Kryeministri Edi Rama ka thënë se vota për kandidatët e djathtë nuk është votë për projektet konkrete për të ndryshuar qytetin tuaj, por thjesht për të mbajtur me punë kryetarin e mbetur pa punë të Partisë Demokratike.
Deklarata e tij u bë nga 2 qytete, bastione të demokratëve, Devolli dhe Përrenjasi.
Rama, i shoqëruar nga kreu i LSI-së Ilir Meta, kërkoi këtë të dielë votat për kandidatët e majtë, Miranda Rira dhe Armen Qaja.
“Ju e keni parë që dalin te SHQUP-i dhe na akuzojnë, më akuzojnë mua në mënyrë të veçantë, se po i kërcënoj qytetarët se po votuat kandidatët e Partisë Demokratike do të mbeteni pa ujë, pa drita e kështu me radhë. Nuk është kështu.
Unë kam detyrimin t’ju them një të vërtetë të thjeshtë e të madhe, vota për kandidatët e Partisë Demokratike është votë për të mbajtur me punë kryetarin e mbetur pa punë të PD-së, është votë për të vazhduar për të ushqyer një politikë absurde konflikti me qeverinë. Dhe për fat të keq këtë e paguajnë në kurriz komunitetet, e paguajnë familjet, e paguajnë të moshuarit, më të rinj”, tha Rama.
Votën për kandidaten e LSI-së për Bashkinë e Përrenjasit e kërkoi vetë kryetari Meta, i cili tha se Miranda Rira është zgjedhja e duhur për qytetin.
“Kandidatja Rira do realizojë atë cka ju prisni për bashkinë tuaj të re. le ta votojmë, është zgjedhja dhe drejtimi i duhur për Bashkinë e Përrenjasit. Sfida e saj ta bëjë bashkinë e re që të rinjtë të mendojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, u shpreh Meta.

Berisha Rama Meta jane ata qe duhet te largohen nga ky vend. Fqinjet tane te Maqedonise e treguan sot se si duhet reaguar ndaj atyre qe te poshterojne. Mos te presim sa te ndodhin cudira si ajo e 97 por ti japim fund ne PAQE me keta hajduter te se ardhmes tone.
Ti z kryeminister u ben presion diten per diell gjith atyre qytetarve qe mbeshtesin opoziten duke u thane se po votuat per PD nuk e mbeshtesim dhe nuk u trajtojme si pjese te shtetit Shqiptar. Meqe i paske pare keto qytete dy vjet me pare ne kete gjendje pse nuk vure qofte nje gozhde te vetme? Pse pezullon dhe shperfill marrezisht me moskokecarje gjitha projektet per pune nga basticionet e se djathtes? Ik mor horr shporru se u mbylle shqiptarve edhe nje vrime miu ekonomike qe u kishte ngel dhe e katandise vendin duke ua sjell kafshaten ne fyt dhe neperkemb popullin Shqiptar si te ishte ndonje tiran apo barbar. A e din qe ka Zot kund z kryeminister?
A thua se Rama bente ndonje pune perpara se te katapultohej ne politike nga Fatos Nano. Keto te Rames mund te quhen lajthitje rilindese te pragut te veres.
Rama: Vota për PD, votë për të mbajtur në punë kryetarin e papunë
Socialistet: Vota per PS per te mbajtur ne pune Gay99 dhe kryetarin bukeshkelur
Sa ke bere ti per Tiranen aq do bejne dhe kryetaret e tjere te PS-se..Asgje! Vetem betonizim!
Po vota per PS eshte te mbaje kryetarin ne pune e vet i papune?Se keshtu i ke lene socialistet o Rama ,i flake ne mes te rruges e ke mbledhur rreth vetes plehrat qe jane te dyshuar per vepra kriminale.Kjo ishte Rilindja? hajde Rama hajde