Ramës më shumë i ka interesuar legjitimiteti i Tridhjetë Qershorit!

J L

Kuptohet lehtësisht se Edi Rama,

mbasi përgjigje nga Venecia mori,

s’e preokupon shkarkimi i Metës,

sa legjitimiteti i Tridhjetë Qershorit!

 

Komisioni thotë se Presidenti,

të drejtën kushtetuese ka tejkaluar,

nëse Dekreti i tij do zbatohej,

Tetëqindmijë njerëz do mbeteshin pa votuar!

 

Po dhe Komisioni i Venecias,

të drejtën e tij e ka tejkaluar,

pesha e tejkalimit të së drejtës,

me çfarë instrumenti është peshuar?!

 

Nuk e dimë-Kuvendi Popullor,

çfarë përgjigjesh Komisionit i ka kërkuar,

a i ka kërkuar që të shprehet,

duhet shkarkuar-apo nuk duhet shkarkuar?!

 

Ligjshmëria e Tridhjetë Qershorit,

nga Venecia është certifikuar,

dhe shkarkimi i Ilir Metës,

në plan të dytë tani ka kaluar!

 

S’e dimë ç’do të bëjë Komisioni Parlamentar,

gjer në fund procedurën a ka për ta çuar,

se shkelja e Kushtetutës nga Meta,

nuk është aq e rëndë sa për ta shkarkuar!

 

Thamë se s’e dimë nëse Kuvendi ynë,

përgjigje shteruese i ka kërkuar,

nëse po-Komisioni Meta,

punën e tij mund ta quajë të përfunduar!

 

Jo se Tedi Blushi thotë,

se zero shkelje Meta ka konsumuar

po se shkelja e Kushtetutës,

nuk është aq e rëndë sa për ta  shkarkuar!

 

Zoti Meta me zëdhënësin e vet,

nga e njëjta dorë sikur janë kurdisur,

dhe fjalën “kristal” si epitet,

këto kohë e kanë telendisur!

 

Gjithmonë opinionet janë subjektive,

kjo është një aksiomë që njihet mirë,

dhe në përfundimet deçizive,

ajo që ty të duket si kristal-atij tjetrit i duket si qymyr!

 

Ne e kemi thënë që në fillim,

se socialistët Metën nuk do ta shkarkojnë,

por gjithmonë si superlëshim,

do t’ja kujtojnë edhe rikujtojnë!

 

Për shkarkimin e tij s’kanë më interes,

dhe këtë s’e them vetëm unë,

se si Kryetari i ardhshëm i LSI-së,

është i vetmi që Edi Ramës mund t’i hapi punë!

 

Më vjen të qesh me Kryemadhin,

kur thotë se LSI-në  Metës s’ja lëshon,

se Meta kryetarkën e tanishme,

vetëm për pesë sekonda e fluturon!

 

Në LSI do këndojë bilbili:

“Mirë se u ktheve shoku Ilir Meta!.”,

se Ilir Meta s’është Petrit Vasili,

një simbol i peshave të lehta!

 

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *