KM uron Bajramin (por nuk duket dita më e përshtatshme për këtë)

Ori

Kryeministri Edi Rama u ka uruar besimtarëve myslimanë, fedtën e Kurban Bajramit.

Urimin e ka shoqëruar me fotot e Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

“Dhe me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Gëzuar Kurban Bajramin” uron Rama.

Por qytetarët i janë përveshur duke i kujtuar memorialin ngritur tek Liqeni për viktimat e atij që quhet si grusht i shtetit i 15 korrikut 2016 në Turqi.

E pyesin se me çfarë guximi e ka vendosur një memorial në Tiranë.

“Pse nuk i uron shqiptarët me memorialin turk në Tiranë…Populli shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri ka plot dëshmor që politikanët as varrin nuk e dinë ku ju ndodhet. Ju lutem me një ligj o bëj çfarë të duash dhe hiqe se është turp. Kjo per mua personalisht quhet pushtim. Për kaq pak e shesin b….politikanët shqiptar?…”.

Janë këto disa nga komentet e qytetarëve, të cilat po i sjellim më poshtë.

o.p./ dita

Share This Article
4 Comments
  • INFORMACION MBI MBLEDHJEN E FUNDIT TE KRYESISE SE PS KU ESHTE DEBATUAR EDHE MBI GAZETEN DITA

    Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste u verifikuan dy zhvillime që kaluan pa u raportuar në media.

    Së pari ishte debati mes kryetarit të saj Edi Rama me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për çështjen e votimeve të 30 qershorit. Kryeministri është ankuar për pjesëmarrjen e ulët në Tiranë dhe në Shkodër por ky qëndrim është lexuar nga Bushati si goditje për të.

    Në një Kryesi ku të gjithë ulin kokën, Bushati ka reaguar duke u mbrojtur me argumentin se vetë fakti që votimet kaluan qetë në një qark si Shkodra duhet vlerësuar. Sipas tij ajo që ndodhi më 30 qershor as që duhet konsideruar si sukses nga PS-ja. Bushati ka arsye të ketë irritim ndaj z. Rama, jo vetëm për shkak të mënyrës sesi e shkarkoi nga detyra, por edhe për faktin ai shpesh e ka dubluar dhe minuar punën e Bushatit në qytetin verior me deputetin Tom Doshi.

    Lajmi tjetër është paralajmërimi për zhgradimin politik të Tualant Ballës dhe Gramoz Ruçit, dy njerëz kryesorë që mbajnë kontakte me bazën socialiste.
    Është qesharake në fakt kur mendon se një parti si PS-ja e z. Rama të ketë pobleme kuotizacionin e anëtarësisë së vet.

    Por ja që z. Rama është kujtuar për këtë fakt dhe ka vënë në dukje se objektivat për shtimin e numrit të anëtarësisë, aktivizimit të saj nuk përkojnë me rregullin e pagimit të kuotave që më shumë sesa të ardhura flasin për seriozitetin e një force politike dhe mbajtjen gjallë të marrëdhënieve me njerëzit.

    Nga ana tjetër z. Rama ka urdhëruar disiplinë në këtë drejtim edhe për arsyen se për financat e partive politike do të ketë vëmendje të shtuar në muajt në vijim.

    Erjon Braçe ka shtuar dozën e sulmit ndaj Taulant Ballës kur ka deklaruar se sipas të dhënave që ka nga zona e vet, baza socialiste nuk ndihet më e lidhur me partinë, por më e keqja ajo nuk i beson më as narrativës së lidershipit.

    Militantët dhe anëtarët tanë i drejtohen përherë e më shumë ndonjë medie që shkruan për të majtë në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe merret me temat që janë fibra e PS – ka thënë Braçe.

    Burimet tona flasin se ai i referohet gazetës Dita.

    Pak ditë pas kësaj mbledhjeje në mënyrë shumë të papritur gazeta juaj ka publikuar në faqen e parë të saj online kërkesën për financime nga publiku.

    Ky fakt duhet lexuar si akt me prapavijë politike?

    Sidoqoftë, jeni e vetmja gazetë që shqetësoni ende Rilindjen.

    Nen ndikimin tuaj, pak kohë më parë organizata e veteranëve i ka dërguar një letër z. Rama përmes së cilës i ankohet për një sërë çështjesh, por edhe bën një lloj divorci sentimental me të, çka paralajmëron se reforma e z. Rama duke manipuluar një brez dështoi.

    Ndaj edhe mesa duket po përgatit goditjen në Kongres të çdo individi që në një mënyrë në një tjetër, jo vetëm kundërshton por edhe nuk formatohet dot në mënyrë të besueshme si Rilindës.

  • Shqipja jone ka fjale te fuqishme,per te stigmatizuar personin qe mbart vesin,por me memorialin e diktatorit te anadollit,me te cilin rama perdhunoi perbindshsem dhe cmendurisht kete vend, dhe sado te mundohesh nuk gjen fjale,te pershkruash dimensionin e bemave te ketij rajai te mjere, te neverise dhe te peshtiresise se pafund.
    Dhe mbas kesaj,kjo qenie fshihet ndyre,sikur don te thote:
    Qe ky jam une dhe mund te bej dhe te paberen me ju dhe ju te rrini sc keni ndenjur ne shekuj.
    Natyrshem,qe gishtin,mbas kesaj, qe na dridhet nga turpi dhe neveria e drejtojme nga vetja,dhe na behen me se te ndjera fjalet e imzot Nolit:
    Skllever,bij skllevrish
    S´e meritoni,se liri s´doni

  • Pak si i cuditshem postimi yt ne forme komenti i nerumi red-aktor. Ate fare mire mund ta kishe publikuar edhe si artikull. Jo per gje por ai mu duk i vlefshem per t’u lexuar.

    Ajo qe une do te vecoja nga shkrimi yt, eshte thenia e tellallit te Rames, se militantët dhe anëtarët e PS-së i drejtohen përherë e më shumë ndonjë medie që shkruan për të majtë, në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe merret me temat që janë fibra e PS.

    Me pak fjale, ky eshte i ndergjegjshem dhe i gatshem ta pohoje me gojen e vet, se ke kjo “medie e majte”, i fusin turinjte lloj-lloj militarucash rakitike, lloj lloj capaculash, e lloj-lloj bytheshiturish te qorruar nga syri i majte. Dikush si percues i zellshem i interesave apo porosive te padronit, dhe dikush tjeter i intersuar vetem per te bere tifozllek per te.

    Jo se ka thene dicka te re qe s’dihet, por kur nje gje te tille e deklaron nje ish gazetar dhe sot pushtetar, i cili ka shume gjasa ta dije se si funksionon mekanizmi i trushplarjes, atehere tentativat per te manipuluar opinionin publik dhe sidomos mendimin ndryshe behen akoma dhe me transparente.

    Qe ky forum ka vite qe kuterbon nga era e qelbesirave, qellimi i vetem i te cileve eshte kundershtimi i mendimit ndryshe dhe denigrimi i kundershtarit politik permes ofendimeve ordinere, kjo ka shkaqe te ndryshe, dhe njeri prej tyre eshte linja e gabuar qe ndjek redaksia e kesaj gazete. Per njerin apo tjetrin lexues eshte e pakonceptueshmes se si kjo redaksi u jep akses disa gojendyreve, te cilet ofendojne dhe te shfryjne gjithe mllefin e tyre ndaj te tjereve, kurse nga ana tjeter censuron sipas oreksit komente, tek te cilat edhe me lupe t’i kontrollosh s’mund te gjesh as shkeljen me elementare te etikes.

  • Tik tak,
    Qillimi nuk eshte pajtimi edhe qyqetaria kur debatohet .
    Qillimi eshte prape te sillet lufta e klases qe te reshtohemi prape e te mashtrohemi prape!
    Jo qe te bashkohemi ne si te majte e te djathte per nje konsensus per te miren e Atdheut! Jo kjo duhet me u panguar me cdo kushte se perndryshe horrat qe kemi ne krye te politikes majtas e djathtas nuk do mbijetoje kur populli te bashkohet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *