Raportet e monitorimit të Bashkimit Europian gjetën nivele të larta të ndotjes në lumenjtë shqiptare me fosfate dhe kimikate.
Analiza që u publikua nga Eurostat së fundi në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm vërejti se lumenjtë shqiptare paraqiten me ndotjen më të madhe në Europë.
Lumenjtë tanë sipas matjeve u gjeten me nivelin me të lartë të biokimikatëve. Në një litër ujë ishin gati 7 miligram biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të madhe nga Rumania, vendi tjetër me nivelin më të lartë me 3,5 miligram për një litër ujë.
Vlerat e larta të biokimikateve janë zakonisht shenja të ndotjes që e ndikojnë negativisht cilësinë e ujit. Lumenjtë më të pastër i kanë biokimikatet më pak se 1 miligram për litër. Lumenjtë e ndotur në nivel mesatar tregojnë vlera që variojnë nga 2 deri në 8 mg / L.
Gjithashtu, Shqipëria paraqitet edhe me nivelin më të lartë fosfateve në lumenj.
Niveli i fosfatit në lumenjtë shqiptarë është gati sa dyfishi i mesatares në lumenjtë europiane.
Përqendrimet e larta të fosfatit dëmtojnë cilësinë e ujit, duke nxitur rritjen e makrofiteve dhe algave.
Lumenjtë shqiptarë i kanë ujërat e ndotura për shkak se në to rrjedhin lirshëm të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshire edhe ato industrial dhe përdorimi i kimikateve dhe fosfateve në bujqësi është larg çdo kontrolli.
o.j/dita

Informalitetit tregojini grushtin dhe futjani popullit sa me shume. Kur ha miellin e helmuar serb, pse te mos hane dhe peshqit kimikate? Pse te mos helmohet dhe toka shqiptare me kimikate. Kur prodhojne miell te helmuar serbet, pse mos ta prodhojme dhe ne me te helmuar.
Jo o vella, po te jete per te keq, ja kalojme te gjitheve, nuk leme njeri ne Evrope te na e marre stafeten.
Po cuditem nga fakti qe na nxjerrin lumejt ma te ndotur me kimikate e fosfor se lumejt e Europes.
Une kisha iden qe me direktiven e PD ta rrafshojme gjithe vendin deri ne zero per te shkermocur cdo gje moniste,nuk qenka arrite.Mbasi industria e lehte ushqimore dhe ajo e rende s’pushokan se shkarkimit te mbetjeve kimike ne lumejt.E thoni se ka papunesi ne vend.Kur lumejt e europes te dhembin syt ti shikosh me sy te lire nga ndotjet e pista e te kerbulura si ai i lumit Sena ne France.Sa kur isha ne Austri si vizitor.Nji nga ato vendasit duke me tregue tek nji stacion qendrimit prane Danubit.Me tha:No blu Danub.Sa u veshtirosa aq sa me tu dhimbte vetja qe simpatizoja ne kulme valset e Shtrausit e ne vecanti ate,qe shqip i themi “Valte e Danubit”.Ngado kam bredhur lumejt ma te ndotur qe i gezon bota nuk ka shtet pa to.
Ne rrugetimin ujor nga Komani ne Fierz pasagjeret shtrihen me gota,shishe qe c’ti vije per doresh per te mbushur uje te ftohte e te paster ne zonen ku lumi i Shales bashkohet me Drinin(Liqenin).
Megjithesa komentume.Ia vlene qe te kontrollohet pastertia e cdo uji.Qofte dhe te ati ujsjellesi.
Po c’direktiva te PD-se o derezi po zgjohu se ka 6 vjet qe direktivat i jep kryerilindjoti!
Jo vetem te ndotur por edhe te zhvatur nga te gjitha prurjet duke krijuar keshtu kuhste te favorshme per nje erozion bregdetar agresiv. E po keshtu eshte kur i jep me koncesion e PuPuPu shokeve e miqve te gjitha burimet natyrore pa pyetur per pasojat. Nuk mjafton nje Mihal qe bie se jane qindra e mijera ata te tjeret qe te grijne pa meshire.
E keqja eshte se mburremi e fryhemi duke broçkullitur se kemi detectd pastra duke pasur lumenj te ndyre