Rama zbulon pyetjen që i bënë në Gjermani për Tahirin

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se i është drejtuar një pyetje lidhur me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë takimit me politikanët gjermanë në Berlin.

Rama tha se e vetmja pyetje ishte në lidhje me interpretimin e Komisionit të Mandateve për Tahirin.

Kryeministri u shpreh se në Gjermani s’i kanë kërkuar asgjë, por i kanë drejtuar vetëm një pyetje, ndërsa shtoi se grupi parlamentar që i drejtoi pyetjen për Tahirin, “është nën presion të vazhdueshëm të dizinformimit nga Tirana”.

“Më pyetën atë që dihet, që lidhet me interpretimin e bërë nga Komisioni i Mandateve, sepse ata kanë një sistem tjetër. E dyta janë disa njerëz në atë grup parlamentar që janë nën presionin e vazhdueshëm të dizinformimit nga Tirana. Dhe unë kam shpjeguar atë që duhej.

Në komision janë bërë vetëm pyetje dhe jo kërkesa. Unë i jam përgjigj të gjitha pyetjeve”, tha Rama në Oranews.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *