Kryeministri Edi Rama thotë se niveli i marrjes së borxhit është ulur nën minimumin historik këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të ulet më tej.
Në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare, kryeministri iu përgjigj kështu akuzave për rritjen e borxhit publik, duke nënvizuar se vitin e ardhshëm do të merret vetëm 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto borxh. Kreu i qeverisë i konsideron shpifje akuzat e opozitës për uljen e të ardhurave.
“Kjo e propagandës së shfrenuar shpifëse e gënjeshtarëve për tu treguar shqiptarëve një të pavërtetë të madhe se rënia e të ardhurave nga parashikimi, jo nga fakti konkret se të ardhurat janë rritur ndjeshëm dhe këtë vit, sipas kundërshtarëve tanë sepse këto para vidhen, është tërësisht e pavërtetë. Ne s’mund t’ia mohojmë askujt të drejtën që na qepet pas me ulërima duke na u kundërvënë për rënien e borxhit. Pa dyshim nuk mund të prekemi nga të tillë lot krokodili ndërkohë që faktet flasin troç për këdo që ka dëshirën ti dëgjojë. Faktet flasin se borxhi i marrë në këto dy vite është ulur ndjeshëm”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se vitin e shkuar janë mbledhur më shumë të ardhura në pesë vitet e fundit. Ashtu sikurse ka sqaruar më parë edhe Ministria e Financave, edhe kryeministri thotë se ulja e të ardhurave këtë vit në dogana ka pasur faktorë të jashtëm, si ulja e çmimit të naftës në bursa, përgjysmimi importit të energjisë elektrike, rënia e importit të cigareve dhe rënia e importit të fruta perimeve, si dhe rënia e kursit të këmbimit euro-lek.
“Të ardhurat tatimore mesatare në raporti me Prodhimin e Brendshëm Kombëtar për periudhën 2006-2013 janë 23.3% dhe 23.1% nëse nuk përfshijmë vitin e famshëm 2008, ku u hap dhe gropa e madhe në arkën e shtetit shqiptar me gjithë atë procedurë ende sot për t’u gjykuar nga drejtësia që çoi në ndërtimin e rrugës së kombit. Në vitet 2014-2015, të ardhurat tatimore në raport me PBK janë 24 % e këtij prodhimi. Pra, janë në përqindje, dhe besoj është me e rëndësishme për t’iu afruar të vërtetës. Në vitet 2014-2015 të ardhruat shtesë janë 598 milionë dollarë ,në krahasim me 2013, pra më shumë se gjysëm miliardi dollarë. Të ardhurat nga tatimet e doganat 2014-2015 janë 330 mln dollarë më të larta”, bëri të ditur Rama./Dita/

Cfare flet o burr probleme nga jashte? E habiteshme, te votuam ta ndryshoje modelin e Berishes po dole piece of shit… Leri dengelat thuaju shqipetareve une jame per telajot e piktures jo per k/ minister… Siq e tha nje analist qe ti po ben bizness me klijentet e Berishes.
Ca ke bere ti syte qe te pellcasin duke treguar pralla ndhe batuta kafeneje te doli boja shpejt fol me pune jo me fjale she bota te ktheu bythen e pane ca laro je ti populli po vuan per buke ti flet shifra Brishiste njesoj si ata plerat qe te mbajne ne fuqi je dhe prit se kur ta fusin
FAKTORET E JASHTEM TE EDI RAMES SI FAKTORET E JASHTEM TE ENVER HOXHES
Po c’a thu o Edi Rama se na plase barkun me brockullat qe flet? Po leri dengelat me % enveriste per krahasime idiote per debile dhe dallkauke dru me pre dhe beju serioz per postin qe ta dhane shqyptaret per te qeverisur Vatanin dhe jo per te mashtruar me shifra qesharake te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes. Ja lexoje te VERTETEN ne siten e Bankes Boterore ketu me poshte:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/1W-AL?display=default
Sipas kesaj tabele prestigjoze del se ne vitin 2000 Shqypnia ka pasur afro nje prodhim bruto kombetar GDP – 4440 USD ne vit per fryme popullate qe e rendiste vendin ne nje nga me te varferat ne rajon. Tani ne vitin 2015 GDP e kemi respektivisht – 4620 USD ne vit per fryme popullate. Po te bejme nje veprim matematik te thjeshte 4620 – 4440 = 180/4620 = 3,9 % rritje te prodhimit bruto kombetar GDP pa llogaritur ketu inflacionin apo rritjen galopante te cmimeve per keto 15 vjet ne treg dhe rritjen e cmimeve te shitjeve te kromit, naftes dhe energjise elektrike ne tregjet nderkombetare te cilat jane disa dhjetra here me te larta se kjo shifer modeste e rritjes ekonomike te prodhimit kombetar, e cila ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes.
Nga i nxjerr atehere Edi Rama shifrat per rritje famoze te te ardhurave tatimore mbi bazen e rritjes se GDP-se kombetare kur mungon llogjika elementare per keto shifra idiote me karakter mashtrimi? Duket se keshilltaret e tij enveriste te tipit alla Cani, Ahmetaj dhe Beqja jane me profane se BOSI i tyre me shkolle bojaxhiu.
A ulet ndonjehere ne toke ky apo edhe kur nuk fluturon fizikisht i fluturon truri?
Mire ben Rama qe tallet me turmen rilindjote qe e ndjek verberisht. Keta tashme i besojne cfaredolloj budallalleku qe nxjerr nga goja. Doganat paskan kaluar nga sukseset me tejkalimin e planit me 200% ne sabotimin nga “armiku i jashtem”. Oika qe nuk i bie ketij palo kryeministri qe eshte i zoti vec per qyfyre pazari e jo per te drejtuar nje vend.
po pse i shkarkove drejtoret atehere ?!
o edo mileti nuk do me dit faktor te jashtem e brendshem ,qe kur i ke hyp fronit vetem taksa ke ngrejt,e me vra veten robi se nuk ka pare me pagu eletrikun eshte turp,prandaj sa nuk eshte vone uli taksat, nuk na plas shume per vepra madhore duke marre borxhe se i bije qe te pagujne ene kalamajte e tu dhe te tjereve qe po e ndrisin kete vend.