Rama kërkoi të respektohen masat për parandalimin e COVID dhe theksoi se ekspertët dyshojnë se në vend mund të kenë hyrë variantet e reja të virusit.
Kryeministri tha se me ardhjen e dozave të dyta të vaksinave nga Pfizer do të nisë vaksinimi për të moshuarit fillimisht për ata 80-vjeç, 75 e me radhë.
Rama u shpreh se komiteti i Ekspertëve do të njoftojë nesër vendimin nëse do të ketë shtrëngim të masave por theksoi se nuk mund të ketë një izolim derisa kjo pandemi të mbarojë pasi do kishte pasoja të rënda ekonomike por edhe për anën psikologjike.
“Ne nuk kemi mbetur as te 1000 apo 2000, jemi sipas planit. I vetmi moment kur nuk ishim sipas planit është momenti kur Pfizer ka shtyrë procesin e lëvrimit për të gjithë jo vetëm për ne. Pas ardhjes së dozave të shkurtit do të nisë vaksina për të moshuarit. Do të nisë për ata 80 plus dhe pastaj do të zbresim 75 e me radhë. Ekspertët tanë janë dyshues që varianti jugo-afrikan dhe britanik mund të kenë hyrë në vend.
Këto dy variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe janë më vdekje prurës. Ne duhet të zbatojmë masat. Nesër komiteti teknik do mblidhet. Qëllimi është të rrimë në ekuilibër sepse duhet të mbajnë ekuilibër mes ekonominë, anës psikologjike dhe shëndetit. Nuk mund të mbyllemi nëpër shtëpia derisa të mbarojë kjo punë. Nuk duhet të marrim më qafë njerëz me veprime skandaloze kur gjëja është shumë e qartë”, tha Rama.
h.b/dita

Njk ia vlen vaksina per ato mbi 80 vite ! Se edhe po t’i vakdd se inojdh ata shpesh nuk prodhojne antitrupa sa fuhet prej pleqnise o edi rama!
Vaksino ma mire njerezet ne lule te jetes se tyre qe punojne , po kane reziqe si diabete hupertension apo probleme me veshke e mushkrite! Fillo me ta se edhe pleqte te thone shpetonaj femijet!
Edi rama , asnje nga ata experte te tu nuk te thot se efekti i vaksines nuk do shihet para 6 jave mbas vaksinimit?!
Sa do vdesin deri ne prill kur do filloje efekti e vaksines ne qofte se vjen ai vaksin sot?! Asnje nuk te ka treguar se ky virus, edhe ai varianti angleze edhe ma zi, ka nje shperndamje logaritmike sot 1 neser 10 e pasneser 1000?!
Askkush nuk te ka treguar se gjibat nuk ndalin virusin as horari per edukimi mbi shenjat e semundjes e tregimet e njerezeve per si e kane kaluar, si uinfektuan etj . Pra perdore ERTVne per keto tregime e jo per sukseset edhe oamjet perfekte te spitalit covid qe kemi pa si show hollywoodian per kishémirepregaditjen’ rezultatet po shihen: rekord vdekje ne balkan!