Rama zgjedh foton e ditës, për çfarë është shkrirë së qeshuri?

Dita

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në fshatrat e Roskovecit, ku ka mbajtur edhe një bashkëbisedim me fshatarët.

Ai ka postuar disa foto dhe një prej tyre, ku ai shfaqet duke u shkrirë së qeshuri nga fshatarët, e ka përzgjedhur si foto dite.

“Dje në bashkëbisedim me fermerët e Bashkisë së Roskovecit për reformat dhe punën ende të madhe që duhet bërë në rrugën e Rilindjes për Fshatin. E gjetëm bujqësinë në kujtë e mbijetesës, duke lluar nga etja e mijëra e mijëra hektarëve tokë për ujë, në mes të Europës, në shekullin e 21-të. E trashëguam në 2013 Shqipërinë me vetëm 130 mijë hektarë që ujiteshin dhe verën e 2017, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *