Raporti i BB: Shkalla e papunësisë në Shqipëri është 12%

DITA Online

Në raportin “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019” të Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar ulje, duke rënë në 15.3 për qind nga 16.2 për qind sa ishte vitin paraprak.

Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë“, thuhet në raport.

Më tutje theksohet se rajoni po ashtu ka përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate, nga një kulminacion prej 1.5 milionë njerëzve në vitin 2011 në 776,000 njerëz në tremujorin e dytë të 2018.

Megjithatë raporti potencon se papunësia mbetet sfidë e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, ku nivelet janë dy ose tri herë më të larta se sa vendet simotra të BE-së.

Gratë kanë vazhduar të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës, por “ato kanë qenë përfituese të më shumë se gjysmës së kësaj rritjeje të punësimit”, thekson raporti.

Ndërkaq, gjendja e punësimit te të rinjtë ka vazhduar të përmirësohet. Por, megjithatë sipas raportit, mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme, duke i prekur kështu 8 nga 10 punëtorët e rinj në Kosovë dhe Mal të Zi.

Përmirësimet në performancën e tregut të punës janë inkurajuese, por trendi i ngadalësuar ngrit disa shqetësime,” tha Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se në Ballkanin Perëndimor ende ka nevojë që sektori privat të fuqizohet, me qëllim që të krijohen më shumë vende të punës.

burimi: evropaelire.org

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Po a keni llogaritur edhe mbi 400 Mije te rinj qe jane larguar nga Shqiperia?
    A e kuptoni qe vitin tjeter papunesia jo vetem do te jete ZERO % por shkon ne MINUS sepse ketu do te mbeten vetem rilindasit e punesuar.

  • Jo Artemisa, do jeshe ti e pa pune dhe do te punesoje Monika ne shitje çizmesh ose Lulezimi ne shitje bombula gazi, perveç se mund te te jepet dhe mundesia per ndonje shtepi publike private. Lume si ju!

    • Shpresoj te mbetesh ti qe te me paguash mua ne shtepine publike sepse duket qe ti vec me pagese mund t’a besh ate pune.
      Nuk eshte nevoja, o i ripjelle, te me shash mua e te kenaqesh si idiot, por te hapesh syte e te shikosh realitetin pavaresisht se je gati te hash edhe mut per PS dhe Edvinin.

  • Arsemida cfare profesioni ke qe paske mbetur e pa pune.Ndoshta nuk ke profesion dhe me perpara si 1991 dhe 1997 shqiptaret ikem me vaporra po i mban mend ne mos pote tregoj une dhe keto sy vite nuk kame pare asnje vaporr apo anije qe iken me klandestin per ne Europe Infermieret dhe doktoret nuk iken se ishin te pa pune .Por per ma mire.per kete arsye ka edhe Anglez Gjermane Amerikane qe kane levizur dhe levizin.Eche ty po te jepet mundesia mundesh te levizesh po ke profesion.Per bageti kane te vetet dhe nuk kane nevoje per ty as per mua qe jame pensionist.

    • Keto qe thua ti i degjoj perdite ne ERTV dhe nga propoganda qeverisese ne te gjitha kanalet.
      Nuk barazohet ikja ne 1991 nga kulmi i varferise komuniste dhe 1997 kur ikej nga plumbat.
      Sot kur jemi “shkelqyer” ne ekonomi, rend dhe siguri, ne “bashkeqeverisje” dhe kur udheheqesi ulet gju me gju me popullin, kur shendetesine e kemi “falas”, kur qytetet i shtruam te gjithe me gure, kur jane “ulur” taksat dhe tatimet , atehete PERSE iken rinia?
      Boll me ate “keshtu ikin te gjithe neper bote” sepse sot kemi % me te larte per fryme dhe jemi te paret ne bote.
      Nuk mbulohet dielli me shoshe dhe as nuk lahet muti me shurre.
      Boll sepse demagogjia dhe mashtrimi nuk bejne me pune, pilafi nuk mban me uje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *