Raporti i DASH: Zyrtarët nuk po ndëshkohen, korrupsioni problem

DITA Online

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh. Ja disa prej tyre:

Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit.

Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.

Liria e shtypit dhe e medias

Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin. Pronarët e bizneseve kanë përdorur lirshëm mediat për të përfituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre pranë partive politike. Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorën transmetimet e tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tjera të tyre.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura të shtypit. Gazetarët besohet se praktikuan vetëcensurimin. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të detyrueshme të punës uli pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në anshmërinë e raportimeve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportojë vonesa të mëdha në pagesat e pagave për gazetarët në shumicën e mediave, në disa raste deri në 10 muaj. Problemet financiare i kanë bërë disa gazetarë që të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke ngritur pyetje të integritetit.

OJQ-të pohuan se etika profesionale ishte një prioritet i ulët për disa nga portalet, që vlerësohet se arrijnë në rreth 700, duke ngritur shqetësime rreth përhapjes së lajmeve të rreme në përfitim të interesave të veçanta financiare ose politike. Rritja dramatike e mediave në internet solli një larmi pikëpamjesh.

Kriza ekonomike dhe praktikat e menaxhimit në mediat shqiptare kanë pakësuar financat dhe cilësinë e raportimit në media.

Ka pasur raporte të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj anëtarëve të mediave, ndërkohë që interesat politike dhe të biznesit i vunë gazetarët në presion.

Më 30 gusht, një person i panjohur qëlloi 10 herë në shtëpinë e prindërve të reporteres së krimit Klodiana Lala. Zonja Lala raporton shpesh për krimin e organizuar dhe çështjet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë reformën gjyqësore.

Në shtator, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se 12 gazetarë kishin paraqitur kërkesa për azil në vendet anëtare të BE, duke përmendur kërcënime për shkak të vendeve të tyre të punës.

Censura:

Gazetarët shpesh praktikojnë vetëcensurim për të shmangur dhunën dhe ngacmimin dhe si reagim ndaj presionit nga botuesit dhe redaktorët që kërkojnë të avancojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike.

Autoriteti për komunikimet elektronike dhe postare dekretoi më 15 tetor se 44 portale të mediave kishin 72 orë për të marrë një numër identifikimi tatimor dhe ta publikonin në faqet e tyre të internetit ose qeveria do t’i mbyllte ato. Lista përfshiu disa faqet e lajmeve hulumtuese, duke përfshirë BIRN. Deri në fund të vitit, qeveria nuk i kishte mbyllur portalet që nuk kishin marrë numrin e identifikimit tatimor.

burimi: voa

v.l/ Dita

Share This Article
13 Comments
    • Jo keta jane ato yll ne ngjitje, sorosista,e miqtet e darkave e drekave te ambasades amerikane ne Shqiperi qe eshte faktori kryesor per qorrsokakun ku jemi.

  • Mbeshtetesi kryesor i korrupsionit eshte qeveria dhe kryeministri Rama.
    Korrupsionit behet ne administraten shteterore dhe vendore,por Rama ka shkaterruar shtetin ligjor dhe i ka mbyllur qytetareve rruget e ankesave Duke i shtetezuar ato vetem ne kryeministri.
    Ne asnje diktature fashiste e komuniste nuk eshte perdorur kjo forme antidemokratike qe nxit korrupsionit e zyrtareve.
    Kufoma e Rames e quajtur “bashkeqeverisje me qytetaret” eshte thika pas shpine qe Rama i ka ngulur shtetit ligjor.

  • Duhet me te njejten monedhe . Sic ja bejne popullit ,korrupsionin , mos njohjen dhe mos dhenjen e prones pronarit , me dhune duke shkelur kushtetuten brutalisht nenin 181 te saj , keshtu ju te DASH me dhune pergjigjuni ketyre rrufjaneve post komuniste te ketij tranzicioni .Ndryshe ???nuk marin vesh . Jepini gaz sa me shume reformimit SPAK .I gjithe populli Shqiptar i ka syte dhe mendjen nga ju ,sidomos keto kohet e fundit .
    Ju faleminderit per ndihmen tuaj .
    Zoti ta bekoje Ameriken dhe popullin e saj .

  • Kush t’i denoje te korruptuarit kur une i shkruaj kryeministri Rama se Bashkia
    e Tiranes nepermjet UKT vjedh qytetaret me taksa vendore te pa ligjeshme ai pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”.
    Keshtu ka heshtur kryeministri edhe kur shtypi ka denoncuar se buka prodhohet me miell kanceroz serb etj.

  • Shume e vertete e gjitha , me le pak per te deshiruar superficaliteti ne rastin e gazetares Lala , rast i fryre per mua dhe gati qesharake…per te tjerat OK …kemi shume plera sidomos ne rradhet e atyre qe kane frike VETINGUN..

  • Mire e ka Amerika. Saliu duhet te denohet sepse keto 5 vjetet e fundit ka qeverisur keq dhe ka vjedhur rendshem.
    Sa te vije Edi Rama ne pushtet do te filloje te behet Shqiperia dhe korrupsioni do te jete ZERO.

    • “…sa te vije Edi Rama ne pushtet korrupsioni do jete ZERO…”
      O zot, c’budallenj mban kjo toke, Edi Rama ka 6 vjet ne pushtet dhe vetem ka 6 fishuar korrupsionin dhe…eksportin e droges, natyrisht.

  • Ishë zyrtari i lartë që duhet dënuar është Sali Berisha .

    Për anën e errët të urdhrave për bombardimin e jugut shqipërisë ,vlorës ,dhe urës mifolit.
    -Për vrasje të mbi 5000 viktimave gjat v.1996-97-98 . — –
    -Për vjedhjen e lekve të firmave piramidale –
    -për vjedhjen e 590 milon euro të rrugës kombit ,duke futur shqipërinë e vogël në borxhe të mëdha për të paguar me çmime trefish gjigandin amerikan “Bechtel” dhe partnerin e tij turk “Enka”.

    -Të dënohet Sali Berisha për 40 mijë dollar rrogë mujore që i dha Tom Rixhës për lobim në NATO ,me kusht që Saliu ti japë autostradën Bechte-it me firmë të marrëveshja të ministrit hajdut të transporteve L.Basha .

    Aty filloi dhe mbështetja e fuqishme e Berishës si burrë shteti dhe Lulit yllë në ngjitje ,me gjithse kishte mbi supe një barrë krimesh e vrasjesh enigmatike ,dhe ky nuk është përgjigjur asnjëherë para drejtësisë për vrasjen e 26 vetve në gërdec ,as katër vetve në 21 janar 2011 ,as për vrasjen e varrosjen shpejt e shpejt të Sokol Olldashit dhe Kosta Trebickës të dy vdekje nga një dorë kriminale e Saliut ,vrasje fatale të njëllojta me viktima të pa zbardhura ,ato mbetën në errësirë .

    Trebicka ishte ai që zbardhi aferën korruptive të familjes mafioze të demontimit e shitjes municioneve të Gërdecit ku përfshiheshin familjar të Saliut..

    Të ndiqet penalisht SHkelzeni dhe Argita , se si u bënë milarder këta fëmijë të ishë Kryeministrit me vila ,shtëpi ,pallate .resorte e pasuri marramendëse pa u thënë kush puna e mbarë ,kr moshatarët e tyre kan punuar mbi 20 vjet jashtë shtetit dhe mezi blejnë një shtëpi .Të ndiqet penalisht edhe Ilir Meta dhe Monika këta jan hajdut me çizme ,kjo familje mafoze sot janë sot milarder .

    Mos harrojmë edhe politikan të tjerë afër Berishës dhe kopila të prokurorisë apo gjyqëtar fluturues në gjithë botën me aviona çdo javë ,kontrlloni hyrjet e dalje jashtë vendit ,kontrolloni rrogën dhe dalin vetë hajdutët e kriminelët e vatanit që duhen prangosur .

    DASH e ka në dorë ti zbulojë vetë korrupsionin e krimin ti dërgoi para ligjit.,dhe politikanët nuk do të kenë mundësi ti shmangen ligjit.

  • Kriekaqoli ka rene squke e nuk po i bertet edhe DASH-it Kazan!
    Po normal more shoke se te shohesh Tahorrin qe ende kapardiset i lire nderkohe qe shoku LU i kishte permendur disa here emrin, se si i vjen ketyre amerikaneve.

  • DASH
    kur te ndeshkohet Mir Mediu qe cdo muaj eshte ne DC per te garantuar mosdenimin etij e per te pastruar parate e pista,
    atehere shkruajeni kete raport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *