Raporti i ERE: 2013, më pak aplikime për HEC-et

anazapta

Energjetika është një nga sektorët strategjikë për të cilin qeveria e re po ndërmerr një reformë të kujdesshme dhe në terma afatgjatë. Raporti i fundit i Entit Rregullator të Energjisë bën të ditur se gjatë vitit 2013 u vu re ulje e ulje e numrit të aplikimeve për licencim në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, nga 18 që ishin në vitin 2012, në 11 gjatë vitit 2013. E njëjta situatë paraqitet edhe me aplikimet për licencim në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, ndërsa vazhdoi me ritme të njëjta aplikimi për kualifikimin e impianteve prodhuese si burim i rinovueshëm energjie. Po sipas të dhënave të ERE-s, janë licencuar për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike 11 shoqëri private nga 17 impiante hidro (HEC-e) me një fuqi totale të instaluar 20.534 MW. Nga këto impiante : 9 prej tyre janë me kapacitet deri në 1MW, 8 prej tyre janë me kapacitet deri në 5 MË. Një subjekt tjetër është në proces licencimi për prodhimin e energjisë elektrike nga një impiant hidrik (Hec), me fuqi të instaluar 2,5 MW. Sipas të dhënave të ERE-s, gjatë vitit 2013 kanë prodhuar energji elektrike 80 centrale hidrike , me fuqi të përgjithshme të instaluar prej rreth 240 MW nga të cilat rreth 44 MW përbëjnë Hec-e që kanë filluar prodhimin gjatë vitit 2013. Prodhimi i përgjithshëm për vitin 2013 nga gjeneruesit privatë/koncesion ishte 759 GWh ose 11.1 % e prodhimit të përgjithshëm neto vendas të vitit 2013.

 

Rëndësia e HEC-eve të vogla

Energjia e hidrocentraleve të vogla zë 7% të totalit të asaj të prodhuar në vend, prej 6.6 gigavatorë dhe viti që lamë pas mund të konsiderohet i suksesshëm për KESH pasi importet kanë qenë në vlerë të ulëta. Me këto ritme, brenda një periudhe 4-vjeçare Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import energjie pasi prodhimi vendas do të mbulojë të gjitha nevojat e konsumatorëve dhe eksporti i energjisë do të jetë në vlera të larta. Duhet të marrim në konsideratë se, pas 4 vitesh pritet që të përfundojnë punimet për ndërtimin e 3 hidrocentralet në shtratin e lumit Devoll, me një kapacitet prodhimi prej 700 megavatorë. Megjithatë, për të marrë efikasitetin më të lartë nga sistemi energjetik, vendi duhet të liberalizojë tregun në mënyrë që energjia të shitet me çmimet e bursës dhe jo me tarifa të përcaktuara. Që të realizohet diçka e tillë nevojiten investime të shumta në linjat e interkoneksionit, sidomos me vendet e BE-së dhe kryesisht me Italinë. Qeveria ka në projekt ndërtimin e linjës nënujore në detin Adriatik me shtetin fqinj, megjithatë, asgjë konkrete nuk është bërë për realizimin e veprës.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *