Në raportin e Komisionit Europian për vendet kandidate në BE dhe ato që janë në proces para-anëtarësimi, për tremujorin e dytë 2013, në pjesën për Shqipërinë vihet theksi te performanca e ulët e të ardhurave buxhetore në pesë muajt e parë të vitit. Sipas raportit, “në periudhën para zgjedhjeve, buxheti vazhdoi të kishte një performancë negative të konsiderueshme. Në pesë muajt e parë të 2013-s, të ardhurat totale ranë me 0.2 për qind me bazë vjetore, teksa të ardhurat nga taksat zbritën me 2.7 për qind.
Të ardhurat e kombinuara nga taksat indirekte ranë me 5.2 për qind me bazë vjetore, teksa TVSH, të ardhurat nga doganat dhe taksa e akcizës regjistruan të gjitha tkurrje të rëndësishme, duke reflektuar kërkesën e brishtë të brendshme, importet më të ulëta dhe efektin nga përjashtimi i TVSH-së i disa makinerive dhe lëndëve të para. Kjo nuk u arrit të kompensohej nga të ardhura më të ulëta nga taksa e të ardhurave personale (me rritje 8.7 për qind me bazë vjetore) dhe një zgjerim prej 1.4 për qind në kontributet e sigurimeve shoqërore. Shpenzimet totale në janar-maj u rritën me 13.3 për qind me bazë vjetore, duke tejkaluar planet buxhetore me 6.1 për qind.
Shpenzimet kapitale u rritën me 7.1 për qind me bazë vjetore, ndërsa ato kapitale u zgjeruan me 41.4 për qind dhe e kaluan shumën e planifikuar në buxhet me rreth 23 për qind. Si rrjedhojë, deficiti buxhetor në pesë muajt e fundit e kaloi nivelin e krahasueshëm të vitit të kaluar me rreth 114 për qind dhe ishte pothuajse 50 për qind më i lartë se ai i planifikuari. Deficiti tashmë ka arritur në rreth 2.7 për qind të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synon një deficiti buxhetor prej 3.5 për qind të PBB-së”, për të gjithë vitin”, thuhet në raport.

Komisioni Europian tani po kujtohet per mosrealizimin e theksuar te te ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve si dhe rritja e deficitit buxhetor me 50% me i larte se ai i planifikuar, tregojne perkedheljen e tyre ndaj rregjimit te kalbur te Sali Berishes. Opzita e majte ka denoncuar me fakte renien ne pikiate te ekonomise, papunesine, tejkelimin e shpenzimeve e te shpenzimeve te luksit, babezine e pushtetareve , renien e PBB, deficitn buxhetor etj, tregues qe reflektonin se Shqiperia ishte ne krize. Me heshtjen e tyre K.E po i lene nje barre te rende mbi supe popullit shqipetar dhe qeverise se majte qe mer drejtimin ne shtator.