Rama: Tregu bujqësor i Elbasanit, një shembull që duhet promovuar

anazapta

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot tregun bujqësor të Elbasanit, i cilësuar si tregu i parë modern bujqësor në përputhje me standardet evropiane.

Vizita e Ramës në këtë treg vjen në kuadër të inspektimeve që po bëhen atje para inaugurimit dhe hapjes së tij në shtator.

Rama tha se ky treg është një shembull suksesi që duhet promovuar edhe në zona të tjera të Shqipërisë.
“Ky treg është shembull suksesi. Ta promovojmë edhe për zona të tjera, t’i japim fermerit perspektivë të re me këto tregje bujqësore”, tha kreu i qeverisë.

Tregu i ri pritet të hapë 300 vende të reja pune si dhe të garantojë tregtimin në përputhje me standardet evropiane të produkteve bujqësore të zonës së Elbasanit, Lushnjës dhe Beratit.

 

Share This Article
3 Comments
  • Ok, por sot kam ngrene nje sallate me domate te tmerrshme. Nga jashte qene te kuqe flake, nga brenda te bardha e te forta sa mezi i priste thika. Sado qe i qerova pjeset e forta e te bardha te domateve sa munda, prap sallata qe pa shije, pa arome, dhe vete tuli i domateve nuk qe mishtor, por i ujshem ! Zot na ruaj !

  • Bujqesia dhe agroindustria po orjentohet ne rrugen e duhur.

    Si nevoje emergjente per aktivizimin e bujqesise eshte:
    -reabilitimi dhe ngritja e sistemit vadites qe nuk eshte vene dore gjithe keto vite.
    -Imputet bujqesore kane çmim shume te lart deri ne abuziv, duhet rregulluar.
    -rregullimi i tarifave te punimit te tokes me ane te politikave te qeverise
    -thithja e prodhimit te fermereve nepermjet kooperativave tregetare
    -rajonizimi i kulturave bujqesore.
    -subvecione te kontrolluara dhe efektive. etj.
    Rregullimi i ketyre dhe te tjerave hallka qe ka bujqesia do te beje qe njerzit t’i kthehen punes e prodhimit ne vendin e tyre.
    Ne vitet e Saliut subvecionetelektorale jane shperndare aq shume sa qe edhe abuzimet kane qene dramatike. Mbase edhe keto duhet hetuar sepse shume fonde kane kaluar ne xhepat e zyrtareve te larte dhe jo tek fermeri thjeshte.
    Suksese z.Kryeminister ne rrugen qe keni nisur.

  • kur shkrimtari ite gjitha kohrave te ngrit ne pidestalin ma te nalt
    ne altarin e liris i madhi REXHEP QOSJA .edhe un te uroj suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *