TAP konfirmon ndërtimin e gazsjellësit

anazapta

Baar, Zvicër. Aksionerët e Gazsjellësit Trans Adriatik(SOCAR, Statoil, BP, Fluxys, Total, E.ON dhe Axpo) konfirmuan dje miratimin e Vendimit për Ndërtim për zhvillimin dhe ndërtimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik. Ky miratim vjen pas bërjes publike nga Konsorciumi Shah Deniz gjatë ditës së djeshme se është arritur në Vendimin Përfundimtar të Investimit në lidhje me projektin e Shah Deniz Faza II.

Viti 2013 ka qenë tejet i rëndësishëm për TAP, i cili u përzgjodh në qershor nga konsorciumi Shah Deniz si projekti i parapëlqyer i tubacionit për transportin e gazit të Shah Deniz Faza II drejt Evropës.

Kjetil Tungland, Drejtori Menaxhues i TAP, tha: “Njoftimi i sotëm nga aksionerët tanë është një arritje e rëndësishme për TAP-in dhe një tregues i mëtejshëm i besimit të tyre të fortë në mundësitë tregtare dhe teknike të projektit. Synimi ynë tani është të ndërtojmë tubacionin brenda afateve kohore dhe brenda kufijve buxhetorë.”

Duke komentuar mbi Vendimin Përfundimtar të Investimit të marrë nga Konsorciumi Shah Deniz, Z. Tungland shtoi: “Ky vendim është një hap tjetër historik drejt realizimit të Korridorit Jugor të Gazit. Duke hapur këtë rrugë te re transporti gazi, TAP-i dhe Shah Deniz do të sigurojnë diversitetin dhe sigurinë e furnizimit me gaz për Evropën, si dhe do të përforcojnë rëndësinë strategjike të vendeve përgjatë gjurmës së gazsjellësit”.

Mbi Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha tejet e madhe e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Tubacioni prej rreth 870 km gjatësi do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit greko-turk në Kipoi, dhe do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjerë. Dalja e TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të shumta për transport të mëtejshëm të gazit natyror Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit; ai do të jetë burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe nuk ka varësi nga financimet publike. Duke qenë se shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi janë të planifikuara për fundin e vitit 2018, furnizimet e para për Evropën do të realizohen rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).

 

Share This Article
1 Comment
  • Ama kete gazin neper Shqiperi e mundesoi puna e Sales …..Sala e kishte mik Aljevin dhe ai e i vuri veton Greqise dhe Italise duke thene se gazi do kaloje neper Shqiperi

    Sepse Greqia dhe Italia nuk donin qe te kalonte TAP-i neper Shqiperi , por Aljevi i detyroi qe te konte neper Shqiperi

    Ndaj kete TAP-in ja kemi borxh Sales dhe Aljevit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *