Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PS Edi Rama shprehu mbështetjen e tij për paketën e propozuar nga Ilir Meta, që lidhet me miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Sakaq, zoti Rama i dha përgjigje ministres së Integrimit, e cila pak më herët deklaroi se dyshja Rama-Meta janë duke luajtur bllofin me tre ligjet.
Gjatë paradites së sotme zoti Meta ka bërë një deklaratë ku ka ftuar mazhorancën për të votuar tre ligjet. Ju e keni shprehur edhe pak ditë më parë mbështetjen tuaj për këtë deklaratë, por cilat janë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrni për këtë çështje?
Qysh ditën e parë, që kryetari i LSI ka dalë me një paketë kompromisi për të miratuar të tre ligjet dhe vendosur që ato të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri, ne jemi shprehur dakord me këtë paketë. Në fakt këtu bëhet fjalë për dy ligje dhe Rregulloren e Kuvendit, jo për tre ligje dhe kam nevojë ta nënvizoj këtë gjë. Mirëpo është e qartë që ka vetëm retorikë dhe propagandë të shfrenuar antiopozitare nga qeveria dhe mesa duket nuk ka në fakt, asnjë vullnet për t’i miratuar këto ligje.
Duket se kjo çështje është kthyer në një pingpong politik pasi dy ditë më parë kryeministri Berisha nga Gjirokastra deklaroi se do t’i kërkojë kryetares së parlamentit dhe deputetëve të vetë që të votojnë që nesër tre ligjet. Kush është e vërteta e kësaj deklarate, të gjithë thonë po, por ndërkohë…?
Në këtë rast e vërteta është e thjeshtë. Është shumica ajo që ka në dorë të marrë nismën, të paraqesë në Kuvend propozimin për miratimin e këtyre dokumenteve me propozimin e kompromisit të bërë nga LSI. Pastaj vota e Kuvendit do të tregojë se kush ka ndërmend çfarë, kush bën propagandë dhe kush në fakt është i interesuar drejtpërdrejtë për ecurinë e procesit. Edhe pse unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk janë në thonjëza tre ligje që e pengojnë Shqipërinë të afrohet më tutje në Bashkimin Europian, po janë 3 pushtete që mungojnë. Pushteti legjislativ, që është i gjithi nën kontrollin e një njeriu të vetëm. Pushteti ekzekutiv, që është nën kontrollin e korrupsionit dhe pushteti gjyqësor, që është i gjithi nën kontrollin e ekzekutivit dhe të korrupsionit
A jeni i gatshëm të uleni me kryeministrin Berisha në një tryezë bisedimi për këtë çështje pasi LSI ka bërë atë propozim kompromisi, kurse kryeministri thotë le të votojnë ato projektligje të cilat kanë kaluar nga Komisioni i Ligjeve dhe janë në Parlament?
Faktikisht, është e qartë që është kryeministri, ai që mesa duket që ka nevojë që këto tre ligje të qëndrojnë të pavotuara, për të mbushur çdo ditë topat e tij të fushatës elektorale, tanimë, që i gjithë baruti është lagur komplet dhe për t’u përpjekur që t’u tregojë shqiptarëve atë që shqiptarët nuk e besojnë, se gjithçka ata po jetojnë në gjithë këtë papunësi, në gjithë këtë varfëri, në këtë dëshpërim social lidhet me këto tre ligjet dhe lidhet me opozitën. E vërteta është që shqiptarët janë shumë të vetëdijshëm që koha për rotacionin është vetëm pak ditë përpara tyre dhe në 23 qershor ata do ta vendosin me votë përfundimisht. Rrotacionin dhe fundin e këtij rrënimi të vazhdueshëm.
Menjëherë pas deklaratës së zotit Meta ka reaguar ministrja e integrimit zonja Bregu, e cila thotë se opozita nuk është e gatshme t’i votojë këto tre ligje. Komenti juaj?
Po pra, është zonja Bregu, është edhe zoti Kodra, Saliu. Kodra pas bregut dhe bregu që dalë menjëherë pas kodrës. Prandaj, shqiptarët në 23 qershor do ta lënë edhe kodrën edhe bregun dhe do të vazhdojnë në det të hapur rrugëtimin e tyre drejt Familjes Europiane.
ORE KY OSE KA RRESHKIT OSE KA PI NDONJE GJE. MORE ZOTNI ISHE TI QE E LE VENDIN PENG PER ATO TRE LIGJET E BEKUARA , QE NUK DOJE ME I VOTU ZOTROTE. TANI PO THUA TI VOTOJME POR SIPAS MENDIMIT TE METES. PSE KUSH ESHTE META QE TE PYETET PER KETO LIGJET???? JENI JU QE PO I PERDORNI KETO TRE LIGJET SEPSE THONI QE TE VOTOHEN POR TE HYJNE NE FUQI MBAS ZGJEDHJEVE. POR POPULLI NUK ESHTE KAQ INJORANT PER TE TE DEGJUAR JUSTIFIKIMET E TUA. POR MOS U MERZISNI SE ME 23 QERSHOR DO TA MERRNI PERGJIGJEN E POPULLIT NJEHERE E PERGJITHMONE.
Ka mbi 220 dite qe ato ligje pasi u miratuan ne parim nga komisionet reciproke PD e PS,qe qendrojen ne tavolinen e kryeparlamentares ,per tu votuar.
Dhe 4 jave e po u mbrin dita e referendumit per kete ligje.
Ashtu sikur nuk deshet te votonit ligjin per imunitetin.
E sapo degjuat shprehjen e Berishes ti drejtohemi referendumit,shkuat urgjent dhe e votuat.
E votuat,vetem pasi ju trembi referendumi.
Se as sot nuk do e kishit votuar.
Tani ju mbriti referendumu tjeter.
Majlinda ne fakt nuk flet si kodra pas bregut.
Por ti flet si kodra pas Fierit.
Se tani iku,iku Fieri e zuri kodra bregun e Fierit.
Ja pra dhe Fieri,5 aspra vlejti.
Deri dje nuk votoje 3 ligjet per bregun e Fierit.
Tani duke folur kodra pas bregut e paska zene kodra bregun e Fierit.
Do u votokan tre ligjet.
Cdon Metiu ben Ediu.
Po habitet dhe Saliu
Dje tek njesia nr 6 tek Misto Mame Pyetjet ti benin ndryshe e ti u pergjigjesh ndryshe ..Nuk e kupton se nuk je me i besuar si ne opinionin vendas ashtu dhe per amerikanet ashtu si Berisha ??? Mbaje mend se e ke marre shume me yrrysh kete pune,dardha e ka bishtin prapa dhe qe nuk po ta shohin syte se je verbuar nga deliri i fitores qe ska ardhur akoma dhe po fle dhe enderron me sy hapur e qe po harron se Berisha eshte i pabese dhe po ben gati Kalin e trojes si dhurate per ty dhe ta len e ta ngrin buzeqeshjen ne gryke..A nuk e kupton qe mijera njerez mendojne qe Ilir Meta qe u bashkua me ty ne 2 muaj stazh-opozite duhej te ishte prapa hekurave per korrupsion..Kina me videon qe beri xhiron e botes e ka denimin kapital (po te kishte vertete drejtesi ketu ne shqiperi)dhe nga te zhgenjyerit ato vota shkojne per Berishen A nuk e kupton se me greven e urise qe pergatitet pas 21 janarit u bete qesharak ne opinionin publik me te shtatat e te 40 tat e varfanjakeve te rene per kolltukun tuaj qe Berisha po ta minon perdite dhe besueshmeria ndaj teje ka shkuar ne toke..Pas 23 qershorit do kete supriza te tjera se KAC ISLAMAT e tjere do firojne nga partia socialiste e do bashkohen me Partine e Malokeve te Shqiperise dhe nuk do jini ne gjendje te krijoni qeveri ashtu si Bersani ne itali dhe kryeminister do behet dikush tjeter qe sjua pret mendja..Nga historia kur luftojne dy veta gjithmone fiton i treti..Vertete Berisha u konsumua ne pushtet por zotrote ti u konsumove ne opozite .Cezi SALI Cezi ja futi popullit thuhet ne portokalli por Berisha me Meten do ua fusi juve ..Ai do nxjerre xhevahire te tjera ne manipulime ..Mos u gezo para kohe se dhe koha jote mbaroi…
LEHNI O QENT E BERISHES EDHE 30 DITE SE PASTAJ DO SHKONI TE GJITHE TE VESHI E TE LESHI IXHOZIT
He mo te saliut (ketu siper) jeni hedhur ne sulm….h aha ha ha ha gjend e futuni…ose me mire te themi harxhoni parate e vjedhura se do ju nxjerrim perjashta se qelbet shtetin…e lerini 3 ligjet dhe propaganden e Jozit se i ka kaluar koha….
Me ne fund nje veprim me mend. Miratoi ato ligje se na cmendet e lagu se lagu.
Ke harruar dhe vete pse nuk i voton.
zoti Rama e keni humbur perfundimisht, nuk e keni me idene se cfare ligjesh doni qe te votohen e cilat jo. duhet ti beni nje riformatim trurit.