Rama vizitë në “Factory Berlin”, i dhurohet piktura e veçantë

J L

Kryeministri Edi Rama ka vizituar, gjatë qëndrimit në Gjermani dhe “Factory Berlin” rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit dixhital, artit, muzikës tekno.

“Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, shkruan Rama.

“Ka vetëm një përgjigje të qartë Facotry Berin është njësoj si të kesh më të mirën e më së mirës së Gjermanisë në Shqipëri, të pushtosh Gjermaninë duke i sjellë ata në Shqipëri”, tha Rama.

Rama është njohur me qendrën, teksa ka marrë dhe një dhuratë të veçantë nga një prej artistëve.

Një pikturë në ngjyrë të kuqe iu bë dhuratë kreut te qeverisë, e cila simbolizon lidhjen midis Berlinit dhe Shqipërisë.

“Kjo është një pasqyrë që kur kalon mund të shihesh”, i tha përfaqësuesi i Factory Berlin Ramës.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *