Rama vijon me fushatën elektorale, sot në Burrel dhe Dibër

Leda Hysa

Ndonëse Presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e djeshme anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Sipas njoftimeve nga mediat, kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytete.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale, do të jetë në një takim elektoral në Baldushk.

Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve. Ky vendim, u shpreh ai, vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Aq i lidhur dhe skllav i pushtetit eshte Rama saqe po vepron tamam si nje i marre qe po luan menç!!!!! Me siguri qe ka nevoje per nje mjek psikiater. Per hir te interesave te tij rame ali baba po e çon vendin drejt gremines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *