Raporti i INSTAT/ Çmimet e larta? Shqipëri lë pas Italinë e Greqinë

Gazeta Dita

Gjatë muajit gusht shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore. Sipas të dhënave të INSTAT rritja më e madhe e ushqimeve gjatë këtij muaji është vërejtur në nëngrupin “ushqime dhe pije joalkoolike”.Ndërkohë krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria rendit vendi i 5 me çmimet më të larta duke lënë shumë pas vende fqinje si Italia apo Greqia.

Tirane- Produktet e shportës ushqimore kanë qenë më të shtrenjta gjatë muajit gusht 2017.

Sipas të dhënave të INSTAT të publikuara në raportin për indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit rritja më e madhe e çmimeve prej 6,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %.Krahasuar me vendet e Europës Shqipqëria renditet në 5 vendet me çmimet më të shtrenjta të produkteve ushqimore.

Sipas të dhënave vendi ynë ka çmime shumë herë më të shtrenjta në krahasim edhe me vendet e rajonit si Italia apo Greqia.

Disa kategori që kanë pësuar ulje të çmimeve gjatë gushtit 2017 janë nëngrupi “Veshje dhe këpucë” të cilët janë ulur me 2,1 %, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,8″.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin në përllogaritje shpenzimet e bëra brenda vendit nga familjet shqiptare, si dhe prej vizitorëve, ndryshe nga indeksi i çmimeve të konsumit, që mbulon vetëm shpenzimet private shqiptare të kryera dhe brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Share This Article
3 Comments
  • Normal,jemi vendi i cudirave,
    Ku paret tona shpenzohen vend e pavend per teatro, ballo etj ne vend se te investohen ne zvillimin e bujqesise..atehere paguani,edhe cdo dite ma shtrenjt..

  • Hajt mo se Shqiptari me nje buke e shishe kos nxjerr gjithe diten per 4 fryme. Deri sa te skadoje Rama aty, kane per te ngelur dhe pa shishen e kosit vetem me buken. Po mos te dergonin emigrantet ndonje kacidhe, aty do kishin vdekur fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *