Rama zbulon “rrymën marksiste” brenda protestës: Ka edhe 3 të tjera

b.m.

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmë që brenda protestës ka 4 rryma, ose “komponentë” siç i quajti ai.

“Tani pas pjesës së dytë të ditës doli në pah se protesta ka 4 komponentë. Protesta ka 3 komponentë të strukturuar dhe me një axhendë që është e tyre dhe ka 1 komponent që ka krijuar masë, që janë studentët që kanë hallin e tyre dhe hallin e shkollës” – tha ai në një emision televiziv të menduar si përballje me studentët.

Më pas shtoi se një nga komponentët është sipas tij një grup marksist që e identifikoi me Lëvizjen për Universitetin që drejtohet nga pedagogu Arlind Qori, që ka organizuar edhe më herët revolta studentësh.

“Dy komponentë janë ata që dihen, PD dhe LSI. Opozita që ka premtuar prej kohësh një revolucion që do ta çojë deri në rrëzimin e qeverisë me dhunë. Komponenti tjetër është Lëvizja për Universitetin që s’kanë asnjë lidhje me vizionin tonë. Janë një grupim marksistësh që nuk njohin Marksin. Siç sot filloi të shfaqet, do shfaqet në vijim. Studentët e tjetër i kanë këto probleme, por nëse… Të gjithë e kemi parë që kanë një tmerr që të asociohen me politikën. Kanë për një mijë e një arsye që mos të jenë pjesë e politikës. Është rast i pandodhur, që opozita maskohet, zhduket nga skena, dhe futet në turmë për të imponuar gjënë e vet” – tha Rama.

b.m. / dita 

Share This Article
9 Comments
  • Lum si ne qe kemi nje “kryesocialist” qe e shef Marksin si armik.

    Ore shko formo partine tende me idete qe ke ne koke, pse hiqesh sikur je i majte?

    Leshoja more PS-ne atyre qe percmon dhe qe u merr votat per ti tallur me pas, konkuro me idete e tua dhe votohu per ate qe beson e mendon jo keshtu me maska si Sali “demokrati”

  • Nuk e di c’pati Edi qe ngaterroi kete grupin per Levizjen e Universitetit me Marksin!Edhe Saliu kur ndodhej ngushte e shfrynte dufin tek “Komunistet” dhe shndrohej ne “antikomunistin ” e terbuar Sali ! Ky grupimi per “levizjen e Universitetit”mund te jete koka qe drejton studentet ne proteste me financimet e opozites qe nuk i kane shteruar burimet financiare sepse akoma nuk ka filluar vetingu edhe per ata !

  • Studentët po e ndihmojnë PS të çlirohet nga Edvini që vetëm e tall dhe e poshtëron të majtën .
    Ky ngjan me piratin Baltazar Kosa që arriti të bëhet Papë me intriga e mashtrime dhe i favorizuar nga prapambetja e shoqërisë .
    Një njeri krejt i huaj për të majten , biles armik i saj, ngjitet në krye të së majtës !
    Ky është turp per të mjerën të majtën tonë . Bashkë me këtë , partia duhet të pastrohet edhe nga plehëra të tjerë që i kanë zënë frymen partisë !

  • Keta jane shoket e lali Dhjerit qe po godet kriepsikon ndaj dhe kripesikoja i eshte turrur si qen i terbuar. Rilindjotet kane filluar te kafshojne njeri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *