Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
I nderuari Bedri Islami, problemin “sikur të arrestohej një ish president” e shtron në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me arsyetimin më racional. Respekte! Problemi do të thosha qëndron në faktin e pakundërshtueshëm se në Shqipëri tashmë ka vdekur shpirti rebel, ndërsa potenca intelektuale është venitur dhe ka arritur në kufijtë ekstremë të mbijetesës. Fakti që disa komentues kërkojne nga ju jo vetem të pamundurën, por edhe të paimagjinueshmen, vërteton deduksionin tim të mëparshëm. Natyrshëm lind pyetja retorike, pse nuk do të dënohet Berisha?! Fakti që Rama u bë Kryeministër nuk do të thotë se do t’i mbante premtimet, sepse parabola e Berishës, Ilir Meta nuk do ta lejonte. Gjithashtu për Ramen pushteti është mbi gjithçka. Rama ynë pompoz zgjodhi pushtetin me çdo mënyrë. Shqipërinë nuk e rregullon një gazetar, as edhe një popull në koma.
