Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Dhomën Suedeze të Biznesit lançon ngritjen e Këshillit të Investimeve dhe Zhvillimit, një nënstrukturë e Këshillit Ekonomik Kombëtar, që do të asistojë qeverinë shqiptare për të mundësuar rritjen numrin e investimeve të huaja në vend e promovojë investimet suedeze në Shqipëri.
Iniciativa u bë e njohur gjatë vizitës zyrtare që Kryeministri zhvilloi në Stockholm, me ftesë të homologut të tij Stefan Löfven. Kjo strukturë e re do të drejtohet nga ish – Kryeministri suedez, Göran Persson, që për Ramën është një reformator i njohur në Suedi. Vetë Persson shfaqet optimist se Shqipëria ka shanse për të patur një sukses ekonomik.
“Ne jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim. Kemi të gjithë arsyet që të besojmë se puna e suksesshme që ka bërë Kryeministri Rama si kryebashkiak i Tiranës është një punë që ai mund ta kryejë edhe në të gjithë vendin si një të tërë. Ne jemi të bindur që Shqipëria ka shanse të mëdha për të ardhmen, nëse përgatiteni mirë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe Reformën në Drejtësi, do të jeni një vend shumë tërheqës për investimet e huaja direkte. Kjo është diçka që ne mund t’ju ndihmojmë të arrini, kjo është arsyeja e ngritjes së këtij Këshilli dhe jam shumë i interesuar për një bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin tuaj, Edi Rama”, tha Persson.
Kryeministri Rama ka marrë pjesë dhe në konferencën “Qeverisje Progresiste”, me fokus tek arsimi dhe dija dhe ka ndarë me të pranishmin reformat, që ka ndërmarrë qeveria e tij në këto fusha.
“Dallimi qëndron tek dija dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të sjellim njohuritë më të mira në institucionet tona dhe nga ana tjetër të transformojmë sistemin tonë arsimor, i cili bazohej në idenë se universiteti ishte për të gjithë dhe që degradoi në idenë universitete gjithandej”, u shpreh Kryeministri.
Gjatë vizitës në Stokholm, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin.

Rrenjet e progresit jane ne spastrimin total te te korruptuarve ne te gjitha hallkat qe perbjne shtet. Progresi varet nga rrenjet e shendosha qe rrisin trung te shendosh dhe dege vitale, plote gjaleri te mbare njerezve tane te afte. Mos t’ju gezohemi ketij apo atij shteti me kete apo ate prson te rendsishem, me keto apo ato mundesira te medha. Krimbi i pemes se Rames, nuk u spastrua qe nga rrenjet, tani po bren deet dhe i ka bere te fyshkura. Kesaj peme Edi perpiqe qe t’i spastroje rrenjet duke e sparkatur nga siper. Ha, ha, ha!