Raporti i BSH: Shqiptarët vazhdojnë t’i mbajnë paratë “nën dyshek”

J L

Shqiptarët nuk i ndahen zakoneve të vjetra. Vazhdojnë edhe sot t’i mbajnë paratë “nën dyshek”. Bëhet fjalë për afro 15% të tyre.

Banka e Shqipërisë ka hartuar një raport në lidhje për mënyrat se si shqiptarët mbajnë paratë. Nga kategoria e personave që i mbajnë paratë jashtë sistemit, 13% i ruajnë kursimet jashtë bankave në ambientët ku banojnë dhe 2% e tyre i kanë dhënë hua duke investuar në formën e fajdeve.

Në anketim morën pjesë 1200 familje. 39% e tyre nuk kishin asnjë lloj kursimi ndërsa 40% kanë llogari bankare. Pjesa tjetër i kanë investuar në fondet e pensionit, kompanitë e sigurimit, bonot e thesarit ose i mbajnë në shtëpi.

Që shqiptarët të mos i mbajnë kursimet si në mesjetë, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë së fundmi një nismë për reformimin e sistemit të pagesave me vlerë të vogël për ta çuar atë drejt dixhitalizimit.

Reforma synon të rritë numrin e popullsisë që zotëron një llogari bankare nga 40% që ishte në matjen e fundit në 70% në vitin 2022.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka më pak besim tek bankat. Kujtojmë këtu se pjesa më e madhe e banorëve të rajonit, rreth 70% e tyre i depozitojnë paratë nëpër banka.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Po ku ti çojnë te banka e saliut apo e edushit….apo në BSH ku eshte banka e hienave….për të bërë 1 dorë me kokainë…!!!

  • Fshehja e parave ne dysheqe ndodh se parate e shquptareve ndjehen me te ngrohta aty se sa ne senduqet e full-hajnave.

    Per kete lesh-raport ka vetem nje pergjigje: “C’te mbjellesh, do korresh!”. Po i preve here pas here klientet ne bese (sa here kane fluturuar ne drejtim te paditur parate e bankes?), vjen dita dhe ngel me pras ne goje.

    E verteta eshte se me perhapjen e panikut tek kursimtaret po behet biznes. Minimalizimi drejt zeros e interesit bankar eshte marifet qe i sherben ketij qellimi.

    Pasiguri per parane sot po ndjen gjithe bota, dhe jo vetem shquptaret. Kursimtaret sot jane vene perballe dy alternativave, njera me obskure se tjetra: Ose t’i depozitojne parate ke kasaforta e tjetrit pa marre asnje interes bankar, ose t’i mbajne parate me frike nen dyshek. Duke qene se asnjera prej tyre nuk eshte e pranueshme per kursimtaret, ata detyrohen ta vene ne qarkullim parane duke blere pshm. mallra super te shtrenjta. Jo me kot cmimet e automjeteve dhe imobiljeve brenda nje dhjetevjecari kane eksploduar.

  • Qe parate te futen ne banka duhet qe bankat te jene te nteresuara per to e jo te tatojne depozitat sic behet deri me sot. Pra banka ne vend qe te jete vend depozitimi i parave te kursyera te qytetareve, e ti shperbleje ato per depoziten, banka taton depoziten, a thua se qyatari duhet te paguaje per ruajtjen e parave ne banke. Pse zoti guvernator nuk e shtron kete problem. Ky eshte thelbi i terheqjes se depozitave, ndryshe pse duhet qe qyteatari te depozitoje parate ne banke?

  • Po atetehere si e shpjegon artikullshkruesi vrapin e shqipetareve per ti vendosur parate tek firmat piramidale kurse trasheguakan qejfin per ti vene poshte dyshekut? Banka pra banka… ajo duhet te vrasi mendjen si te jete me e pelqyer , atraktive per miletin dhe te mos shpiki idera per ligje penalizuese per ato qe nuk duan ti vendosin apo te paguaje para nepermjet hajduteve me licence qe quhen banka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *