Një atentat i ngjashëm si Doshit, është “përgatitur” edhe për Blendi Fevziun. Në fakt është një supozim i kryeministrit në emisionin “Opinion”.
Gazetari e pyeti shpesh kreun e qeverisë, mbrëmjen e së enjtes se si është e mundur që në zyrën e ministrit është futur deputeti Doshi me një vrasës dhe nuk është arrestuar?
Dhe Rama për t’i marrë një kundërshembull për të bindur Fevziun dhe teleshikuesit, supozoi një histori që në fakt nuk do ishte çudi edhe nëse ndodhte.
“Mendo një moment sikur nesër të vish ti në zyrën time bashkë me një person tjetër, dhe të më thuash, zoti Rama ky që kam në krah është një vrasës me pagesë.
Sipas informacioneve të tua e ka porosit Frangaj, i cili është urdhëruar nga Berisha. Pas kësaj çfarë duhet të bëj unë, do të arrestoj personin që ke ti në krah apo do të drejtoj te policia?”- tha kryeministri, duke shtuar se Doshi nuk ka pranuar të bëjë denoncim për këtë çështje.
Epo “ëndrra” janë këto që thotë Rama, bën vaki dhe s’dalin!


Unë ndjehem keq kur shoh Kryeministrin tim të intervistohet nga një rrugaç si Fevziu.ë te ai, spepse ai të imponon loj Rama nuk duhet te vejë më, mbasi bie në nivelin e tij. Shqiptarët nuk ndjehen mirë kur i flitet Kryeministrit si rugaç, kështu që ai nuk duhet të shkojë më.