Rama: Zhbllokim trojeve në bregdet

Ornela

Qeveria shumë shpejt do të zhbllokojë lëshimin e titujve të pronësisë për trojet në bregdet. Kryeministri Edi Rama u tha banorëve të Sarandës se pas një verifikimi kjo problematikë e mbartur në vite do të marrë fund.

“Çështja e trojeve që e kemi marrë përsipër ta zgjidhim, ne po përpiqemi të bëjmë një proces pastrimi të shumë titujve të falsifikuar të pronësisë. Kemi bërë një ngrirje në të gjithë zonën e bregdetit për të shpëtuar pronarët e ligjshëm”.

Kur bëhet fjalë për Sarandën turizmi është parësori dhe për këtë arsye sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, por edhe i një aeroporti do të sjellë efektin ekonomik për gjithë krahinën.

“Me aeroportin e ri, Saranda do të jetë diamanti i turizmit shqiptar. Kemi shprehje interesi nga investitorë për ta bërë dhe atë realitet”.

Pasi dëgjoi shqetësimet banorëve kryeministri  shpërndau kartat për anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Rama shkon per te shperndare kartat e anetaresimit ne PS .Ben mire sepse fushate po afron .Por mjafton ne dy tri qytete.Me kete pune duhet te merren te.tjeret ne PS.Kjo shton kerkesen edhe rritjen e influences te personaliteteve te tjera ne PS .Por problemi me i madh per te rinjte eshte punesimi i cili.lidhet me veprimtarite ekonomike .Dhe vendet e punes nuk hapen me mbledhje .Ato kerkojne investime , sidomos nga shumekombeshet e teknologjise moderne.Ndersa Rama harxhonte kohen me shfaqjet televizive dhe veprimtarite partiake Orban i Hungarise , kryeministri i Kroacise dhe lider nga gjithe bota ishin ne Shangai ne kusdrin e ekspozites kineze per import eksportin.Vete presidenti Xi ishte ne kete veprimtari ku diskutohen investime qindramiliardeshe .Dhe bota vrapon atje ku jane parate , nderkohe qe ne humbasim kohe me idiotizmat e kriminelit Berisha , me replikat me bufonin Basha , me dekretimin e nje ministri , me nje terrorist ne Bularat…Pra politika jone e ndihmuar nga nje medie primitive merret me ..diktaturen ..perpara 30 viteve..me ..xhaxhain minoritar…me bunkart apo fustanet e Grides .Dhe nderkohe te vjen ne kujtese vargu gjenial i Migjenit…ah qe skam nje grusht te fuqishem ti bie mu ne zemer mali qe z’ bzan…Sepse bota vrapon , jo ne Alpe per turizem , jo ne takime mallengjyese per te paret tane, jo ne shout per te vjelle te Fevziut …por atje ku luhet e ardhmja e njerezve, atje ku programohen dhe ndahen investimet per zhvillim ekonomik , per punesim dhe mireqenie te shumices se njerezve, jo te nje grushti njerezish vanitoze.Rama…dil nga rrethi vicioz i politikes idiote , merru me ekonomine , merru me industrine , pa veprimtari prodhuese moderne nuk dilet kurre nga varferia .Dhe keto nuk vendosen ne studion e Fevziut , as ne zyren tende , as ne mbledhjen me te rinjte , as ne pergjigjet adoleshente ne rrjetet sociale , as ne ..shtepine me gjethe…Keto vendosen atje ku jane parate per investime , ne Shangai , Seul , Tokio ,Riad sepse perendimi nuk investon , perkundrazi pret parate e kinezeve , nderkohe ne na thone ..mos i merrni ..ka rrezik .

    • Best comment of the day ,Olympia.
      Me nje shtes kur shkojne dikkund shkojne per t’i msheh paret e tyre te grabitur qytetareve shqiptare…e qe pastaj na i ´kthejne ´ si investitore ketu…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *