Rama: Veliaj mandatin tjetër bën kampusin universitar

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama tha sot në qytetin Studenti se pas rikonstruksionit të konvikteve, do fillojë puna për Kampusin Universitar.

Rama tha se investimi do të bëhet mandatin tjetër nga kryebashkiaku Veliaj, i cili është rikandiduar nga PS për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës.

“Paralelisht po punojmë me Bashkinë e Tiranës me kampusin, është një projekt shumë ambicioz, kemi problem serioz rimarrjen e hapësirave. Po përgatisim edhe gjithë inventarin e nevojshëm për shpronësimet ndërkohë që projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, qoftë të natyrës rekreative, qoftë akademike është duke u realizuar. Me fillimin e mandatit të ri të Bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin. Është një investim goxha i madh por do bëhet. Ashtu siç do fillojnë në fund të këtij viti e në fillim të vitit të ardhshëm investimet e tjera për auditorët etj”, tha Rama.

Kryeministri tha se qeveria do bëjë investimet më të mëdha në arsim gjatë gjithë këtyre viteve.

“Hap pas hapi do kemi kantierin më të madh të investimeve në arsim në të gjithë këto 30 vite. Do investohet në arsim, siç nuk është investuar ndonjëherë në këtë sektor”, deklaroi Rama

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Si do te besh kampuset, kur ti sot po I merr hapesirat universiteteve. Edhe budallai koken e ka si njeri, por me budalla eshte ai qe te beson ty.

  • Do te hame me luge floriri u tha dikur nga xhaxhi Enver, dhe u pa se çu be!!!!! Vazhdojne premtimet dhe sot nga Rame tepsia , me te njenjten filozofi, normalisht ç’lind nga macja , gjuan Minje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *