Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Raporti I BB: Investimet private kanë rritur punësimin, problem norma e papunësisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Raporti I BB: Investimet private kanë rritur punësimin, problem norma e papunësisë
EkonomiLajmi i fundit

Raporti I BB: Investimet private kanë rritur punësimin, problem norma e papunësisë

Elton Tafaruci
Published April 8, 2016
Share
SHARE

Banka Botërore prezantoi sot Raportin Ekonomik për Evropën Juglindore. Përfaqësuesja e BB Tahseen Sayed  tha se ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 % në 2015, e mbështetur nga investimet e fuqishme private.

“ Ritmi i rritjes pritet të vazhdojë të rritet gradualisht në 3.2 % në 2016 dhe 3.5 % në 2017. Investimet për Gazsjellësin Trans-Adriatik dhe një hidrocentral në Shqipërinë e Jugut do të ndikojnë në rritjen e kërkesës së brendshme. Ndërsa konsolidimi fiskal vijon rrugën e tij, shpenzimet qeveritare priten të reduktohen. Borxhi publik pritet të ulet në 2016, si rezultat i masave fiskale të aprovuara në ligjin e buxhetit për 2016”- citon raporti.

Në vijim, u përmend edhe reformat strukturore në sektorin e energjisë, atë financiar dhe përmirësimi i menaxhimit të investimeve publike, si thelbësore për perspektivat afatmesme të ekonomisë. “Reforma në Drejtësi është thelbësore për klimën e investimeve dhe rigjallërimin e kreditimit”- citon raporti i prezantuar sot.

E pyetur për çështjen e Panama Papers, Tahseen tha se duhet parë roli i insitucioneve të tjera për këtë. “Ne skemi dhënë këshilla për asnjë qeveri, por po shohim nga afër çështjen që po trajtohen nga institucionet qeveritare”- pohoi ajo.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se duhet të ketë përmirësim të mjedisit të biznesit dhe PPP duhet të jenë të menduara mirë. “ Të analizohen risqet veçanërisht financiare të PPP që të jenë të vyera, të zhvillohen siç duhet që të jenë të qëndrueshme”- tha Sayed.

E pyetur në lidhje me klimën e biznesit dhe me investimet e huaja, Përfaqësuesja e BB tha se konkurrenca në rajon është e fortë dhe se Maqedonia po jep sinjale më të mira.

“Banka i vlerëson se duhet të piqen kushtet për investime serioze. Gjeografia juaj është e pashfrytëzuar, çështja është të ruhet ritmi i vendeve të tjera”- theksoi znj. Sayed.

Hilda Shijaku, ekonomiste pranë zyrës së Bankës Botërore në Tiranë deklaroi se ulja e inflacioni sjell risk deflacioni, si në vendet e tjera, por theksoi se kuadri i politikës monetare është brenda kornizës së duhur. Sipas raportit, shqetësim në Shqipëri mbetet norma e papunësisë pasi gjysma e saj kanë papunësi afatgjatë.Shijaku tha se ritmi i zbutjes së varfërisë ka qenë më i ngadaltë në Shqipëri se në rajon.

Zyra e Bankës Botërore sot ka bërë prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore. Raporti fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Europës Juglindore, si dhe faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.

Elton Tafaruci April 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?