LISTA: Raporti final për akreditimin, si vlerësohen 35 universitetet publike dhe private

Pranvera Kola

Del raporti final i akreditimit të kryer në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qofshin këto publike, apo private.

Nga monitorimet e bëra prej agjencisë britanike në 35 universitetet publike dhe private të vendit, ka rezultuar se 4 institucione kanë siguruar akreditimin institucional maksimal (6-vjeçar), të cilat janë jopublike.

Ndonëse rezulton të jetë më i kërkuari nga maturantët për vijimin e studimeve të larta, Universiteti i Tiranës ka edhe treguesit më të dobët, pasi është vlerësuar vetëm me akreditim 1-vjeçar. Ja vlerësimi i plotë i dhënë për të gjitha universitetet.

Testi i radhës për universitetet publike do të jetë akreditimi i të gjitha programeve studimore, proces i cili do të zhvillohet përgjatë këtij viti.

 

 

Lista/ Afatet e akreditimit për 35 universitetet publike dhe private 

 

Emërtimi i IAL në renditje alfabetike Afati i Akreditimit në vite
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi 2
Akademia e Forcave të Armatosura 3
Akademia Profesionale e Biznesit 4
Kolegji Profesional i Tiranës 5
Kolegji Universitar “Beder” 4
Kolegji Universitar Instituti Kanadez i Teknologjisë 5
Kolegji Universitar “LOGOS” 3
Kolegji Universitar “Luarasi” 6
Kolegji Universitar “Pavarësia”,  Vlorë 3
Kolegji Universitar “REALD” 5
Kolegji Universitar “Wisdom” 3
Kolegji Universitar “TBU” 3
Shkolla e Lartë “Nehemia Gateway” 5
SHLUJ Universiteti “Marin Barleti” 6
SHPAL Universiteti “Metropolitan Tirana” 5
Universiteti “Aldent” 5
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës 4
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan 3
Universiteti Bujqësor i Tiranës 4
Universiteti “Epoka” 4
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër 3
Universiteti Evropian i Tiranës 5
Universiteti “Fan S Noli”, Korçë 5
Universiteti i Arteve 4
Universiteti i Mjekësisë Tiranë 5
Universiteti i New York-ut në Tiranë 3
Universiteti i Shkodrës 2
Universiteti i Sporteve të Tiranës 3
Universiteti i Tiranës 1
Universiteti i Vlorës 3
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” 6
Universiteti Mesdhetar 3
Universiteti “Polis” 6
Universiteti Politeknik i Tiranës 3
Universiteti Privat Albanian University 2

p.k/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nje pyetje kam per akredituesit britanike dhe te gjithe ata qe i genjen mendja per vleresimin.
    A keni pare te hidhen kapele te perfundimit te studimeve ne U Shteteror te Tiranes nga 90ta?????
    Eshte pa pagese si te tjeret por fillojne 150vete dhe mbarojne ate 5-6vete, flas konkretisht per Politeknikun me fakte.

  • Ky akreditim eshte shume pak i besueshem per modalitetet me te cilat u realizua ku vendimin final mbi piket e vleresimit e merrte MAS e jo Agjensia Akredituese e huaj. Nejse si cdo gje qe behet ketu edhe kjo perfundoi te behej alla shqiptarce.

  • “Universitetet” me numrin maksimal te kredive prodhojne vetem te papune. Ky kreditim eshte nje mashtrim i paguar nga gjoja “universitetet” fallco.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *