Dhe është përuruar zyra e re e punës në qytetin e Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. “Vende të lira punë aktualisht janë 219, kryesisht biznes fason, call center, si dhe disa aktivitete shërbimi si recepsionist, kuzhinier. Po ashtu kemi sistemuar me punë 2 ekonomiste, kemi 1 kërkesë për inxhinier elektrik. Ka kërkesa për pozicione më të larta pune. Ne po rakordojmë edhe me qendrën e kualifikimit, duke qenë se biznesi fason ka shumë kërkesa për makinistë. Realisht është një kurs shumë i gjatë, por kemi ndërtuar edhe një kurs më afat shkurtër për t’iu përgjigjur kërkesave”, deklaroi Marjana Cani, drejtoreshë e zyrës së punës.
“Duhet të punojmë intensivisht për t’u vënë në kontakt me të gjithë sipërmarrjet për të vënë në dispozicion të gjithë vendet e lira të punës. Sa më shumë informacion për njerëzit që kërkojnë punë, punë ka dhe punët janë këtu”, tha kryeministri Rama.
Çelja e zyrës së punës në qytetin bregdetar është bërë jo pa qëllim në ditën e 8 marsit. Kreu i qeverisë i quajti gratë dhe vajzat “gjysma më e mirë e shoqërisë” duke theksuar se qeverisja e tij ishte ajo që iu besoi më shumë femrave, me një numër të lartë të përfaqësimit të tyre në qeveri, Parlament dhe institucione.
Më herët Rama uroi 8 Marsin nëpërmjet një postimi në Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur një foto të nënës dhe bashkëshortes së tij. “GËZUAR 8 MARSIN – Qoftë e lumtur sot e në sa më shumë ditë e vite si sot, çdo nënë e grua që kaq shumë kuptim, dashuri e jetë i jep jetës sonë!”, – shkruan kryeministri.


Neta-Linda,komshia jone, urime nga e gjithe familja ime per 8 marsin ! Neta ty te uroj
gjithe te mirat ! Ju kujtojme gjithemone ! Pershendetje nga larg !
A DUHET TE FESTOHET 8 MARSI?
Po te shikojme historine e krijimit te kesaj date dhe implementimit me vone nga bolsheviket ruse mesiguri duhet te pranojme se 8 marsi eshte nje date komuniste e krijuar me qellime te pastra demagogjike te propagandes bolshevike me qellim qe te paraqesin si KULCEDER kapitalizmin boteror dhe ne vecanti ate amerikan. Prandaj sot ne Bote, pse jo edhe ne Shqypni qe eshte ne NATO dhe po aderon t’i bashkohet BE-se shtrohet pyetja thelbesore:
A DUHET TE FESTOHET 8 MARSI?
kur historikisht dihet qe kjo date eshte fantazuar ne vitin 1955 nga komunistet e Kremlinit me qellime te LIGA te propagandes bolshevike?
Per te qene me te qarte me kete teze te pazakonte per enveristet, por edhe per shqyptaret e prapambetur ne evolucionin e tyre demokratik, nastradini po hedh drite per pak histori lidhur me kete teme te diskutueshme ne Bote pernga MORALI i perkujtimit dhe i perdorimit nga politika:
Dita e pare e grave eshte shenuar ne histori me iniciative te Partise Socialiste amerikane ne 23 shkurt te vitit 1909, por ASKUSH nuk e merr seriozisht kete date. Ne vitin 1913 ne nje fabrike tekstili ne Nju Jork bie nje zjarr i madh qe shkakton vdekjen e afro 150 grave dhe kjo tragjedi ngre ne kembe grate duke shenuar fillimin e nje levizje te re feministe ne Bote. Ne krye te kesaj levizjeje spontane dhe jo politike vendosen komunistet gjermane Klara Cetkin dhe Roza Luksemburg, te cilat, helbete vetkuptohet qe nuk e lane “gurin te bjere ne toke” dhe i dhane ngjyra politike duke i shpallur kapitalistet si VAMPIRE te pameshirshem ndaj grave dhe per here te pare ne forme te organizuar grate dalin ne manifestime protestash ne 8 mars te vitit 1917 te yshtura nga Partia e bolshevikeve te Leninit. Ne vitin 1955 me vendim te Byrose Politike te BRSS 8 marsi shpallet si dita e Gruas dhe festohet me detyrim ne te gjitha vendet ish komuniste dhe satelite te BRSS-se. Perfshire ketu vetkuptohet edhe ne Shqypnine vasale te Enver Hoxhes.
LLAFE BOSH KUR SHQIPERIA KA PROBLEME PAPUNESIE DROGE VRASJESH KRIMESH AKSIDENTESH DISKRIMINIM GRASH ETJ ETJ ;;;;;;;;;;;;;;
Me ket rast ka pershendetur edhe pes grat e tij.
Gëzuar 8 marsin të gjitha grave të forumeve te “Dita-s”! Qofshin te lumtura dhe luftetare te misionit te tyre fisnik si nëna dhe si qytetare!
8 mars 2014,09. 00. Gëzuar 8 marsin të gjitha grave të forumeve te “Dita-s”! Qofshin te lumtura dhe luftetare te misionit te tyre fisnik si nëna dhe si qytetare!
Urimi më i bukur është ky i z. Pëllumb. Në fakt ne gratë e forumeve jemi zedhënëset e vërteta te opinionit publik. Midis nesh gjen reagimin qytetar. Të tjerat gatuajnë lakror e bejnë supë plus manikyr,pedikyr,operacione plastike etj.etj? Me një fjalë nuk janë luftetare te emancipimit shoqëror. Përshendetje z. Zaimi!
Bukur “forumistja”. Ke shprehur te vërtetën për atë si duhet te jetë nje grua e kohës sonë gjithë halle.
Urimi më i bukur është ky i z. Pëllumb. Në fakt ne gratë e forumeve jemi zedhënëset e vërteta te opinionit publik. Midis nesh gjen reagimin qytetar. Të tjerat gatuajnë lakror e bejnë supë plus manikyr,pedikyr,operacione plastike etj.etj? Me një fjalë nuk janë luftetare te emancipimit shoqëror. Përshendetje z. Zaimi!
Ndaj të njëjtin opinion me “forumistja”. Kemi nevojë për gra qytetare që luftojnë për të drejtat civile e jo për gra shtepiake. Prsh!
Gezuar 8 Marsin o gra!