Kryeministri Rama qenë në Vlorë për të ndjekur stërvitjen e parë të mësuesve të edukimit fizik, të cilët do të inkuadrohen në programin “Sporti në shkollë
Dhe, ka ironizuar gjendjen e tyre fizike.
“Duket që mësuesit kanë vite pa lëvizuar vetë.
Nuk e di sa kanë bërë që të lëvizin të tjerët, po e rëndësishme është që ne të fillojmë”, tha Rama.
Ai njoftoi ndërkohë se në të gjithë vendin, do të shtohet numri i mësuesve të edukimit fizik.
“Siç e dini, në fillim të vitit të ri shkollor, ne do të nisin programin e madh “Sporti në shkollë”, që do të thotë se na duhet ta fillojmë nga përgatitja e mësuesve të edukimit fizik dhe nga marrja në punë e një numri të ri dhe të konsiderueshëm mësuesisht që të jenë të aftë të përballojnë kërkesat e platformës së sportit në shkollë.
Dhe këtu në Vlorë është kënaqësi që jam për të ndjekur një sesion të trainimit.
Janë vetëm fillimet. Do të jetë një fillim i vështirë por i domosdoshëm.
Të mos harrojmë që jemi vendi i vetëm në Europë dhe me distancë nga vendi i parafundit për lëvizje fizike të popullatës.
Nga një matje e bërë në shkallë kontinenti, vetëm 4% bënin ushtrime fizike, ndërkohë që në Finlandë ku treçereku i vitit është errësirë, 92% bëjnë ushtrime fizike.
Ushtrimet fizike nuk janë qëllim në vetvete, por kanë të bëjnë me gjithë strukturën e shëndetit publik në një shoqëri dhe me gjithë garancitë që sistemet japin ën funksion të mirërritjes, mirëqënies shoqërore dhe shëndetit.
Është e provuar që një euro e investuar në sport dhe edukim fizik është baraz me tre euro të shpenzuara në shëndetësi. Rritja në masë e sëmundjeve tumorale, kancerogjene, lidhet edhe me mosushtrimin ashtu sikundër sot fatkeqësisht në rang Europe kemi popullsinë me masën më të madhe të mbipeshës, afro 50% ndërkohë që 25% e popullsisë janë në kushte obeziteti. Këto janë shifra alarmante, skandaloze, janë shifra për një shoqëri thellësisht të prapambetur, por janë shifra që mund të përmbysen duke filluar nga shkolla.
Të mos harrojmë që sporti për të gjithë, sporti në shkolla, është një ndihmë shumë e madhe që iu jepet prindërve në funksion të largimit të fëmijëve nga rruga e shumë alternativave të tjera të dëmshme, si droga, kafenetë, bilardot, bixhozi, si humbja kot e kohës që në fakt sporti e bën kohë sociale dhe kohë cilësore për të rritur edhe më vetëdijen sociale të njerëzve”, theksoi Rama.
Ky është një fillim, një fillim shumë i vështirë pas shumë vitesh zdërhallje dhe zvarritjesh për të kaluar nga një shoqëri”, tha Rama./b.l
Nje bravo te madhe
Shume mire,se jane bere te gjithe obeza.Mere dge kac islamin per presor fiskulture,se mos na mbyte veten na liqeni ai,dhe na beri haten
Te isha une mesues fiskulture do i kisha bere te gjithe nxenesit si Herkula , duke ju bere stervitje inteligjente qe te risnin muskujt brenda 6 muajsh , se ata jane ne moshe qe riten shpejt ….porse duhet te sterviten me pesha te renda dhe me vrapime
ca ba ky kryeministri ne fushe basketbolli
Ka shume mundesi te mos jene fare mesuesa fiskulture, por njerez te rregulluar me miq si te tille…
Mesuesit e fiskultures jane me qylaxhijt dhe me dallkauket e sistemit arsimor.E marrin rrogen me nje top ne dore,ua hedhin nxenesve dhe cafshin koken!
Nga kjo foto Rama duket se ka marre profilin tipik te barkderrave qe stigmatizonte.
Me sa duket eshte lodhur duke shkuar ne kembe ne pune ato dy here qe doli per resme dhe tani i gezohet komoditetit te makines.
te lumte,Ne mbledhjen e prinderve ikam kerkuar mesuesit kujdestar pse nuk zhvillohet fiskultura,( per dijeni nxenesi ishkolles se mesme nuk di emrat e lojrave me dore jo me sa lojtare duhen ) aktivitetet sportive mes klasave,shkollave tjre,si olimpiad ne lendet e tjera.
po befasohem qe ky problem qenka zgjidhur dhe ne vecanti Kryeministri deklaraohet per nje te vertet shkencore,sporti eshte e vetmja menyre jetese qe mund te sherbej nnjeriu vetes………cuditemi me turistet vijne akomodohen dhe kerkojne te ecin ne cdo kohe dy deri ne tre ore ne kembe marshim ne drejtim te lartesive te kodrave apo maleve te atij vendi………..