sipërmarrjes, konfliktet janë të pashmangshme. Ato mund të marrin forma të ndryshme, nacionalizëm etnik në disa raste, sektarizëm fetar në disa të tjera apo ndarje ideologjike diku tjetër. Por, kur resurset janë të pakta, gjithmonë përfundon tek kush njeh, në vend të çfarë di të bësh.
Ndaj, kjo është edhe përparësia e ardhshme e Shqipërisë. Ndërsa do të vazhdojmë të modernizojmë dhe demokratizojmë qeverisjen tonë, gjithashtu do të hedhim bazat për një zhvillim më të madh ekonomik.
Kjo është arsyeja përse këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian.
Ekzistojnë disa dyshime mbi këtë plan. Disa prej kolegëve të mi të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë. Disa vende anëtare dhe disa liderë europianë, në fakt, kanë shprehur hezitim për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.
Megjithatë, mjafton të shohim Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Europës Qëndrore, marrëveshje në të cilat të gjashtë vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë. CEFTA u krijua fillimisht nga Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia. Ata e përdorën këtë marrëveshje për të dëshmuar aftësinë e tyre për të punuar bashkë, pavarësisht diferencave politike apo kulturore, e për të treguar se ishin plotësisht të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota të BE-së.
Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë.
Kjo është e rëndësishme për qeverinë time. Ne duam që të çlirojmë potencialin e plotë të kapaciteteve tona kombëtare dhe të inkurajojmë krjimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. Ne kemi disa ide që do t’i shprehim për t’i siguruar ata për qëllimet e mira të BE-së dhe jam i sigurt se Johannes Hahn, komisioneri europian për zgjerimin, do të bëjë të njëjtën gjë.
Së fundmi, e gjithë kjo është e rëndësishme për stabilitetin. Nuk mund të kemi stabilitet, pa një ekonomi që rritet. Ka ardhur koha, për të hedhur pas krahëve një herë e mirë mungesën e qëndrueshmërisë që ka karakterizuar për shumë kohë Ballkanin”.
*Botuar në ‘The Wall Street Journal’


Mësoni anglisht për të marrë vesh qëndrimin e Shqipërisë në Samitin e Triestes
Nëse të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në mediat e vendeve të tyre dhe kanë sqaruar se çfarë mendojnë për Samitin e Triestes, apo idenë e Zonës Rajonale Ekonomike, kryeministri i Shqipërisë, preferon ta bëjë këtë përmes mediave në SHBA dhe në anglisht. Madje, jo duke folur për vendin e tij, por për Ballkanin.
Duke sugjeruar ndoshta me vete se me miletin e Shqipërisë ndahen vetëm gërr mërret e administratës, z. Rama i është drejtuar publikut amerikan, në gazetën “The Wall Street Journal” për të folur rreth asaj që ai do të bëjë në Samitin e Triestes, një nismë posaçërisht europiane. Me këtë rast ai ka folur në emër të rajonit: “Tregëtia e lirë, hapi tjetër për Ballkanin” – ky është titulli, fjalët e të cilit ndërzejnë vizione zhvillimi.
Ndodh edhe kështu, edhe pse një koment në WSJ është një mënyrë për të rënë në sy, pas nëse sheh komentin e publikuar aty nuk gjen asgjë më shumë sesa disa qëndrime të njohura tashmë për Ballkanin e paqtë dhe miratimin e axhendës së Samitit të Triestes.
Ky i fundit mund të rezultojë një takim formal, një mbledhje llafazanësh që thjesht i qeshin njëri-tjetrit, por nëse ato që paralajmërohen do të vihen në jetë, atëherë kemi hyrë në një fazë të re. Tregu i përbashkët dhe financimi i projekteve infrastrukturore janë zhvillime shumë të rëndësishme, por ato vështirë se i interesojnë më shumë një qytetari amerikan sesa një qytetari shqiptar. Sado të kriptuara të jenë mesazhet dhe synimet e një opinioni që shfaqet në WSJ për Shqipërinë, çështjet për të cilat flitet aty u interesojnë më shumë shqiptarëve. Ndaj kryeministri do kishte ndihmuar edhe veten nëse duke u çliruar nga komplekset e zakonshme të politikanit performativ, të thoshte dy fjalë më parë për qytetarët e këtij vendi.
Shqipëria mund të dalë me gisht në gojë nga Samiti i Triestes nëse lexojmë atë që thotë komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Në një intervistë për Deutsche Welle, Hahn jep një panoramë që i moderon shumë shifrat e propozuara për mandatin e dytë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“…kemi përgatitur për nënshkrim një marrëveshje për transportin. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet e BE – që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit. Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transportit, respektivisht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, që në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë eurosh. Këtu është shumë me rëndësi që të krijohet edhe baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër-rajonale, ku ka shumë potencial. Ne mendojmë se në vitet e ardhshme në këtë rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune”, thotë Hahn.
80 mijë vende punë do të thotë diçka te 20 mijë për Shqipërinë, qeveria e së cilës pretendon të tjera shifra. Kryeministri Rama ka deklaruar programin “1 miliardë për rindërtim”, ndërkohë që vetë BE-ja jep 1 miliardë për Ballkanin Perëndimor. Nëse konsiderojmë se BE-ja është një nga financuesit kryesorë, 1 miliardëshi i z. Rama mbetet pak enigmatik.
Por edhe kur flitet për projekte, Hahn jep të tjera të dhëna. P.sh për Korridorin 8 që është përfolur shumë në Shqipëri, komisioneri e zë Shqipërinë në gojë si bisht.
“Ne kemi përgatitur konkretisht gjashtë projekte për trafikun, si në fushën e rrugëve ashtu edhe hekurudhave. Projekti hekurudhor i njohur si “Korridor 8”, që ndërlidh Lindjen me Perëndimin, nga Bullgaria deri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Më pas ajo mund të vazhdojë edhe për Shqipëri. Ne kemi parasysh edhe rrugët ujore mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për ndërtimin e porteve. Të gjitha këto janë të rëndësishme. Apo dhe projekte të ndryshme për ndërtimin e rrugëve, si për shembull mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Këto janë investime vendimtare, por që duhet të realizohen. Në fushën e transportit do të japim në dispozicion rreth 145 milionë euro, që mund të shkaktojnë investime të përgjithshme deri në 450 milionë euro. Një projekt tjetër në fushën e energjisë është “Interconnector”, një linjë e përçimit të gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Një investim prej rreth 50 milionë eurosh”, tha ai. Ku është Shqipëria këtu?
“Pas disa dekadash autokraci, Shqipëria dhe fqinjët e saj kanë vuajtur në dy dekadat e fundit ekzaktësisht të kundërtën. Kjo përfshin luftë, përleshje, kaos dhe të tjera.”
-ka njeri të ma shpjegojë këtë si fillim se spo i bie në fill!!sigurisht që nuk kam nivelin e ramës për të lexuar në trurin e tij,por mesa duket e kam vështirë ta kuptoj dhe kur shkruan!!
-gjithashtu a ka njeri të më shpjegojë se çështë ky shkrim këtu??
-është intervistë me gazetën amerikane??
-është artikull që ja kanë botuar këta të gazetës??
në pritje të ndonjë sqarimi do ta këshilloja palloshin tonë të tironës që të vazhdojë me facebythën se me shkrime të tilla do tia nxjerrë bojën vetes keq e më keq!!
një shkrim pa fillim e pafund i shkruar në jerm!!shkrim i shkruar si në “muhabet e sipër”me gotën e koçimares në dorë!!
ps:kush thotë që ky di të shkruaj??
ky është copë idioti!por nuk është kjo më e keqjia!!i duket vetja i mënçur si trampi!!
lërja të tjerëve mor pallash shkrimet!!
vazhdo me zhgaravinat dhe autoritarizmin tënd dy leksh!!
vazhdo me atë humor të trashë,kalamajsh në facebook e lërja të rriturve të merren me shkrime të tilla!!
gani shumë drejt për vrejtet që i ke bërë,por ky lali nuk është në nivelin e të ngjashmëve të tij në ballkan!!ky është mbi qeveritarët shtetrorë,është ndërkombëtar!!
shpresoj që mos të na pranojnë në BE!se përndryshe do të na i marrin këtë mrekulli që ka lindur në dheun e shqiponjave!do drejtojë BE dhe botën mbarë pastaj!!ne do na harrojë si na harruan tërë vezirët shqiptarë të tuqis!
Deshtimi i BEse ne Balkan duhet ´mbuluar’ dicushpara opinionit nderkombtare,edhe per kete arsyeBE i ka disa personazh…qe i ´promovon’ here pas here sipas nevojave te agendave te BEse..Keshtu qe kemi ne Vendet e Balkanit , nje klase politike totalisht te deshtuar prej 90 edhe sic thone francezet ´hors sol’ jashte tokes sikur ato kastravecat qe behen pa pasur kur kembet ne dhe..Keto politikaneéhors sol’ kur nuk kane perfasuar popullin e tyre ,po vetem interesat e disave n’evrope per disa tendera fitimpruese per ta. Kurse njerezet qe perfasojne popullin si per shembull kurti ne kosove e kane shume te veshtire ´perkrahjen’ e evropianeve..
Politikanet hors sol ,te prodhuar nga fabrika e BE me ndihmen e OJqte po aq jo ne interes te popullit kane prodhuar ate deshtim qe ka rezik te kthehet ne fuqi baruti prape..se tregu i lire ne kushtet e mbijeteses ne treg per fermeret nuk eshte treg po sklaverimi i ardhshme per fermeret tone,vetem si shembull.
Krijimi i nje zone te perbashket ekonomike sjell osé zhvillim per te gjithe( quhet per konvergjence) osé moszhvillim( quhet per divergjence). Keshtu shpjegon Stglitz mbi zonat ekonomike, nuk e di si ia shpjegpjne Rames dasmoret e BE. Per divergjence, kur tere rajoni shkemben prodhimet dhe nevojat e lendeve primare, qe ndihmojne ekonomine e shkalles dhe rrjedhimisht mundesojne produktet e dala me kosto te avantazhuar. Per divergjence, kur zona ekonomike avantazhon industrine e nje vendi, qe ka infrastrukture industriale me te zhvilluar se te tjeret. Psh, Serbia, qe ka fabrika prodhimi do dominoje nga kjo gje, sepse do mbyse mundesine e krijimit te indusfrive ne vendet fqinje. Politika ekonomike eshte strategji shteterore, nuk e di nese Rama dhe keshilltaret e tij ekonomike do kerkojne nga Be garanci qe kjo te mos ndodhe. Sistemi proteksionisf ka lindur si presupost i kesaj konkurrence ekonomike. Megjithate na dalte per hajer, timonieret i kemi dymetrosha dhe krushqit nga Evropa gjeja e fundit qe pjerdhin eshte te dine mendimin e popujve.
Tech – Gleba pa alternative .
Drejt skllaverimit 10 miliard qenie njerzore ,
ose me mire le ti quajme sherbetore te Glebes .
Parashikimi i Abraham Lincoln.
Per ta thjeshtezuar se ç’fare ndodhi ne amirike ne vitet 800 ^?
Librat na tregojne qe Vendi u nda me Dysh .
Verioret qe luftonin kundra Skllaverimit dhe Jugoret qe ishin kundra .[ zezakeve ]
E verteta ishte qe amerika ishte ndare me tre
FORCA e trete ishte ,
Revolucioni Industrial i vendit .
dhe eshte ketu qe fillon e ardhmje jone e Skllaverimit .
[ shume vone tashme eshte e pa ndalshme Skllaverimi ]
Lincoln , me nje inteligjence ” ”’ te pa besushme ”’
ndersa zhvillohesh lufta , Ai e kishte kuptuar ,
Qe nje tjeter Moster ishte me e tmershme mbrapa deres se ” shtepise ”
Ishte Skllaverimi me RROGE ne industri e ne Agrikulture .
Shume pak e dine , por ajo qe eshte e djathta ekstreme ne Amerike
pra Partria Republikane
ishte nje FORMACION i lirise se VERTET
qe nuk kishin dyshimin mbi Faktin se::::
Puna me rroge eshte forma TRANSITORE drejt skllaverimit ., qe duhej zhdukur ashtu si skllaverimi i Zezakeve .
Per Republikanet te jesh RROGETAR
PER iNDUSTRITE E MEDHA . ose te punosh
ne fusha eshte e pa pranushme per Integritetin e Njeriut .
Perçmonin sistemin Industrial qe po zhvillohesh
sepse i detyronte Njerzit ti nen shtroheshin Padronit , njelloje si sklleverit e jugut bile me KEQ .
Per ta Thjeshtezuar akoma me shume :
Kush blen makinen e perdor me Mire ,
Kush e merr me Qera e perdor me Keq .
Rrogetaret jane me ” Q ira ”’.
Dhe nuk ka Dyshim , per ata qe kane stydiuar Historine , e Revolucionit industrial nga 1700 e me vone ne te gjithe boten ,
mbi VUAJTJET e miliona puntorve e fshatarve te Rrogesuar ..
………………………………………………………………….
Kapitalistet , qe nga dita e pare e lindjes e deri me sot ,
jane perbere gjithmone nga tre Elemente ,
1– Te shfrytezuarit
2– Klasa qe konsumon
3- Elitat qe grumbullojne Fitimet .
……………………………………………………………………………
Stop per sot Gjermano ,
Jo per Ty ,
Por per Tifozat e partive ,
u dhashe pak ”’ushqim ”’ sa per ta provuar
e sa per te kuptuar se me ç’fare plerash i ushqejne .
Po Enveri i kishte skllaveruar ?
Do ta KERKOJME vloren Admiral ,.,,,,,,,,,,,,,,,,
i dashur Divjaka, ate shprehjen qe thosha ne shkrimin e meparshe e ka shkruar De Crescenzo, “pushteti nuk ngopet kurre, madje eshte si droga, qe kerkon doza gjithnje e me te medha”- L.D. Crescenzo-“Cosi parlo Bellavista”. Ne fakt ekonomia eshte nje fushe shume e komplikuar, por ti i dashur Divjaka nuk flet shume per ekonomine, por kryesisht per spekulacionin dhe metodat financiare. Sipas dijetareve ne shekuj, Puna eshte faktori kryesor i transformimit te njeriut. Pas kesaj vjen prodhimi. Puno sa te duash, por ka vlere se çfare dhe sa prodhon. Eshte njesoj sikur te them se punova tere vjeshten, dimrin e pranveren dhe e bera grurin per mrekullli, erdhi nje bresher ne javen e fundit para korrjes dhe me çoi ne dreq tere mundin dhe shpenzimet. Marksi kryesisht ka studjuar proçesin e Punes dhe shperndarjen e prodhimit, te drejten e punetorit ne kete proçes, di “bashkepronar” ne proçesin e prodhimit. Ajo qe Marksi nenvizon me force eshte rregullimi i ketij proçesi nepermjet shperndarjes kolektive te fitimit. Ka shkruar dhe per parane, qe ne fakt nuk eshte faktori kryesor i prodhimit ekonomik, por njesi shkembimi. Nuk e diskutoj qe s’kam njohuri nga ekonomia, por ne stadin aktual ekonomiste te njohur boterore pohojne se edhe ata nuk e kane te lehte te kuptojne kaosin e pergjithshem te prodhimit ne funksion te konsumit. Te pershendes me kafene e kumandarit ne Tajvan, ne pritje te kestit te rradhes per bashkepunetoret heroike te nazifashizmit.
Tech – Gleba pa alternative .
Drejt skllaverimit 10 miliard qenie njerzore ,
ose me mire le ti quajme sherbetore te Glebes .
Parashikimi i Abraham Lincoln.
Per ta thjeshtezuar se ç’fare ndodhi ne Amerike ne vitet 800 ^?
Librat na tregojne qe Vendi u nda me Dysh .
Verioret qe luftonin kundra Skllaverimit dhe Jugoret qe ishin kundra .[ zezakeve ]
E verteta ishte qe amerika ishte ndare me tre
FORCA e trete ishte ,
Revolucioni Industrial i vendit .
dhe eshte ketu qe fillon e ardhmje jone e Skllaverimit .
[ shume vone tashme eshte e pa ndalshme Skllaverimi ]
Lincoln , me nje inteligjence ” ”’ te pa besushme ”’
ndersa zhvillohesh lufta , Ai e kishte kuptuar ,
Qe nje tjeter Moster ishte me e tmershme mbrapa deres se ” shtepise ”
Ishte Skllaverimi me RROGE ne industri e ne Agrikulture .
Shume pak e dine , por ajo qe eshte e djathta ekstreme ne Amerike
pra Partria Republikane
ishte nje FORMACION i lirise se VERTET
qe nuk kishin dyshimin mbi Faktin se::::
Puna me rroge eshte forma TRANSITORE drejt skllaverimit ., qe duhej zhdukur ashtu si skllaverimi i Zezakeve .
Per Republikanet te jesh RROGETAR
PER iNDUSTRITE E MEDHA . ose te punosh
ne fusha eshte e pa pranushme per Integritetin e Njeriut .
Perçmonin sistemin Industrial qe po zhvillohesh
sepse i detyronte Njerzit ti nen shtroheshin Padronit , njelloje si sklleverit e jugut bile me KEQ .
Per ta Thjeshtezuar akoma me shume :
Kush blen makinen e perdor me Mire ,
Kush e merr me Qera e perdor me Keq .
Rrogetaret jane me ” Q ira ”’.
Dhe nuk ka Dyshim , per ata qe kane stydiuar Historine , e Revolucionit industrial nga 1700 e me vone ne te gjithe boten ,
mbi VUAJTJET e miliona puntorve e fshatarve te Rrogesuar ..
………………………………………………………………….
Kapitalistet , qe nga dita e pare e lindjes e deri me sot ,
jane perbere gjithmone nga tre Elemente ,
1– Te shfrytezuarit
2– Klasa qe konsumon
3- Elitat qe grumbullojne Fitimet .
……………………………………………………………………………
Stop per sot Gjermano ,
Jo per Ty ,
Por per Tifozat e partive ,
u dhashe pak ”’ushqim ”’ sa per ta provuar
e sa per te kuptuar se me ç’fare plerash i ushqejne .
Po Enveri i kishte skllaveruar ?
Do ta KERKOJME vloren Admiral ,.,,,,,,,,,,,,,,,
Ne Ballkan dhe Europe nuk mund te shkojme pa zgjidhur pronat.Eshte si te hapesh restorant ne cader plazhi.
KUR KUJTESA ESHTE E SHKURTER !
Ne fillimin e pluralizmit, andej nga vitet 90-te, eventi i pare i pazhurmeshem dhe i mire njohur nga strateget antishqiptare te shkerdhatokracise, ishte pikerisht hapja e kufinjve shteterore dhe “tregetia e lire” mes shqiptareve dhe banreve te pertej kufirit.
E ndodhi ajo qe shume syresh benin te habiturin, tharja e tregut shqiptar edhe per “produktet e shportes” siç thuhet ne zhengrin ekonomiko-politik, duke lene tregun vendas plotesisht te boshatisur, pa asnje mundesi te plotesimit te kerkesave te popullsise per produktet themelore te jeteses.
Kjo ndodhi sepse, vlera e ekonomise shqiptare ne krahasim me ate te rreth kufinjve ishte disa here me e ulet, me fjale te tjera vlera e lekut u masakrua nga dollaret, dhrahmite e liretat italiane, duke krijuar nje inflacion te tmerrshem vetem ne pak jave te “tregetise se Lire” te strategeve kriminale antishqiptare me Ramiz Aline, veglen qorre te serbo-malazezeve, te shovinisteve greke e me tej.
Tregetia e lire ka kuptim vetem ne pothuajse barazi ekonomishe, ku mungesa apo mbiprodukte te caktuara, plotesojne nevojat e tregut te vendeve qe lejojne lirine e tij.
Ne rastin tone, te kesaj teorie absurde e dashakeqese te idiotit me barrnaveke te Surrelit, tregeti e lire do te thote shkaterrim i asaj shqiptare, si me e brishte, me e ulet ne nivel tekniko industrial e bujqesor, akoma e prapambetur, pas shkaterrimit te çdo qelize te ndertuar e ngritur ne 5 dhjetevjeçare me djerse e sakrifica te te gjitheve (shqiptareve).
Tregeti e lire do te thote gjunjezim e nenshtrim i shqiptareve, ndaj serbeve te mire financuar nga bankat putiniane dhe ato perendimore, ku industri super moderne me kohe kane zevendesuar ato primitivet e para luftes se fund viteve nentedhjete, mjafton te kuhtojme njeren nga ato, uzinat moderne te prodhimit te automobileve FIAT.
Tregeti e lire dhe e pa planifikuar, pse jo edhe e mbrojtur nga shteti, do te thote mjerim i metejshem i shqiptareve, qe do detyrohen te cfiliten edhe me shuume per te mbijetuar, do dobesohemi si shtet, do shkojme drejt zaptimit si asnjehere me pare te gjithe trojeve tona nga parate e “droguara” te serbeve te Vuçiçeve te turnit.
Ate qe nuk arriten ta bejne me forcen e armeve, me trushkulurin e Kristaq Rames, do arrijne ta realizojne pa zhurme, me qetesi e dashuri, qe keshtu te realizojne endrren e tyre mijera vjeçare te nihilimit te kombit shqiptar, e ne veçanti te shqiptareve autoktone te ketij vendi te Namur.
E shikon , kur kuvendon si duhet .
S’kam ç’te te them .
Po s’bythem nga ky koment .
Respekte .
[ por jo pa te puthur ama ]
E shikon , kur kuvendon si duhet .
S’kam ç’te te them .
Po s’bythem nga ky koment .
Respekte .
[ por jo pa te puthur ama ]
edhe se me shan ]
ai qe te do te shan – haaaaaaaaaaaaaaaaaaa
“Shtyje (Like)!” Z. Kryeministër derisa…!
“Tregtia e lirë” në një “zonë ekonomike rajonale” me “një platformë të re” për rritjen e ekonomisë është strategji e sprovuar dhe e dështuar, është mengene dhe vegël në dorën e më të fortit, aq më pak trampolinë për tu pranuar në Bashkimin Europian i cili në interes të tij ndjek politikën “sakrifikoni pak për të mirën tuaj. Po të jem unë mirë, do të jeni edhe ju mirë”, domethënë, ky sugjerim është një mënyrë e re për të vazhduar me politikën “hiqe mos e këput”, të shkojë sa të shkojë që të mos pëlcasë derisa të zëvendësohet me një variant të ri më pas.
Kryesorja është se kjo ofertë vjen edhe për t’i mbyllur gojën shqiptarëve që kërkojnë bashkimin e Kosovës me shtetin amë Shqipërinë si domosdoshmëri për të plotësuar më tej proçesin e lënë përgjysëm, por dhe që t’i jepet përgjigje përfundimtare oreksit të pashuar të politikës serbe. Realizimi i bashkimit të Kosovës me shtetin amë Shqipërinë del vetiu përveçse si nevojë edhe si parakusht për pranimin e politikës së re gjeoekonomike, që Serbia të mos gjejë shesh abuzimi në aktivitetet e përbashkëta, siç e kemi të freskët përvojën nga bashkëpunimi me Jugosllavinë në kohën e Titos. Veç kësaj, për mirëbesim dhe interpretim kemi “detin” si mësim.
Drejtësia në zgjidhjen e çështjeve nacionale dhe etnike është ajo që i mungon plotësishtë (resursi zero) Ballkanit. Ajo është burimi i problemeve dhe i mungesës së besimit reciprok ndërballkanik. “Sheqerkat” nuk i kënaqin dot të drejtat dhe nevojat kombëtare dhe etnike kur ato vazhdojnë të shkelen edhe në vetë BE-në. Modeli dhe perspektiva është Katalonja, qoftë në BE, qoftë në “zonën e lirë ballkanike. “Shtyje (Like)” Z. Kryeministër derisa ta japi përgjigjen sovrani, kështu thotë edhe amerikani kur i shmanget “zjarrit”! Kasandra.
E njejta”melodi”,fyellit ne nje vrime.
Ne prag te zgjedhjeve qe sapo u mbyllen,Edi Rama ndermori nje akt”guximtar”te cuditshem,qe me pare as mund te imagjinohej,veteshkarkoi gjysmen e qeverise se Tij,madje deri dhe zv.kryeministrin,duke ja bere dhurate opozites.Dhe e gjitha kjo,per te terhequr opoziten e prapte ne zgjedhje,mbasi kjo opozite sic dhe kishte deklaruar se nuk do te futej ne zgjedhje,megjithe keshillat dhe thirrjet e nderkombetareve,deri aty sa ju thane se dhe nese nuk hyni ne zgjedhje”si ta kini punen”,zgjedhjet do te behen dhe do te njihen.E megjithe kete”suport”nderkombetar,Rama performoi liderin vizionar,i terhoqi ne zgjedhje,jo vetem kaq,por per te mbyllur gojet pa fre me historira votash te blera apo kanabisi sipas tellalleve te opozites,ne hallkat kyce per ruajtjen e votes,miratoi prurjet e P.D-se si ministrin e brendshem apo dhe kryetarin e KQZ-se.Por..,perseri e njejta (vijon)”muzike”fyellit ne nje vrime,votat u blene,megjithese ne keto zgjedhje kjo opozite”humbi,dhe 200 mije demokrate”te rinj.Te humbesh pese here nen”eren Luli”dhe te mos vesh akoma mend do te thote qe kjo opozite po”blindon”udhen e saj drejt perjetesìse ne opozite (aq me mire,e ci do te tille”opozitare”ata sjane alternative,ata jane pengese,me mire djepi bosh se nje djall ne te).O balo te cafte tenja,se e ke te keqen brenda dhe e keqja juaj eshte aq e madhe sa “s’ka gjol t’ju laje”Populli nuk voton me hajduterine e shekullit te rruges se kombit,autoret e kataklìzmose-Gerdec,vrasesit e 21Janarit,populli nuk ndjek “ata”qe bejne thirrje per armatosje per te thyer xhama per te djegur vendin sìc e kane djegur,etj etj,kjo eshte e verteta dhe po se “pate ne sy”kete te vertete,jo vetem s’do votoheni,por do shkoni drejt shperberjes,ne vetem mund t’ju themi”udhe te mbare”Respekte Dites,Ymka Pogradec
Ymka Pogradec ti te drejte ke
Ata ne opozite duhet te rrine por kam frike se do ti marri Rama do ti fuse ne qeveri pavaresisht se si votoi populli
Pa pike turpi Rama ka bere ket shkrim ne wall street journal per t u mburrur se po vendos shtetin e te drejtes ne shqiperi. Shtetin e Rames po 😉
Po te lexohet me vemendje shkrimi ne wall street journal ai ve ne peshore demokracine apo stabilitetin me nje preference per kete te dyten. Egzakt teza e Erdoganit
TAMAM SI LIDER BOTEROR.