Raporti i konkurrueshmërisë globale, Shqipëria renditet e 76-a në botë

DITA Online

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2018-2019), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 76-ta, me përmirësim prej 4 shkallëve krahasuar me një vit më parë, raporton Monitor.

Garën rajonale duket ta ketë fituar Serbia, e renditur e 65-a, ndjekur nga Mali i Zi, i 71-i. Ndërsa Shqipëria, në kompleksin e komponentëve të studiuar, renditet më lart se sa Maqedonia e 84-a dhe Bosnja e Hercegovina e 91-a.

Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik, është krimi i organizuar, performanca e gjyqësorit, eficensa legjislative, ndjekur më pas edhe nga problematika në të drejtat e pronësisë. Një tjetër shqetësim, pjesë e një komponenti të rëndësishëm, si ai i institucional, është aftësia ligjorë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *