“Ramaforma”, media ruse rezerva për reformën në Shqipëri

Elena Tase

Lufta institucionale mes Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në muajt e fundit, sidomos për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, por edhe Reformën në Drejtësi ka bërë jehonë në shumë vende, por vëmendjen e ka tërhequr një portal në Rusi që ka pasqyruar me detaje të gjitha deklaratat e kreut të shtetit shqiptar.

Faqja ruse regnum.ru ka i kushtuar një rëndësi të vecantë zhvillimeve në Shqipëri duke ndjekur dhe përcjellë të gjitha deklaratat dhe akuzat e forta të Ilir Metës kundër kreut të ekzekutivit.

Dy ditë më parë portali rus ka pasqyruar sulmin e presidentit kundër reformës në drejtësi që e cilëson si “Ramaforma” ndërsa akuzon Ramën dhe ndërkombëtarët. Portali rus tregon me detaje deklaratat e kreut të shtetit tonë lidhur me akuzat për ngritjen e KED-së, zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ende nuk është ngritur, por edhe ndjesë që sipas Metës i kishte kërkuar Donald Lu, kur shërbeu si ambasador në Shqipëri.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri është mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Rusi duket se paska interes për akuzat dhe sulmet e Presidentit Ilir Meta kundër drejtësisë së re.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Me nje fjale interesat i kane bere bashke Meten me Putinin.Kjo eshte e gjitha.Edhe esat Pasha shiste interesat e Shqiperise per interes te vet, edhe Enver Hoxha po ashtu ,Berisha gjithashtu, nano njesoj.O u befsha mutin te gjithe kunder interesit kombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *