Rama:Në rrugën e zgjidhjes reale të problemit 25 vjeçar të pronës

Elton Tafaruci
Opposition Socialist Party leader Edi Rama speaks during a news conference at party headquarters in Tirana, Tuesday June 25, 2013. The opposition Socialists are holding their lead as counting continues in Albania's election but a dispute over the makeup of the Central Election Commission could leave the outcome up in the air. Despite a shooting which left one dead, international monitors noted overall improvements in Albania's election — seen as key test for the country's hopes for closer ties with the European Union. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kryeministri Edi Rama sqaroi se duke nisur që nga dita e nesërme nis punën Agjensia e re e Trajtimit të Pronës dhe njëherazi lëvrimi me përparësi I 24 milion dollarëve

Shefi I qeverisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet:

“Nesër, në orën 08:00, nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës. Fillon lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë, – shumë e pakrahasueshme me buxhetin e viteve të shkuara – si fond për kompensimin e pronave.

26 mijë vendime, të dhëna ndër vite të tëra me radhë nga Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe të bëra kapicë në labirinthin e padrejtësive e të korrupsionit me pronën, do të vlerësohen me një çmim.

23 mijë hektarë tokë bujqësore është në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë.

11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar dhe janë zvarritur ndër vite për pronën e tyre, nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës.

Për të gjithë ata të cilët për një arsye a një tjetër, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për pronën e tyre, është krijuar një mundësi e re: Një kërkesë me vetëm dy letra. Dy letra nga 30 që kërkoheshin deri më sot! Një dokument origjine dhe një hartë e pretenduar se ku gjendet prona.

Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra e kësaj Agjencie, të verifikojë gjithçka duhet.

Për herë të parë pas 25 vitesh, qeveria jep një zgjidhje reale për pronarët. Kjo zgjidhje bën të mundur njëherë e mirë sqarimin e çështjes së pronës dhe mbrojtjen e interesave publike, gjithashtu.

Dhe në fund, për të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga nesër fillon kompensimi financiar.

Ky ështe ligji i ri i pronave. Këto jane vendimet e qeverisë që punon papushim për të ndërtuar rrugën e re drejt Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër”./E.T

Share This Article
6 Comments
    • Ca genjeshtar eshte ky edi qe edhe hajdutet e pronave i shperbleu me legalizime ndersa pronaret e vertet do ti shperblej me vleren e 1920, ky nuk eshte kryeminister por nje plere qe e votuam se sbesonim se do kishte tjeter si sala, por tani e shohim qe qenka plere

  • Je i mirepritur po te mburresh qeverine e aleances se qelbesirave jo per te qene kunder saje, kellira: Ps; eshte per ju o inçestuozesh!

  • Ky eshte nje kryekriminel,e keqja eshte se nuk eshte ai qe ben politiken e vendit,por ai shitet tek amerikanet,per interesin e amerikanve,i mer paret,i siguron,prandaj flet me kete gjuh,,,si ky dhe shum si ky jan per te varur ne litar,,,,Mos te votehet jo per kete idiot qe smer vesh nga politika ,por keja qe genjen dhe populli i varfer genjehet dhe njhere..O popull ngrihuni dhe i vrisni keta llozhra qe e shkateruan vendin ,Enver Hoxha eshte nje dhe nuk e ben nena,vetem ai i rregullon keta fundurina qe duhet te digjen…Mjer shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *