Ramush Haradinaj humbet babain. Ngushëllimi i Metës: Ishte një patriot i madh i luftës çlirimtare të Kosovës

DITA Online

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka humbur njërin e tij më të shtrenjtë.

Në një postim në ‘Facebook’, kreu i qeverisë kosovare ndan me ndjekësit lajmin e hidhur të humbjes së babait të tij, Hilmi Haradinaj.

Ky i fundit është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante.

“Të dashur miq, Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qershor, ora 14:00, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!”, shkruan Haradinaj.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar Haradinajn për humbjen e babait.

Meta e cilëson Hilmi Haradinajn një patriot të madh të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare.

Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.

Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”, shkruan në Facebook kreu i shtetit shqiptar.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *