Rama zbulon mesazhet e ndërtuesve: Jemi të falimentuar

Ornela

Kryeministri Rama sërish ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit që të bëhen pjesë e projekteve të rindërtimit të banesave dhe të mos nxjerrin asnjë justifikim.

“Asnjë nga ndërtuesit nuk duhet të gënjëjnë veten që do ta kalojnë këtë këtë proces pa u lagur”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama ka treguar edhe justifikimet e disa prej ndërtuesve pas takimit që ka zhvilluar dje në Durrës.

“Disa prej tyre më kanë çuar mesazhe pas takimit që zhvillova mbrëmë në Durrës duke nxjerrë lloj-lloj bishtash, apo arsyetimesh, por më ka bërë përshtypje arsyetimi që ne jemi të falimentuar të shesin shtëpitë e tyre të shesin pasuritë e tyre dhe të marrin marrin kredi apo çfarë të duan, apo të vënë kolateral ca kanë, sepse besoj që fund të ditës, liria është më e shtrenjtë se pasuria. Po qese nuk reagojnë me humanizëm dhe me përgjegjshmëri do ti humbin të dyja”.

Riparimet nën mbykëqyrjen të institutit të ndërtimit.

Rama nënvizoi se të gjitha riparimet do të kryehen nën vëzhgimin e rreptë të ekspertizës së Institutit të Ndërtimit.

“Dje ju kam kërkuar ndërtuesve të këtyre godinave, investitorëve që të përfshihen menjëherë në projektet e riparimit. Po ashtu nga na tjetër, zoti Shkreli së bashku me drejtorin dhe stafin e Institutit të ndërtimit është impenjuar që në një kohë rekord të përgatisw standarded e riparimit, godinë për godinë, kriteret teknike dhe të garantojë që të gjitha riparimet të zhvillohen nën mbykëqyrjen e rreptë të ekspertizës së institutit të ndërtimit”.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Po po, pirdh pirdh se lirohesh.
    Me fjale e kishe cdo gje nen kontroll ti edhe pas termetit te 21 Shtatorit.
    O genjeshtar ordiner, kush ti ha me keto qe thua o trap!

  • Tani nuk ka mbetur tjeter vecse te filloje shtetezimet dhe tatimin e jashtezakonshem qe beri regjimi komunist
    Privati po te doje ndihmon aq sa ka deshire dhe ligjerisht nuk ka bir K… qe ta detyroje te jape ate ,qe i takon ne radhe te pare qeverise, qe ka lejuar keto ndertime qe ne disa raste kane qene jashte standarteve
    Ku ishte ky kryeminister per 7 vjet qe nuk beri detyren e tij per te kolauduar ndertesat
    A nuk i shihte katet pa leje qe hidhnin valle para syve te tij ?
    Ai eshte bashkefajtor me Dakon per sa e sa leje ndertimi abuzive , sepse ishte Z Rama qe e mbrurte vend e pa vend Dako ziun sa here i jepej rasti dhe tani mos heqe pergjegjesite nga vetja sic ka bere gjithmone duke ja u faturuar te tjereve me logjiken infantile se ai nuk dinte gje per kete apo per ate
    Nese eshte kjo e verteta atehere ai me e pakta eshte nje sylesh qe nuk ja vlen te rije asnje dite me shume ne ate post
    Ne japoni u shemb nje ure e ndertuar shume kohe me pare dhe kryeministri menjehere dhe doreheqejen , po ti Z kryeminister qe nuk di gje per asgje, kur do te behesh i pergjegjshem dhe te na qerohesh nga syte
    Nese do leke nga nderuesit ne radhe te pare ja u kerko atyre qe ju ke dhene koncesionet si Kastrati Salillari etj etj , por atyre nuk te ben goja t ja u kerkosh sepse ata ta kane dhene pjesen dhe te vjen zot t ja u kthesh, kjo eshte edhe arsyeja se pse nuk i ndalon PPP, sepse nuk te ben zemra t ja u kthesh leket qe te kane dhene kur ja u dhurove pa tender
    Turpi dhe mallkimi i fatkeqeve te ndjekshin nga pas o i pafryre

  • Kush ka dhene harac pare nen dore perte marre lejen e ndertimit ta deklaroj dhe te filloj qe ketu procesi se kane vene miliona leke zgjebaraket pa iu thene kush puna e mbare. Prandaj dhe cmimet binin mbi kurrizin e nevojtareve se nuk ngopeshin vampiret nenpunes e qeveritar qe i zente kanceri ne 7 breza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *