Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka pranuar se “bavarezët” ishin skuadër më e mirë se ‘Los Blancos’. Ai beson se skuadra e tij mund të rikthehet në sfidën e ardhshme, por Ramos pohon se është vështirë kundër një skuadre gjermane. “Na mungoi përqendrimi duke filluar nga unë dhe gjithë të tjerët. Ata kanë qenë shumë të mirë”, ka thënë Ramos. “Por ju duhet të besoni në aftësinë tonë për të korrigjuar gabimin, edhe pse kundër një ekipi gjerman është shumë vështirë”, tha ai.
Reali i Madridit pësoi disfatën e thellë kundër Borussia Dortmundit prej 4-1, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve