Kryeministri, Edi Rama, ka uruar homologun e tij më të ri, Isa Mustafën për marrjen e detyrës si Kryeministër i Kosovës.
Në letrën drejtuar homologut kosovar, Kryeministri nënvizon se Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom për perspektivat e Ballkanit si dhe të dy vendet të jenë pjesë e BE në bazë të meritës.
Letra e plotë:
“Zoti Kryeministër,
I dashur Isë,
Emërimi në funksionin e lartë të Kryeministrit të
Republikës së Kosovës është pa dyshim një moment me
rëndësi për Ju dhe mbarë vendin. Është kënaqësi e
veçantë t’Ju përcjell, me këtë rast, urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që Ju është mirëbesuar.
Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen.
Këto marrëdhënie unike në llojin dhe historinë e tyre, rajoni dhe zhvillimi i tij i qëndrueshëm i kërkon sa më solide,
frytdhënëse dhe paqeformuese. Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom pionier për perspektivat më
shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembull i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin
Europian.
Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të
koalicionit, të drejtuar prej Jush, realizimi i prioriteteve të axhendës së përbashkët do të përshpejtohet. Në këtë
process historic, ne jemi të inkurajuar e të mbështetur fuqishëm edhe nga platforma e Samitit të Berlinit.
Ju e dini se për autoritetet kosovare, dera e Kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur. Në një kohë sa
më të përshtatshme për Ju, vizita e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë do të ishte mëse e mirëpritur.
Me konsideratën më të veçantë,
Sinqerisht
Edi Rama
Sh.T.Z.Isa Mustafa
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Prishtinë

ISA MUSTAFA—-Kopja e Likes por me nje ndryshim te vockel se ISA u bo Kryeminister por Likja i LSI-se JO JO JO!