Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë studentët për këtë vit të ri akademik.
Ai ka zgjedhur ceromoninë në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku dhe ka deklaruar se ky Universitet do të pësojë transformim rrënjësor nisur që nga territori i tij.
“Zgjodhëm ta uronim fillimin e vitit të ri shkollor, në këtë universitet pasi dëshirojmë që këtu të vazhdojmë t’i hapim rrugë një procesi transformimi rrënjësor. Transformim themelor përtej këtyre mureve. Bashkë me disa pedagogë vizituam kantierin e universitetin.
Pedagogët janë të kënaqur, unë jo shumë, pasi ka ende shumë punë për t’u bërë. Bindja ime është që modeli më i shkëlqyer i një hapësire ku mësohen të gjithë elementet e kësaj fushe. Do jetë një oaz i mrekullueshëm ku natyra dhe e gjithë infrastruktura të jetë në harmoni të plotë.
Këto fjalë mund të tingëllojnë utopi, por ju siguroj se studentët që janë sot në vitin e parë, do e shohin që këto fjalë do të transformohen në realitet. Përpara një viti ishim këtu dhe s’u besoja syve se çfarë katrahure ishte kjo hapësirë. Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur rregull.
Nuk do ketë asnjë aktivitet nëse nuk është në harmoni me ato të studentëve. Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Këtu nuk mund të ketë makina që vendosin të parët mbi njerëzit, apo nuk mund të ketë më shumë kafene se salla.
Këtu nuk mund të ketë një udhëkryq, këtu duhet të ketë vetëm studentë. Nuk mund të hy dhe të dalë askush këtu si të dojë. Këtu ka shumë për të bërë. Këtë territor ta kthejmë në një oaz”, tha Rama.

Ketu paska qene katrahure dhe ky e beri oaz ndersa tek gjeologjiku ishte oaz dhe ky e beri katrahure duke cuar Magjistraturen dhe pas pak edhe Gjykaten e Larte.