Rama: Unë dhe babai, bindje të ndryshme. Ja ç’dua të bëj në jetë

redaktor

Në një intervistë për portalin gjerman Freitag, kryeministri Edi Rama flet për nënën e babanë e tij.

“Mamaja ime është gruaja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë,” thotë Rama.

Ndërsa për babanë shprehet: “Dikush, që kishte bindje të tjera nga të miat, por që njëkohësisht më lejonte të isha ndryshe nga ai”.

Rama flet për kuzhinën shqiptare, duke thënë se nëse gatuhet siç duhet, ajo është më e mira në botë.

I pyetur për emigrantët shqiptarë, ai thotë se ata janë një burim i mrekullueshëm për të gjithë ata që i presin.

Ai thotë se si emigrantë, shqiptarët e kanë treguar se sa të aftë janë.

I pyetur nëse emigrantët janë një humbje e madhe për vendin e tij, ai thotë: “Jo, historia e ka treguar se emigrantët mund të përdorin vendin që i pret njësoj si atdheun e tyre. Por natyrisht populli ynë ka të drejtën për një shtet që funksionon më mirë, që u ofron të gjitha mundësitë”.

Për Ramën, Angela Merkel është i vetmi person që mund të udhëheqë Europën, kurse Serbia “është një armik shumë i dashur”.

Kurse për Kosovën ai thotë se ajo është “toka dhe shpirti shqiptar”.

Por cila është dobësia e Edi Ramës?

“Kam qenë dhe jam i keq në matematikë”.

I pyetur se ku e sheh Shqipërinë pas dhjetë vitesh, ai thotë se “përgjigja e qartë do ishte në BE”.

“Por unë dua ta provoj ndryshe: ëndërroj për një Shqipëri, që është e bukur dhe ku njerëzit zhvillohen pozitivisht”.

Por ku e sheh veten Edi Rama pas dhjetë vitesh?

Ai thotë se nëse do i lejohej të zgjidhte, do donte të jetonte në një studio në një fshat të izoluar, një studio e mbushur me artistë, filozofë, dizajnera dhe shefa kuzhine.

“Po, kjo do ishte ëndrra ime”.

Share This Article
11 Comments
    • Ky KM eshte thjesht nje model perendimor dhe si i tille eshte e veshtire te pranohet nga ata qe admirojne rrumpallen e atij qe shqiptaret e larguan me vote plebishitare. Demokracia ka vend per te gjithe por ne fund te fundit eshte vota e shumices qe vendos.

  • Kryeministri ka pohuar pa u pyetur se ka qene dobet ne matematke??? Hahahaha sa kom qesh. 😉

    Ka plot brryla matematike qe merren me politike, por kur i pyet te gjithe te pergjigjen: “In Mathe habe ich stets ne eins gehabt”

    Vrit mendjen ne se ku calon aftesia e tij per te bere politike… Ky e thote hapur fare… 😉

  • Dihet qe zgjuarsia e personit eshte matematika…nese nje person nuk kalon matematiken, nuk ka kaluar pengesen kryesore te zgjuarsise per me tej…..troc, e me pak fjale kemi nje KRM.e gomar e te paafte

  • Nuk eshte humbje per Edi Ramen per gjithe ata shqiptare qe kane ikur ketu e 20 vjet nga Shqiperia dhe duan edhe tani te ikin se nuk mund te jetonin dot me menyren se si drejtohet dhe funksionon shtet shkerdhatia e burrave shqipatre ne pushtet se ata qe rrine akoma i torolis si do vete ai dhe te tjeret si ai. Humbje e madhe ka qene pasi per ti arsimuar eshte harxhuar ne fonde dhe kohe .Ata punojne te gjithe jashte atdheut me nje boshllek qe nuk mbyllet kurre. Po Edi Rama nuk e kupton edhe pse ia ben pyetjen tjetri. Njerez bosh nga ndjenjat shpeirterorte . Ka qene humbje dhe bile double edhe per shtetin edhe per njeriun qe u ndane nga njerezit.

  • Tani e njoftem te gjithe ket halabakun Edi Rama qe s’di me ba sgja vec me u marre me kurva dhe si asnja ne bote na i ka ba dhe drejtoresha e ministre gjithe laviret e rrugeve dhe asgja per ket vend !!!!

  • Arsyeja perse arsimin publik po e shkateron eshte se:

    1 nuk i nevojite te arsimuar nga shtresat e varfera se njesoj do jene te papune dhe do largohen si emigrante. Eshte i vertete komenti me lart qe tha se emigrimi eshte nje humbje per shtetin mbasi per ata eshte investuar shume per arsimim qe ne fillore dhe atje ku shkojne i kane te gatshem.
    2 Cdo pasuri kombetare po jepet me koncension dhe do vijne te huaj te punojne, e nuk ka nevoje per inxhinier gjeologe, nafte etj shqiptare
    3 te kaloje parate tek arsimi privat sepse ato jane parcelat e tyre.Qehajaji eshte Naim CILI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *