E përditshmja e njohur serbe BLIC shkruan gjatë lidhur me vizitën e kryeministrit Vuçiç në Tiranë.
BLIC ve në dukje atë që e quan “blindim të Tiranës” dhe shkruan për titujt e gazetave shqiptare si dhe për masat ekstreme të sigurisë, sipas saj, në kryeqytetin e Shqipërisë.
E përditshmja e njohur ka ripublikuar edhe kopertinën e sotme të gazetës DITA dhe shkruan ndër të tjera:
“E përditshmja shqiptare DITA, në kopertinë përveçse ka karikaturat e Vuçiçit dhe Edi Ramës me një dron, ngre pyetjen përse Vuçiç e ka theksuar retorikën nacionaliste para vizitës në Shqipëri”.
Në fakt, nëntitulli i sotëm në DITA vinte në dukje që Vuçiç i tejkaloi retorikat nacionaliste dhe jo theksoi ato / DITA
Po pse vetem gazeta “kurrir” di te shkruaj e thumboje Shqiperine e shqiptaret ! Te pakten “Dita” e Shqiperise flet te verteten dhe nuk trillon sic bejne ata.Mire bene “Blic” qe paraqet faqen e pare te Dites e cila eshte mjafte domethenese.
Dita I ka karikaurat e faqes se pare shume pikante..dhe me te vertet inteligjente
Gazeten e mban,
kryredaktori me stafin
qartesia e shkrimit
vertetesia e fakteve
pavarsia nga nderhyrjet e pushteteve te tjera
nje gazete e tille mbetet gazeta DITA, e gazeta TEMA per analiza te te sakta e te paaneshme…….
http://www.telegrafi.com/lajme/gazetat-po-shuhen-ne-shqiperi-shiten-me-disa-qindra-kopje-ne-dite-78-12623.html
E nderuar gazeta “DITA” jam një lexues i rregullt. Më plotësoni një dëshirë: Në faqen e parë të gazetës të botohet një karikaturë ku në njërën anë të jetë Edi Rama ndërsa përballë tij Basha, Paloka, Nishani, Grida, Ristani, Noka, Jozefina si kone që i mban Saliu me zinxhir përballë Edit. Faleminderit
Me kusht qe Edi te ju mbaj ju lidhur se mos hani njeri
GAZETA DITA ME TERHEQ.
#####################################
Ne 22 vite emigracion ne SHBA,media,shtypi,TV-ioni jane pjese jetike per shume emigrante lark atdheut.Nuk ju bej qefin por gazeta DITA, eshte me veti origjinale te sajat.Ka tituj intresante,konkrete,aktuale,pa shume uje,por me thelbin e ngjarjeve dhe zbarth te vertetat e tyre mjaft sakte, ne krahasim me te tjerat, qe i lexoj c’do dite.Pa hapur gazeten DITA, s’ri dot i qete.Artikuj te saj i heth edhe ne fb-kun tim, duke shkrojtur emrin e gazetes tuaj,ne se gaboj me thoni.Titulli i shkrimit ne gazeten tuaj, ka germa te qarta dhe te forta ne kolor te zi,me tej shkrimi eshte me germa me te buta,kjo eshte nje zgjidhje sa artistike dhe qe fiksohet ne kuitese sakte.Mendoj e kini zgjidhur drejt.Nje mekat i medias shqiptare eshte fakti se, neper bote sot ne shqiptaret jemi shperndare shume,per pasoje edhe lidhjet midis emigranteve jane te dobeta.Por ja vlen qe, kur nje gruop shqiptaresh ne X-ks shtet perparojne,o sjellin nje progres te ri,ky duhet kapur dhe perhapur edhe me gazeten tuaj,kjo do shtoje lexusit sepse, asnje gazete nuk e ben kete pune.Edhe nje here urimet e mia per nje vit progresi, te gazetes DITA.
Të nderuar gazetarë të gazetës DITA! Jam një gazetashitës që po bëj 5 vjet që merrem me shitje gazetash. Me pak mundim dhe kursim arrita të bëj një kioskë të bukur që të shes shtypin dhe t’i shërbej dhe vendit tim duke paguar taksat dhe detyrimet shtetit.
Por para pak dotesh më erdhën këta të INUK-ut dhe më thanë se do të ma prishin po nuk pata leje vendosjeje nga bashkia.
Vemi tek Bashkia, ata na thonë se s’mund të japin lejë. Ashtu si unë janë dhe shumë gazetashitës të tjerë. Në çdo vend të botës ka kioska për shitjen e shtypit, vetëm këtu në Shqipëri nuk u lejokan kioskat se u dashka që ne t’i shesim gazetat të njomura nga shiu, dhe ato pak që shesim.
I lutem stafit tuaj dhe nëpërmjet jush gjithë gazetarëve të na mbrojnë, se ne gazetashitësit nuk kemi shoqatë; nuk jam kundër prishjes, por le të prishen ato kioska që nuk paguajnë tatimet, nuk kanë licencë dhe që nuk janë estetike.
Ju lutem merruni pak me shqetësimin tonë se ky duhet të jetë dhe shqetësimi i gjithë shtypit të sotëm, sepse dhe njerëzit duhet të informohen dhe drejt Evropës nuk mund të shkohet duke shitur gazeta në shi. Me shpresë se drejtoresha e INUK-ut do ta lexojë mesazhin time dhe do të kuptojë se nuk janë kioskat tona e keqja e këtij vendi.
Po e mbyll duke shpresuar që bashkë me shqetësimin tim do të bashkoheni dhe ju. Sinqerisht pres reagimin tuaj që nesër. Boll na kanë trajtuar si jetimë, si ju ashtu dhe ne këta drejtues që kur vijnë në pushtet, harrojnë gjithçka dhe më shumë flet karrigia se ata vetë.
Juve Dita dhe i nderuar Adrian Thano jeni pak të ashpër, por e vërteta mbetet e vërtetë dhe si rrjedhojë është e ashpër. Ai që ikën kritikohet sa kritikohet dhe mbaron, më shumë tani duhen kritikuar ata që vijnë.
Duhet t’u kërkoni pak më shumë llogari ndaj këtyre që qeverisin në kohën e sotme, domethënë ndaj të tanishmes, e kaluara iku. Kjo nuk do të thotë që unë mendoj se ndëshkimi ndaj së kaluarës nuk duhet të bëhet, përkundrazi..
Gazeta, ja vlen dhe unë shoh, të paktën në qytetin ku jetojë, në Lezhë, ajo rritet përditë numrin e lexuesve të saj, shoh që po hyni në kanalin e duhur.
Por Qeveria e tanishme duhet të mësoj se përse e hëngri ajo e para. Ai që ka ikur nuk vjen më. Ky që është në qeverisje duhet të mësoj pse ra në lum ai që iku dhe si mund ta kaloj ky që është këtë lum, por pa u lagur.
shume te bukura jane kopertinat e Dites por une kam nje verejtje Dita
Perse i jeni qepur Ben Blushit?
ai ehste nje djale patriot njesoj si edhe juve.
shpresoj te mos jene inate personale dhe te shihet ky problem me seriozitet nga stafi juaj i nderuar
Une do rendisja bashke me Diten edhe Temen e Mero Bazes.
Dy mediat e vetme qe i thone bukes buke dhe ujit uje. Per mediat e tjera nuk kam respekt, qofshin te ashtuquajtura opozitare apo pozitare. E dredhin si kurvat andej kendej, duket paraja i ka prishur e i ka bere lanet.
Dhjete me yll Dites dhe Temes. Zoti ua shperblefte
Dita të mos shkasë në gazetë partiake, sepse ajo do ta vriste brenda vitit.
Tashmë ka rreth vetes një audiencë ndjekëse ende të nxehtë nga marrja e pushtetit, por duhet ta hapë rrethin cilësor.
Vlera e gazetës deri më sot është mbështetur në rolin e padiskutueshëm në shpërbërjen totale të Sali Berishës, në kthimin e tij në qenie që njerëzit e shohin si më real në karikaturë, sesa në fotografi (dhe këtu nuk flas për karikaturën fjalë për fjalë të Ditës, që s’ka të sharë).
Dekonstruktimi qenësor i Berishës vitin e fundit te pushtetit, është suksesi parësor i Ditës (sido që edhe Tema ka rol në të). Pa dyshim që Berisha ka ende fuqinë që i jep primitiviteti tribial në të sjellë e të folur (ku e si dreqin ndodh kjo ende tek ne?!), pa diskutuar fuqinë e tij ekonomike, dhe Saliu do t’i luajë kartat e veta edhe për një tjetër 10-vjeçar, në pastë ymër.
Por Dita me mënyrën sesi e ka pozicionuar sitën e vet ndaj ideve, kish vlerë si gazetë që përgatiste dhe shoqëronte zgjedhjet… Po tani që armiku rreth të cilit ajo ndërtoi presën e vet nuk ka më forcën që pati dikur, me kë do luftojë Dita?
Dita ka sot ende alternativën e mbajtjes së të njëjtave standarde të lajmbërjes ndaj së majtës në fuqi. Por mendimi im është se Dita po kthehet në defter që i bën fresk veç pushtetit. Dhe pa dyshim, lexuesve të saj të zellshëm e me shpirt komentues, sot për sot kjo u pëlqen. Por, për më gjerë, do ish një humbje e madhe që natyra investiguese e shprehur shpesh më parë në shkrime të Ditës, si dhe prirja për pozicionim revolucionar ndaj ngjarjes, të shkojë në hamam.
Reduktimi i saj në fletushkë socrealiste që ndjek nga pas aksionin figurativ markuar me lule optimizmi të Veliajt, është reduktim i pashijë i kapaciteteve të Ditës.
Thano, nga ana tjetër, është shpuzë në gazetari dhe unë pres që të mos fiket nga hiri paszgjedhor që ka rënë mbi Ditën, dhe as të djegë vetëm ata që bien (mbi të).
Nuk ham teresisht dakort me mendimet dhe sugjerimet tuaja per DITEN dhe z.Thano. DITA vazhdon te beje pune te jashtezakoneshme edhe pas renies de jure nga pushteti te qeverise se P.Demokratike. DITA po hedh fasha drite edhe ne skutat me te erreta te ish ngrehines se qeverise Berisha.Po ben ate pune qe akoma nuk e ka filluar Edi Rama, kur shqiptaret presin shume nga qeveritaret e rinje.Pa demaskuar dhe crrenjosur deri ne fund zollumet dhe praktikat e te kaluares nuk mund te ecim perpara. Edhe qendrimi kritik dhe opozitar duke monitoruar me rreptesi ekipin e ri te Rames, ne raport me veprat, nuk ka munduar te DITA.
Une kam lexuar dhe shume shkrime kritike ndaj Rames ne Dita. Personalisht mendoj qe Dita eshte nje hap perpara ish-opozites sot ne pushtet. Pershembull Dita kerkon ne vijimesi dergimin e Berishes para drejtesise, gje qe pozita e sotme duket se nuk e ka fort per zemer.
i kerkoni “DITES”,te beje “ANALISTIN”,kur MISIONI I SAJ ESHTE TE MBROJE DEMOKRACINE NGA ARMIQTE E SAJ!!!
Nje gazete apo gazetaret ne teresi duhet te jene OPOZITARE me cdo gje,qe bie ndesh me interesat e popullit,qofte qeveria apo opozita!!!
RENDESI KA,QE TE MBAHET GJITHMONE ANA E POPULLIT
Të jemi të qartë
Që në rresht të parë
Ky vend ka nevojë
Të ketë gazetarë
Po jo prej atyre
Që paçin nafakën
Andej nga fryn era
Dinë ta kthejnë pllakën
Ngrefosur, krekosur
Përmbi sy qylafi
Gëluan në shesh
Kur mbaroi pilafi
Gjoksin fort e rrahin
Zjarr u vjellin sytë”
“O Zot ç’ kemi hequr
Ne në opozitë…”
Po pjellin gazetat
Fringo gazetarë
Të heshtur, të fshehur
Tre muaj më parë.
Vazhdon kapërdisja
Me lloqe pazari
Tregojnë historira
Prej opozitari.
Ata që gjer dje
Rrinin urtë e butë
Penat kishin fshehur
Diku në një skutë.
Ata që pushtetit
I fshinin menderen
Kanë rrëmbyer penat
Të bëjnë poteren.
Ata që pushtetit
I kishin dhënë besë
Penat kishin hedhur
Në vrimë të halesë.
Edhe kur i nxirrnin
Si me marifet
Elozhe i thurrnin
Partisë në pushtet.
Posi gjynahqarë
Keq me të ardhë
Donin që të zezën
Ta bënin të bardhë.
Lodheshin të ngratët
Me ca zhgarravitje
Dështimin e plotë
Ta quajnë arritje.
Kërraba t’i vinin
Gjithçkaje në rënie
Mjerimin makabër
Ta quajnë mirëqënie.
Dhe krismat vrastare
Atë ditë janari
Ndonjëri i quajti
Dyfekë gjahtari.
Mendonin kështu
T’i shërbenin vetes
Duke qenë qatipë
Zvarranikë pushtetesh.
Edhe per ne si lexues ,gazeta do kete i nteresin e tanishem po te vazhdoje me sensin kritik ( gjithmone objektiv ) te problemeve qe dalin ne vazhdimesi , per sa i sygjerojn disa komentues ma siper ,per qendrimin e “trendafilt” ndaj qeverise se re mendoj se eshte e dobishme . Gazeta Dita po ndihmon qeverine e re te demaskoje me fakte “se c’ishte bere me kete vend djhe me kete popull” dhe indirekt per t’i bere edhe presion qeverise se po vepruat keshtu ,edhe ju do ta kini edhe me keq . Deri tani ,me keto justifikime ,them ,qe eshte mire …por po vazhdoi me “lule” per qeverine edhe gjate gjithe kohes ; gjykimi yne per Diten do ndryshoj .
“correre in aiuto al vincitore”,qe do te thote se Dita duket ne anen e fituesve,gje qe nuk jam i sigurt…,ndersa ka mjaft opinioniste qe po i afrohen me keshilla apo sugjerime,etj si keto,keta te fundit po i shkojne per ndihme fituesit te shpallur.Gazeta e re shfrytezoi kompleksin Berisha.Doemos Dita nisi si media e majte.Te kthehet e djathte nuk ka shans,humb publikun e saj.Une,pa paragjykim mendoj se Dita po behet avokate e Rames,sepse kunder Rames do rreshtohen Panorama,grupi klanistave.Nuk di per Shekullin,eshte gazete qe e lexoja para dy vjetesh,por kam parandjenjen se do fuqizohet,sepse”erdhi”ne pushtet.Si i thone,debati pro e kunder do behet ne parlament,por pasqyra eshte shtypi.Ca do sulmojne e ca do mbrojne;nuk ka sesi te tere te sulmojne qeverine dhe asnje te mos e mbroje,se eshte absurde.Do kete edhe kritika,por avash pak;me lajmeroni kur bota te jete bere e persosur.I pergjigjet Nietzsche argumentit mbi te verteten:”E verteta eshte gabimi me te cilin e lyp nevoja te jetojme”.
Me Ramën pa kushte do të ishte e gabuar; çdo gazetë duhet të jetë vetëm me të vërtetën, ajo gazetë që nuk është me të vërtetën nuk është më gazetë por një shërbëtore e padenjë e ndonjë të padenji… Ndërkohë, ende nuk ka ardhur brumi për të sulmuar pushtetin e sapolindur. Dita nuk ndihmon Ramën kur nxjerr nga llagëmet e errta e të fshehta pisllëqet, hajdutëritë e veprat antishqiptare të qeverisë berisha, domethënë: të Bberishës. Dita nga ky pozicion vijon të informojë publikun për gjithë çka bërë Berisha kundër Shqipërisë, shqiptarëve e interesave publike, të cilat i ka bërë si skuth, fshetas e prapa krahëve. publiku nuk ka pse pret të informohet për këto nga qeveria e re, shtypi hulumtues është shumë më i besuar dhe i painteresuar për t’i zbutur apo rrumbullakosur gjërat. E nëse vjen dita (do fati e s’vjen) që edhe Rama të bëhet ndopak Berishë atëherë Dita, sërish në emër të së vërtetës e të interesit publik (pra jo vetëm të lexuesve të vetë) as nuk duhet të hezitojë e as duhet të ketë mëshirë kundër tij. Kaq. Në emër të ruatjes së emrit që ka Dita
keshtu si thua ti eshte mire.Por çfare eshte e verteta?çdo fakt ka disa te verteta.Jemi tre veta dhe shohim nje fenomen,te tre mund te kemi interpretime te ndryshme,pra tre te verteta te ndryshme.Gazetat nuk jane agjenci lajmesh,se keshtu do mjaftonte vetem nje faqe dhe kaq.As ti si lexues nuk e merr per lajmin,se ate ta jep televizori nga kanale 24 ore non stop si Top News&Co.Gazeta eshte opinioni,eshte analiza,eshte ku di une,forca bindese e fenomeneve,quaje deri ne nje mase propaganda ose ideologjia.Nuk thone kot gazete e majte,e djathte,e moderuar(dmth s’prish qejf as majtas e as djathtas).çdo gazete ne bote mbron nje politike editoriale.Keto duken difektet,por ka edhe avantazhet.Shpjegojne pse ra termeti dhe sesi duhen evituar,si funksionuan vertete strukturat,sesi ka korrupsion dhe sesi zhvillohet,percjellin kulturen,percjellin kuriozitetet.Me nje fjale,ato kane nevoje per lexues dhe ne kemi nevoje per te lexuar,kjo eshte simbioza qe na lidh.E verteta eshte produkt i kesaj dhe eshte empirike.Ti i beson artikullit ose je kunder,gazeta nuk ta imponon.Por pa ate do dije me pak.Pra,ti e ben zgjedhjen.Me fal,se e zgjata shume dhe po ia fus kot,por mu duk vetja per 5 minuta si avokat Ngjela.Pershendetje!
Dita eshte e majte,por jo symbyllur ndaj deformimeve te majta
Sh mire ky komentuesi qe thot “me ramën pa kushte do te jete e gabuar…”. Po ,shumë e gabuar sepse rama nuk eshte i pagabueshem. I pagabueshem eshte per servilët jo per gazetaret.
Gazetaret te korigjojne ndersa servilet te tradhetojne.
Zoti thano degjoji edhe këshillat qe jane shkruar ketu qe mua m’u dukën me vlerë
Meqe sh lexues e kane shfrytezuat kete lajm te Blicit te Beogradit per Diten tone te Tiranes me i hedh disa mendime te vlefshme per gazetarine doja me terhek vemendjen mbi nje fakt:
Një prej opinionistëve të njohur të medias, ka trajtuar në një shkrim të tijin – dhe me plot të drejtë – bajatizimin e e raportimit nëpër televizione; ku siç, thotë ai, mazhoranca e opozita përcjellin realitete krejt të kundërta nga njëra-tjetra, aq se njeriu, sipas tij, me këtë lloj raportimi të stilit “kasetë e gatshme partie” (fjalët tona këto), mbetet i shushatur pa e marrë vesh të vërtetën.
Që do të thotë pra, se lajmet në TV-të tona, vlejnë një hiç.
Kjo situatë, më shumë se raportime profesionale për të prekur të vërteta disa metra mbi “tavanin” e meskiniteteve partiake, prodhom “opinione” me shumicë por jo fakte.
Kemi nevoj per fakte jo per llogje kavaje si ato qe mban pernate zogu Fevzi, Karjan Cani, e ca te tjere qe dredhin bythen andej kendej
z.thano
Te emisioni fundit ky debili nga qe i ka djegur gjoba e AMA-s te ka permend edhe ty.. te minuta e 14 e 40 sekonda permend ty meron dhe carlon
https://www.youtube.com/watch?v=c5YkkjkwfRg
Kjo ka qene nga kopertinat me te goditura , dhe me te bukurat , pamvaresisht ngjarjes , ajo ka dhene nje dimension gazetaresk pikant dhe dhe shume profesional. Bravo
Vetem nepermjet profesionalizmit, kultures, trimerise dhe atdhetarizmit, Gazeta jone DITA, brenda nje kohe te shkurter, jo vetem hyri ne tregun e gazetave tashme te afirmuara shqipetare por mund te themi se eshte nje nga me te mirat.
Dhe sigurisht per te gjithe ata qe njohin pregatitjen dhe botimin e perditshem te gazetes, çeshtjet ekonomike, organizimi, logjistika, stafet etj, eshte e qarte se nje gazete e tille ka edhe veshtiresite e veta ne prapaskene, qe ne si lexues nuk arrijme ti shohim.
Thano dhe R.I.P. Osoja e filluan botimin e gazetes nga hiçi dhe ja ku e kemi sot nje nga gazetat me te kerkuara.
Perse??
Ka vertetesi. Ka rregulla. Ka parime te mirefillta gazetareske. Nese dikush ka botuar nje shkrim ne DITA dhe ka atakuar dike tjeter, menjehere edhe pala tjeter ka botuar pergjigjen e saj. Ne kete menyre DITA ka qene dhe eshte nje gazete e hapur per te gjithe pavaresisht se i kujt rryme eshte shkruesi.
Por DITA ka edhe nje merite tjeter qe nuk e kane organet e tjera te shtypit, me korrektese, vertetesi dhe guxim ka prekur tema qe kane qene tabu, pasi preknin persona reale dhe me pushtet, jo vetem tani, por qe kur filloi te publikohej.
Urojme qe DITA te permiresohet akoma me tej. Te jete mbrojtese e intersave te qytetareve shqipetare, opozitare e pushtetarve te korruptuar e antikombetare, luftetare per drejtesi dhe te drejtat e qytetareve, nje gazete lufterake dhe e hapur, nje vend mikprites per te gjithe ata te cilet kane halle e probleme dhe nuk gjejne vend tjeter ku te ankohen.
Te jete nje organ ku mbi te gjitha respektohet fjala e lire dhe nga ku dhe nepermjet saj te transmetohet ajo qe duan shumica e qytetareve shqipetare.
Gazeta dita nje korigjim,ne gazeten e beogradit BLIC nuk thuhet ashtu se perse vuqiqi sipas gazetes dita thekson nacionalizmin, pita i zašto je Vučić odustao od nacionalističke retorike pred posetu Albaniji. -SHQIP perse vuqiqi eshte terhequr nga retorika nacionaliste para vizites.